Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
KORÇË- Është finalizuar pas një viti hetimesh, operacioni policor i koduar "Break" në Korçë, ku si rezultat është goditur një grup kriminal që përbëhet nga 14 persona. Ky grup shiste lëndë narkotike, në doza, në afërsi të shkollave dhe në ambiente që frekuentohen nga të rinjtë.
Bëhet me dije se është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 3 pjesëtarë të këtij grupi dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Gjatë periudhës hetimore janë hetuar në gjendje të lirë 9 pjesëtarët e tjerë të grupit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 180 gramë kokainë, 40 gramë cannabis sativa, 1 peshore elektronike, 2 automjete, 13 celularë, 1000 euro dhe 30 000 lekë.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Korçë/Finalizohet pas 1 viti hetime me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni i koduar “Break”.
Goditet një grupi kriminal (i përbërë nga 14 shtetas) që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në afërsi të shkollave dhe në ambiente që frekuentohen nga të rinjtë.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 3 pjesëtarë të këtij grupi. Shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Gjatë periudhës hetimore janë hetuar në gjendje të lirë 9 pjesëtarët e tjerë të grupit.
Si rezultat i një hetimi 1-vjeçar të kryer me metoda proaktive, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në zbatim të masave të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, u finalizua operacioni policor i koduar “Break”. Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit:
A. 31 vjeç, S. S., 33 vjeç, të dy banues në Korçë dhe R. Gj., 33 vjeç, banues në Bilisht.
Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. L. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga veprimet hetimore të kryera gjatë një viti, dyshohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe 9 shtetas të tjerë, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Nga hetimet ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike, në afërsi të shkollave dhe në ambjente që frekuentoheshin nga të rinjtë, në qytetin e Korçës dhe të Bilishtit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 180 gramë kokainë, 40 gramë cannabis sativa, 1 peshore elektronike, 2 automjete, 13 celularë, 1000 euro dhe 30 000 lekë.
Specialistët për hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë shtetasve të përfshirë.
aksidenti TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në Tiranë, në zonën pranë "TEG"-ut. Tre makina ...
droga ITALI- Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Torino të Italisë pasi kishte fshehur në sht&e...
berisha, dervishaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt, të cil&eum...
VLORË- Një aksident ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit të Vlorës. Mësohet se një 22-vje&cc...
DURRËS- Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë mëngjes në lagjen numër 11 në Durrës...
SHKODËR- Një aksident ka ndodhur ditë e sotme në Shkodër. Mësohet se një 34-vjeçare ka përplasur me makinë...
TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme gjatë ecjes. Konkretisht ngjarja ka ndodhur ...
TIRANA- Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë dhe dënoi me 11 vite burgim në total 2 të pandehur që akuzohen për grup t&...
TIRANA- Pas denoncimit të bërë nga emisioni Piranjat, 15 persona, 3 prej tyre të huaj, janë arrestuar pasi u jepnin ndihm&e...
TIRANA- Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armën e sh...