AKTUALITET

Shoqërimi i një të mituri pasi hodhi kapsolla në Tiranë/ Komiteti i Helsinkit: Në Komisariatin e Policisë u ushtrua dhunë ndaj të 14-vjeçarit! Institucionet ta hetojnë rastin me seriozitet

M.B. Përditësimi i fundit 23 Prill 2025, 19:11

Shoqërimi i një të mituri pasi hodhi kapsolla në

TIRANA- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kërkuar që të hetohet rasti i dhunës në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj një 14-vjeçari i cili më 12 prill ishte shoqëruar pasi ishte kapur duke hedhur në mënyrë të paligjshme. Në deklaratë thuhet se në Regjistrin e të dhënave të personave të shoqëruar të mitur, KShH konstatoi korrigjime në oraret e shënuara, në emrin e psikologes dhe oficerit të policisë gjyqësore. Komiteti thotë se në fakt psikologia nuk kishte marrë takim me të miturin në Komisariat, por vetëm në ambientet e Spitalit të Traumës. Sipas deklaratës, nga kjo del se emri i psikologes në regjistrin e Komisariatit ishte shënuar më vonë.

Gjithashtu në deklaratën e KShH thuhet se duke pasur parasysh faktet e mësipërme arrihet në përfundimin se i mituri është dhunuar, gjë që ka qenë evidente jo vetëm me shikimin vizual, por edhe në epikrizën mjekësore të Spitalit të Traumes. Komiteti thotë se veç kësaj punonjësit e policisë megjithëse kanë bërë shënimet në regjistër për hematomën, meqë mohuan ushtrimin e dhunës ndaj tij nuk e dërguan atë për vizitë tek mjeku. Sipas njoftimit, i mituri u dërgua në spital vetëm me insistimin e prindërve.

KShH thotë se në rastin e përmendur më lart në Komisariatin e Policisë Nr. 1, të miturit nuk i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike duke vepruar kështu në kundërshtim me nenin 34, pika 1, gërma ç dhe pikën 1 të nenit 35 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenet 10, 14, 18 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, ku bëhet fjalë për parimin e interesit më të lartë të fëmijës, asistencën e psikologut si dhe përdorimin e masave alternative të shmangies.

"Ndërkohë që prindërit e shtetasit të mitur, më datë 13.04.2025 kanë depozituar një kallëzim pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Policore si dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, KShH i bën thirrje institucioneve përgjegjëse ta hetojnë këtë rast me përparësi dhe seriozitet, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen", shkruhet në deklaratën e KShH.

DEKLARAT:

Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në Tiranë, prindër të të miturit 14 vjeçar J.G njoftuan Komitetin Shqiptar të Helsinkit (KShH) se më datë 12.04.2025 pranë zonës së Kodrës së Liqenit Tiranë, djali i tyre J.G ishte ndaluar nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 1, Tiranë për shkak se ishte kapur duke hedhur kapsolla. Në ankesën e tyre ata pretendonin se ndaj djalit të tyre punonjësit e policisë kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.

Për verifikimin e kësaj ankese, më datë 22.04.2025, dy vëzhgues të KShH-së shkuan në Komisariatin Nr. 1. Gjatë këtij verifikimi rezultoi se:

Sipas dokumentacionit të kqyrur, i mituri J.G, i datëlindjes 09.11.2010, në datë 12.04.2025, ora 18:40 ishte shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Shkaku i shoqërimit ishte dyshimi për prishje të qetësisë publike dhe hedhje të lëndëve piroteknike. Në dokumentacion shënohej se pas shoqërimit ishin njoftuar prindërit e tij.

Në Raportin e Shoqërimit shënohej se i mituri kishte një hematomë në krahun e syrit të djathtë. Në dokumentacionin e kqyrur nuk rezulton të jetë vizituar nga mjeku. Fakti i mësipërm u mohua nga punonjësit e policisë. Megjithëse në raportin e përmendur më lart ishte shënuar hematoma, nuk rezultoi që i mituri të ishte vizituar nga mjeku i Komisariatit, në kundërshtim me parashikimet e Kreut IV, të Procedurës Standarde “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre”.

Me kërkesën e prindërve që shkuan në Komisariat menjëherë mbas njoftimit, u njoftua urgjenca e Spitalit të Traumës. Në regjistrin përkatës ishte shënuar fakti i mësipërm. I mituri u shoqërua në Spitalin e Traumës, në datë 12.04.2025, ora 20:00. Sipas epikrizës përcjellëse mjekësore që i është dërguar KShH-së nga prindërit e të miturit diagnoza është: Contuzion capitis, goditje me grushta. Të ndiqet nga mjeku i familjes për pushim dhe rikontroll sipas sistemit të referimit.

Në Regjistrin e të dhënave të personave të shoqëruar të mitur, KShH konstatoi korrigjime në oraret e shënuara, në emrin e psikologes dhe oficerit të policisë gjyqësore. Në fakt psikologia M.T nuk kishte marrë takim me të miturin J.G në Komisariat, por vetëm në ambientet e Spitalit të Traumës. Nga kjo del se emri i psikologes në regjistrin e Komisariatit ishte shënuar më vonë.

Duke pasur parasysh faktet e mësipërme arrihet në përfundimin se i mituri J.G është dhunuar, gjë që ka qenë evidente jo vetëm me shikimin vizual, por edhe në epikrizën mjekësore të Spitalit të Traumes. Veç kësaj punonjësit e policisë megjithëse kanë bërë shënimet në regjistër për hematomën, meqë mohuan ushtrimin e dhunës ndaj tij nuk e dërguan atë për vizitë tek mjeku. I mituri u dërgua në spital vetëm me insistimin e prindërve.

Në rastin e përmendur më lart në Komisariatin e Policisë Nr. 1, të miturit J.G nuk i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike duke vepruar kështu në kundërshtim me nenin 34, pika 1, gërma ç dhe pikën 1 të nenit 35 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenet 10, 14, 18 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, ku bëhet fjalë për parimin e interesit më të lartë të fëmijës, asistencën e psikologut si dhe përdorimin e masave alternative të shmangies. Ndërkohë që prindërit e shtetasit të mitur, më datë 13.04.2025 kanë depozituar një kallëzim pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Policore si dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, KShH i bën thirrje institucioneve përgjegjëse ta hetojnë këtë rast me përparësi dhe seriozitet, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.

komiteti shqiptar i helsinkit 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë