AKTUALITET

"Shpërthimi i OpenAI nuk erdhi pa bujën e individëve"/ Associated Press: Si Mira Murati po e ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale?

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 18:21

"Shpërthimi i OpenAI nuk erdhi pa bujën e

SHBA- Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefshmeve në botë, nuk erdhi pa bujën e individëve. Natyrisht që Sam Altman, drejtori i përgjithshëm i kompanisë, qëndronte pas saj dhe ishte imazhi, por dikur në sfond, një vajzë me shikim të zbehtë dhe shprehi të mistershme e tërhiqte vëmendjen.

Mira Murati, vlonjatja simpatike dikur drejtoreshë operacionale e kompanisë dhe një ish-drejtuese në Tesla produkt i manjatit Elon Musk doli më vete dhe u dorëhoq pas suksesit të jashtëzakonshëm të ChatGPT botërisht.  Por kur të tjerë mendonin se figura e saj do të zbehej, në fakt ajo vetëm sa u forcua. Fortune, revista prestigjioze amerikane, e specializuar në fushën e biznesit dhe me zyra në New York, e ka kuptuar dhe Mira Muratin, e pati renditur ndër 100 gratë më të pushtetshme në botë në radhitjen e tyre vjetore.

Murati zuri vendin e 57 në botë, sipas radhitjes së Fortune.

Ashtu siç OpenAI shpërtheu në skenë në fund të vitit të kaluar, ashtu bëri edhe drejtoresha e teknologjisë, Mira Murati. Deri në lëshimin e ChatGPT, chatbot-it gjenerues të mundësuar nga AI i startup-it, teknologia kishte qenë nën radar. Tani ai po cilësohet si një nga figurat kryesore që formëson të ardhmen gjithnjë e më të përqendruar të AI në botën e biznesit.

Është ky përshkrimi i parë që Fortune i ka bërë Muratit, të lindur e rritur në Shqipëri dhe suksesit të saj të jashtëzakonshëm. Ajo tashmë është e larguar nga kompania, por Fortune nuk e eklipsonte ndikimin që ajo ka pasur, duke specifikuar se suksesi ishte pjesërisht edhe i saji personal.

“ChatGPT arriti 100 milionë përdorues aktivë mujorë në vetëm dy muaj dhe ka sjellë një revolucion të plotë teknologjik në më pak se një vit, me startup-e dhe kompani të mëdha që përpiqen të zhvillojnë produkte dhe strategji të mundësuara nga AI”.

Dikur kompania vlente 30 miliardë dollarë. Por sot, falë edhe Muratit dhe punës që ajo ka kryer, OpenAI vlen rreth 300 miliardë, sipas llogaritjeve të fundit të investitorëve. Fortune pati shkruar edhe për ndikimin e saj jashtë normales në një kompani me atë lloj rritjeje:

“Ndikimi i Muratit në OpenAI është i jashtëzakonshëm, pasi ajo ishte e ngarkuar me udhëheqjen e ekipeve të saj të kërkimit, produkteve dhe sigurisë. Por me këtë fuqi vjen edhe përgjegjësi e madhe: Ish-inxhinierja e Teslës ka thënë se është në favor të më shumë rregullimit të produkteve të AI-së, por siç ndodh shpesh me teknologjitë e reja, zhvillimi dhe përvetësimi po ecin shumë më shpejt se politikëbërësit”.

Fundi i diçkaje nënkupton fillimin e një etape tjetër. Kështu ndodhi edhe për Muratin. Ajo krijoi pas largimit nga OpenAI Thinking Machines Lab, një startup i ri në fushën e Inteligjencës Artificiale, i cili e vendos sërish në radar Muratin.

Murati kishte vendosur prej zanafillës një dysheme të domosdoshme investimesh. Ajo donte të kapte shifrën prej 2 miliardë dollarësh. Dhe në fakt thuajse e ka arritur këtë. Diçka e tillë, siç është bërë me dije, do ta çonte vlerën e kompanisë menjëherë në mbi 10 miliardë dollarë. Pra, diku aty ku OpenAi e nisi.

Pjesë e investimit është bërë edhe Shqipëria, me një investim prej 10 milionë dollarësh nga buxheti i shtetit, si një mënyrë e re për zhvilluar kapitalin, të cilin vendi nuk e ka eksperiemntuar më parë dhe po e bën për të parën herë me kompaninë e krijuar nga Murati.

“Po ndërtojmë një lloj të ri të Inteligjencës Artificiale një që njerëzit mund t’i besojnë, ta formësojnë dhe ta kuptojnë. Nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e njerëzve, por për amplifikimin e asaj që na bën unikë”, tha Murati në një deklaratë lidhur me kompaninë e saj të re.

Në botën e biznesit në fakt, ajo njihet si një magnet për talentin dhe kapitalin. Ajo arrin të gjejë njerëzit më të zotë, të sjellë investime të pamatshme. Por edhe të drejtorë si asnjë tjetër.

Mbi të gjitha, sjell etikën në botën e AI.

Ndryshe nga shumë startup-e në garën e Inteligjencës Artificiale, që përqendrohen në arritjen e inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI), qasja e Muratit është më pragmatike dhe etike.

Thinking Machines Lab po thekson sigurinë, përdorimin dhe AI-në që përshtatet me nevojat individuale dhe kontekstin shoqëror. Vërejtjet e saj publike sugjerojnë se kompania mund të jetë duke eksploruar mjete që kombinojnë arsyetimin simbolik me të mësuarit e thellë ndoshta duke ndjekur një qasje hibride ndaj arkitekturës së AI-së në përgjithësi.

Diçka që në fakt të tjerët nuk e kanë bërë dhe dallimi i madh me njeriun ky është, pra se AI nuk është mjaftueshëm i njerëzishëm për të kuptuar nevojat dhe pyetjet që dikujt mund t’i lindin, më shumë se një manual se si të bësh gjërat. Kthimi i vëmendjen për nga qëllimi është çfarë Mira Murati kërkon dhe me Thinking Machines Lab në fakt, duket se po e bën…dhe po e bën mirë. /Associated Press

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë