AKTUALITET

Shoqata e Bimëve Mjekësore: Tarifa me SHBA do ulë eksportet, të rimbursohet 10% TVSH për fermerët

r.ll Përditësimi i fundit 7 Prill 2025, 14:20
Shoqata e Bimëve Mjekësore: Tarifa me SHBA do ulë eksportet,
foto ilustruese

TIRANË- Më 5 prill 2025 hyri në fuqi tarifa bazë prej 10% mbi të gjitha importet në SHBA, duke përfshirë ato nga Shqipëria. Paketa e tarifave pritet të ndikojnë ndjeshëm në eksportet shqiptare drejt SHBA-së, veçanërisht në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike, të cilat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të tregtisë mes dy vendeve.

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Mjekësorë dhe Aromatike Filip Gjoka gjatë një konferencë për shtyp deklaroi se kjo mund të çojë në ulje të kërkesës për produktet shqiptare dhe reduktim i vëllimit të eksporteve, duke goditur direkt mijëra fermerë dhe biznese të vogla në zonat rurale duke ulur fitimet e tyre.

Zoti Gjoka rekomandoi një paketë masash në ndihmë të sektorit, që nga rimbursim i menjëhershëm 10% TVSH për të gjithë fermerët në sektor; Kompensim i zhvlerësimit të euro/dollarit përmes një kursi të stabilizuar fiks, siç bëjnë Serbia dhe Maqedonia e Veriut;

Zbritje tatimore për kompanitë eksportuese që përdorin standarde cilësore të larta; Heqje e tatimit mbi pagat deri në 80,000 lekë për punonjësit sezonalë dhe paguhen nga qeveria kontributet e sigurimeve shoqërore për 5 muaj gjatë sezonit të grumbullimit.

Deklarata e Kryetarit të Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka

“Kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit përsa i përket paketës së re të politikave ekonomike të shpallura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku nuk përjashtohet edhe Shqipëria. Padyshim që ky nuk është një lajm i mirë për ne në kohën kur kjo industri zë mbi 14% të gjithë eksporteve që kryhen ne BE dhe Amerike.

Nga zero që është aktualisht, çdo ngarkesë drejt ShBA do të ketë një tarifë doganore prej 10%, që rrjedhimisht krijon një tjetër vështirësi për industrinë tonë. Nisur nga kjo situatë IBMA i bën thirrje qeverisë Shqiptare që të ngrejë një grup pune me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave për të hartuar një plan emergjent masash për stabilizimin e sektorit për të zbutur efektin negative.

Ndërkohë në çdo rast theksojmë dëshirën tonë për të ruajtur marrëdhëniet ekonomike pozitive me SHBA-në , madje për ti përforcuar më tej dhe presim bashkëpunim konstruktiv nga të gjitha palët për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

Konkretisht vendosja e tarifës 10 % për Eksportet Shqiptare përkthehet në rritje të kostos së eksportit. Rritje të çmimit të produkteve Shqiptare në tregun Amerikan duke i bërë ato më pak konkurruese.

Kjo mund të çojë në ulje të kërkesës për produktet Shqiptare dhe reduktim I vëllimit të eksporteve duke goditur direkt mijëra fermerë dhe biznese të vogla në zonat rurale duke ulur fitimet e tyre.

Gjithashtu Kompanitë që kanë investuar në teknologji dhe standarde cilësie për tregun Amerikan tani përballen me pasiguri financiare, duke ngadalësuar zhvillimin e sektorit.

Teksa kërkojmë ndihmë tek qeveria Shqiptare dhe bëjmë thirrje për ngritjen e një grupi pune, ju parashtrojmë në emër të shoqatës sonë edhe propozimet për të kapërcyer situatën e vështirë ku ndodhemi:

PAKETË MBËSHTETËSE PËR FERMERËT:

1. Rimbursim i menjëhershëm i 10% TVSH për të gjithë fermerët në sektor. 

2. Kompensim i zhvlerësimit të euro/dollarit përmes një kursi të stabilizuar fiks, siç bëjnë Serbia dhe Maqedonia.

3. Zbritje tatimore për kompanitë eksportuese që përdorin standarde cilësore të larta.

4. Heqje e tatimit mbi pagat 80.000 lekë për punonjësit sezonalë. 

5. Qeveria të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore për 5 muaj gjatë sezonit të grumbullimit. 

PROBLEMIKAT E AKUMULUARA TË SEKTORIT:

– Mungesa e fuqisë punëtore dhe largimi i banorëve nga zonat rurale drejt zonave urbane si dhe emigracioni

– Kostot e larta në prodhim, ruajtje në magazina, transport si dhe rendimenti i ulët

-Pamjaftueshmëria e subvencioneve për të gjithë fermerët – Mungesa e investimeve në kompanitë që duan të rrisin cilësinë dhe standardet si dhe ndërprerja e Fondeve të BE-së

-Tarifa 10% e vendosur nga Presidenti Trump krijoi një tjetër vështirësi për këtë industri.”/MONITOR

shoqata e bimeve mjeksore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë