AKTUALITET

"Shqetësim që vazhdon prej 20 vitesh", VOA: Mungesa e çertifikatave të pronësisë në Shqipëri, pengesë për zhvillimin

r.ll Përditësimi i fundit 23 Qershor 2024, 18:09
"Shqetësim që vazhdon prej 20 vitesh", VOA: Mungesa e
foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, megjithëse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rrëzimi i sistemit komunist, i cili nuk njihte pronën privat, pjesa më e madhe e banorëve që jetojnë në zonat malore, në veri të vendit, vazhdojnë të mos pajisen me çertifikatën e pronësisë për banesat dhe tokat e tyre. Në vitin 1992, ata refuzuan ligjin 7001 për ndarjen e tokës duke ruajtur kufijtë e vjeter të pronave, çka i la ata pa çertifikatë pronësie.

Ndërsa në vitin 1991, kur ndryshoi sistemi politik në Shqipëri dhe kur të gjithë krahët e politikës miratuan ligjin 7501 për ndarjen e tokës, banorët e zonave malore në Veri të Shqipërisë e refuzuan atë dhe u kthyen në tokat dhe trojet e trashëguara nga të parët.

Por, kur drejt Thethit, Valbonës, Vermoshit, Lëpushës, Tamarës, apo Razmës u shfaqën turistët, të shtyrë nga peisazhet alpine, tradita e mikpritjes, veshjet apo ushqimi, pjesa më e madhe prej tyre u përballën me mungesën e çertifikatave të pronësisë dhe pamundësinë për zhvillimin e pronës.

Kryetari i shoqatës “Dukagjini”, Ndue Sanaj, i tha Zërit të Amerikës se këtë shqetësim ua kanë paraqitur autoriteteve para 20 vitesh, por deri tani nuk është bërë asgjë.

“Ne e kemi filluar problematikën e kësaj çështje që në vitin 2008. Fakti është se e gjithë zona e Dukagjinit, ashtu siç kam njohuri unë edhe malet e tjera nuk kanë tapi (certifikatën e pronësisë) për pronat”, thotë ai.

Drejtuesi i shoqatës “Dukagjini” thotë se, përveç zonave të njohura për turizmin malor, edhe në zonat e tjera malore mungesa e çertifikatave të pronësisë po pengon zhvillimin.

“Janë të regjistruara që në vitin 1947, por tapi (certifikatën e pronësisë) nuk ka askush. Thethi ka probleme sepse është vendi që vijojnë turistët, dhe jo pak, por në vendet e tjera në malësi akoma nuk kanë dalur këto probleme, sepse akoma nuk është zhilluar turizmi”, thotë ai.

Nevoja për të investuar në ndërtimin e bujtinave apo rikonstruktimin e kullave ekzistuese i ka përballur banorët me ligjin. Dhjetëra banorë janë ndaluar nga policia dhe proceduar nga prokuroria për ndërtime të jashtëligjshme.

Sipas avokatit Anton Kosteri mungesa e titujve të pronësisë vazhdon t’i penalizojë banorët e zonave malore, përfshirë edhe ata të zonave turistike.

“Në këto zona do të jetë shumë e vështirë për të bërë investime sepse çdo ndërtim, qoftë edhe një tullë që do të vendoset atje, do të konsiderohet se vendoset në një tokë shtet dhe jo në tokën e tyre të trashëguar prej qindra vitesh, kjo për shkak të mos regjistrimit të titujve të pronësisë”, thotë ai.

Por avokati Kosteri thotë se, nëse politika dhe qeveria janë të gatshme për të mbështetur zhvillimin e këtyre zonave të varfëra, atëherë mund të gjenden zgjidhje për paisjen e tyre me çertifikata të pronësisë.

“Në këto kushte unë e çmoj të domosdoshme ndërhyrjen e shtetit duke ngritur grupe pune pranë njësive vendore, duke thirrur edhe persona, banorët më të vjetër, për të përcaktuar së pari kufizimet dhe të drejtën e pronësisë së gjithsecilit , sepse secili banor atje e di se ku e ka pronën e tij. Dhe mendoj që, me ngritjen e këtyre komisioneve me kryetarët e fshatrave, me përfaqësuesit e njësive administrative dhe me ekspertë të fushës, jam i sigurtë se gjendet zgjidhja, por nëse ekziston vullneti politik”.

Muajin e kaluar, Kryeministri Rama, gjatë një vizite në qendrën turistike të Thethit, u premtoi banorëve fshirjen e të gjitha gjobave për ndërtimet e paligjshme të bërë ndër vite në mungesë të çertifikatave të pronësisë si dhe zgjidhjen e problemeve të pronësisë duke i pajisur me titujt e pronësisë për pronat e trashëguara./VOA

certifikatat e pronesise ne shqiperi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë