
Një grup të miturish që akuzohen se bënin shpërndarjen e drogës në qytetin e Kukësit është goditur sot pas një operacioni nga policia vendore.
Në pranga ranë dy prej tyre, njëri nga të cilët ishte pa patentë dhe drejtonte mjetin me të cilin transportohej edhe droga, kurse një i tretë u procedua penalisht si bashkëpunëtor.
“Njëri nga të arrestuarit u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin që përdorej për shitjen e lëndës narkotike. Sekuestrohen automjeti dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u gjet në bagazh”, bëri me dije policia vendore për rastin.
Njëri prej tyre iku me vrap kur pa efektivët që ndërhynë për aksion dhe kontroll.
“Në vijim të veprimeve për këtë rast u vunë në pranga 16-vjeçari që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe shtetasi M. M., 22 vjeç (pronari i automjetit), si dhe nisi procedimi penal për 16-vjeçarin pasagjer në automjet, pasi nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike, në doza, në qytetin e Kukësit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që është larguar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale”, sqarohet në njoftimin zyrtar.
Njoftimi i Policisë së Kukësit:
“Në vijim të punës intensive të strukturave të DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, janë kryer kontrolle në disa zona të qytetit dhe si rezultat është goditur një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Seat”, me të cilin lëviznin 3 shtetas. Njëri nga këta shtetas është larguar me vrap, sapo ka konstatuar automjetin e Policisë.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u vunë në pranga 16-vjeçari që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe shtetasi M. M., 22 vjeç (pronari i automjetit), si dhe nisi procedimi penal për 16-vjeçarin pasagjer në automjet, pasi nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike, në doza, në qytetin e Kukësit.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që është larguar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Shkurt14:12
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Konflikti mes dy aksionerëve të Aeroportit të Vlorës është ashpërsuar më tej, teksa Behgjet Pacolli ka denoncuar publi...
AKTUALITET
3 Shkurt14:10
Shembet një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon aksin drejt Dhërmiut
Një tjetër rrugë është shembur ditën e sotme, pas atyre në Tunelin e Murrizit, Qukës-Qafë-Plloçë, Lib...
AKTUALITET
3 Shkurt14:05
Konflikti mes familjeve Ndoka–Nikulaj/ Artan Hoxha: Hera e tretë mund të jetë fatale
Një konflikt i nisur një vit më parë në Shëngjin mes të rinjve Ndoka dhe Nikulaj solli atentatin e tre ditëve më ...
AKTUALITET
3 Shkurt14:03
Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë, dallgë deri në 6.5 metra
Nga ora 14:00 e së martës, 3 shkurt, mjetet e vogla dhe peshkarexhat nuk do të lejohen të dalin në det në Vlorë. Shkak...
AKTUALITET
3 Shkurt13:56
Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët
Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pa...
AKTUALITET
3 Shkurt13:56
Kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK
Enis Hoxha, ish-nëndrejtor i Hipotekës, është paraqitur sot në SPAK. Hoxha, kunati i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmeta...
AKTUALITET
3 Shkurt13:50
Gjykata Kushtetuese mblidhet për të marrë vendimin për Ballukun! SPAK kërkon ta arrestojë
Gjykata Kushtetuese është mbledhur mesditën e kësaj të marte lidhur me vendimin që pritet të japë për ankimimin e...
AKTUALITET
3 Shkurt13:35
Dyshohet se i vodhi me dhunë çantën të moshuarës, arrestohet 52-vjeçari
Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Identifikimi”, duke identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dy...
AKTUALITET
3 Shkurt13:23
Meta-Lamallarit: A e di që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga qelia ku është i izoluar nga pushteti, ndaj deklaratave të ministr...
AKTUALITET
3 Shkurt12:25
OKB: Rritja ekonomike e Shqipërisë kushtëzohet nga sfidat strukturore dhe demografike
Ekonomia shqiptare pritet të ruajë një ritëm të qëndrueshëm rritjeje gjatë viteve 2026 dhe 2027, e mbështetur kry...