AKTUALITET

"Shkuam në Ndroq për të vrarë Talon, Nuredini iku si liliput"/ Hoxhaj: Ai njoftoi vetë policinë për strehimin në Fier

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2026, 12:22

"Shkuam në Ndroq për të vrarë Talon, Nuredini iku si

Dëshira për të vrarë “Momën” Talo Çela, ka çuar Nuredin Dumanin dhe mikun e tij të ngushtë, Henrik Hoxhaj, në fshatin Ndroq të Tiranës, me shpresën se do gjenin në këtë fshat Talon dhe më pas do e ekzekutonin.

Ky detaj ka dalë gjatë dëshmisë së dhënë ditën e djeshme nga Henrik Hoxhaj, i cili i tregoi gjykatës se në kohën kur po bënin përgatitjet për të vrarë Oti Kilën, kanë shkuar me urgjencë në Ndroq, sepse sipas tij, Nuredin Dumani, kishte marë informacion se në një shtëpi në këtë fshat fshihej Talo Çela.

Henrik Hoxhaj, ka dëshmuar se pasi kanë dështuar herën e parë për të vrarë Oti Kilën, pasi ishte vendosur në listën emërore për tu ekzekutuar nga Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani, ai dhe Nuredini bëjnë një përpjekje të dytë për ta vrarë tregtarin e makinave në Elbasan, pikërisht në muajin Mars 2022.

Herën e dytë, vrasja kishte si motiv sepse sipas Hoxhaj, Nuredin Dumani, kishte marrë informacion se Oti Kila mbante të strehuar dhe me ushqime, Talo Çelën.

“…herën e dytë që bëmë planim për vrase, ne kishm 3 ditë që shkonim në Elbasan, dhe kërkonim Oti Kilën për ta varë por nuk po e gjenim dot. Gjatë kësaj kohe, Nuredini më thotë se kishte siguruar informacione se Talo Çela, qëndron në një shtëpi në fshatin Ndroq të Tiranës dhe më tha që duhet të shkojmë aty dhe ta mbarojmë aty. Kemi marrë armët. Jemi nisur në Ndroq për të kontrolluar shtëpinë. Nuredini tha, kjo është shtëpia dhe kemi dalë për të parë nga afër. Jemi larguar sepse nuk jemi bindur. Por një ditë më pas, kemi shkuar sërish në Ndroq, për të gjetur Talon. Kur jemi afruar tek vendi, ka zbritur Nuredini nga makina dhe me vete ka marrë një armë. Unë vetë qëndrova në makinë. Shtëpia ku ne dyshonim se fshihej Talo Çela, i kishte fikur të gjitha dritat. Për një moment shikoj këtë “Liliputin” Nuredinin, që po vinte drejt meje me vrap. Hipi në makinë dhe e pyes, “…çfarë kishte, çfarë ndodhi…?” Nuredini më tha: “…Ec të lëvizim se kur shkova afër shtëpisë, dëgjova një zhurmë si mbushje kallashi dhe mendova mos qëllohesha….” Kemi ikur nga Ndroqi në drejtim të Fierit dhe pastaj kemi vijuar programin sërish për të kërkuar Oti Kilën në Elbasan…”-ka treguar Henrik Hoxhaj.

Oti Kila, sërish nuk është vrarë, për shkak se në fund të muajit Mars 2022, një skuadër tjetër zjarri, ka sulmuar me armë automatike Nuredin Dumanin. Sulmi ka ndodhur në zonën e kryqëzimit të Paprit, ku Nuredini mbeti i plagosur me një plumb pas shpine.

“…unë po prisja në një lokal që ndodhet përballë palestrës në pronësi të Otit në Elbasan. Në këtë moment Nuredini më shkruan mesazh duke më thënë: “…kusho, çfarë do bëjmë se po na ikën dita kot…hajde të flasim…”. Kam marrë makinën dhe jam larguar për ta takuar Nuredinin që priste në dalje të qytetit të Elbasanit. Rrugës më ndalon një patrullë policie rrugore. I kam dhënë atyre një 20 mijë lekë të vjetra dhe më pas policët me kanë lënë të vijoj rrugën. Në këtë moment Nuredini më shkruan në telefon me mesazh: “…O kusho hajde se më vranë…!”. Ia kthej: “…ku je, çfarë ka ndodhur? Më shkruan e se kishin sulmuar tek kryqëzimi i Papërit.

Ai e mori Nuredinin dhe e dërgoi në Fier, ku më pas mori edhe dy doktorë që ta operonin.

"Sa kaloj unë në Cerrik, më ndaluan disa punonjës policie në Cërrik. I dhashë 20 mijë lekë dhe më lanë të ikja. Pastaj më shkruan Nuredini, më thotë “O kusho hajde se më vranë”. Shkova atje, e marr Nuredinin. “Liliputin”, e gjej me kallash në dorë e ngre e hipi mbrapa te makina ime. Mora dhe dy armët që kishim në makinë. Më tha: “…më ço në Durrës…. Nuk e çoja dot, sepse në Durrës unë nuk njihja njeri dhe s’kisha ku ta çoja dhe e mora në Fier. Gjatë rrugës për në Fier, e pyeta çfarë të ndodhi kush të qëlloi dhe ai më tha: “…ishin 4 veta në makinë. 3 ishin më maska dhe 1 ishte pa maskë në timon. Ky që ishte pa maskë më tha, ishte Talo Çela…. “…Çfarë po thua i thashë, si 3 me maska 1 pa maskë, si ka mundësi. E çova të shtëpia ku rrinte ai me gruan e dytë. Mora në telefon një të njohurin tim Bledin, doktor në Fier. I thashë më duhen dy doktorë, se kam një njeriun tim që ka bërë aksident. Erdhën poshtë pallatit, por nuk donin të hipnin lart në shtëpi. I tregova armën i bëra presion dhe i thashë do vini se s’bën te shtëpia. U bindën, hipën në ashensor dhe shkuam në shtëpi. E panë Nuredinin, i ishte nxirë buza. Më thanë do i ketë shkuar plumbi në stomak. Në sallë nuk e fusim dot, i detyrova ta zgjidhnin aty ta shpëtonin atë palaçon…”-ka treguar Henrik Hoxhaj në gjykatë.

Ndër të tjera Henrik Hoxhaj, ka treguar në sallën e gjyqit se nuk e kishte kuptuar se si policia mbërriti aq shpejt aty dhe i arrestoi.

“…ikën doktorët nga shtëpia dhe unë zbrita poshtë pallatit për të parë rreth e qark. Kur për momentin aty erdhi shumë shpejt policia dhe më arrestoi duke rrethuar edhe zonën. Se si erdhi policia aty, unë këtë nuk e di. Unë Nuredin Dumanin, e kam mbajtur në mes të Tiranës e kam nxjerrë dhe në kafet e bllokut dhe nuk na ka ardhur asnjë polic, askush nuk ka dyshuar. Se si erdhi aty policia nuk e mora vesh. Kush i tregoi policisë që ne ishin aty këtë s’di ta them. Në media është folur sikur e shita unë Nuredin Dumanin, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk e kam shitur, unë atë “liliput” e kam shpëtuar nga vdekja. Nuredini na shiti të gjithëve.Ka njoftuar vetë policinë për vendodhjen e tij dhe më pas Nuredini na shiti të gjithëve. Unë nëse doja ta vrisja e kisha vrarë. Ne kemi vrarë 100 si puna e Nuredinit…”-ka treguar Henrik Hoxhaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë