
Shqipëria ka koston më të lartë të internetit nga rrjetet celulare, në raport me të ardhurat, në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas të dhënave nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU), të cituara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), kosto mesatare e shportës mujore të internetit me brez të gjerë për vitin 2025 në Shqipëri ishte sa 1.69% e të ardhurave mujore bruto (GNI).
Me një nivel të tillë, Shqipëria renditet ndjeshëm sipër vendeve të tjera të rajonit dhe mesatares botërore. Pas Shqipëria, renditet Maqedonia e Veriut, me 1.31% të GNI, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina, me 1.17%, Mali i Zi me 1.01% dhe Serbia, me 0.96%. ITU nuk publikon të dhëna për Kosovën.
Shqipëria ka gjithashtu kosto dukshëm më të larta se mesatarja Botërore, prej 1.38% e GNI.
Shqipëria pozicionohet pranë niveleve më të larta në rajon dhe sipër mesatares botërore edhe në shportën e komunikimit me përdorim të lartë (140 minuta, 20 SMS dhe 5GB), me 1.95% të GNI. Me këtë nivel, Shqipëria është vendi i dytë me kosto më të larta të paketës në fjalë në Rajon, pas Maqedonisë së Veriut, me 2.1% të GNI. Pas Shqipërisë vijojnë Bosnje-Hercegovina, me 1.86%, Serbia, me 1.49% dhe Mali i Zi, me 1.01%.
Mesatarja botërore e kostos për këtë shportë është në nivelin 1.54%.
Vlerësimi i përballueshmërisë së shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri është kryer në përputhje me metodologjinë e ITU, e cila mat koston e shportave standarde të TIK në raport me të ardhurat kombëtare bruto për frymë. Pragu prej 2% i GNI/banorë shërben si kufi referues për përcaktimin e përballueshmërisë së shërbimeve bazë.
Sipas analizave të AKEP, shërbimet celulare paraqiten në një situatë më të favorshme, ku të gjitha shportat, si ato me konsum të ulët, vetëm për internet, ashtu edhe ato me konsum të lartë, rezultojnë nën ose shumë pranë pragut prej 2% të GNI për frymë.
Nga ana tjetër, shporta e broadband-it fiks ka paraqitur një përmirësim gradual, duke zbritur nga 2.31% në vitin 2024 në rreth 2.08% në vitin 2025, duke zbritur pranë pragut të përballueshmërisë në një nivel më të pranueshëm.
Pas vitit 2023, konsumatorët shqiptarë po përballen me një rritje graduale të çmimeve të komunikimit, veçanërisht në segmentin celular. Kjo periudhë përkon me përqendrimin e strukturës së tregut në dy operatorë të vetëm.
Pas një periudhe disavjeçare të karakterizuar nga një konkurrencë e ashpër, fitime të dobëta dhe në disa raste edhe çmime grabitqare, struktura e re duopol duket se po u lejon operatorëve të korrigjojnë çmimet dhe të përmirësojnë parametrat e tyre financiarë./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Qershor13:55
Meta sfidon SPAK-un: Do të thërrasim 100 dëshmitarë të tjerë, edhe McGonigal do pyetet
Ilir Meta ka reaguar në lidhje me gjyqin që po zhvillohet ndaj tij dhe bashkëshortes Monika Kryemadhi.
Me anë të një postimi n&...
AKTUALITET
19 Qershor13:35
Prokurori kilian lëshon alarmin: Mafia shqiptare ka depërtuar në vendin tonë, kontrollojnë shumicën e porteve
Prokurori rajonal i Antofagastës në Kili, Juan Castro Bekios, foli në një televizion vendas për punën e organit të ndjekjes...
AKTUALITET
19 Qershor13:30
U arrestua se mashtronte turistët si guidë muzeu dhe shpikte histori absurde mbi veprat e artit
Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, ku një burrë dyshohet se është shtirur si guid&...
AKTUALITET
19 Qershor13:25
Municioni luftarak/ Banorja: Shkela mbi njërin prej tyre, s’e dija çfarë ishin, më pas i largova
Një 65-vjeçare nga zona e Hidrovorit në Vlorë, ka treguar se si e ka gjetur municionin luftarak në zonën e Pyllit të...
AKTUALITET
19 Qershor13:22
‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja: Balluku e vartësit e saj krijuan kompani fiktive me parqe fotovoltaike
Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar në SPAK, një kallëzim të ri për ish zëvendëskryeministren dhe ish ministren e Infrast...
AKTUALITET
19 Qershor13:21
Dosja “Balluku”/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin
Ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare ka vënë në lëvizje gjykatën e Apelit të Posaçëm, tek e cila ka ankimuar ...
AKTUALITET
19 Qershor13:02
EMRI/ Grabiti taksistin, 27-vjeçari dyshohet për 6 vjedhje në 3 qytete vetëm në qershor
Një grabitje e ndodhur në një taksi në aksin Tiranë-Elbasan ka nxjerrë në dritë atë që policia dyshon s...
AKTUALITET
19 Qershor12:22
FOTO/ Dhjetëra krerë bagëti të ngordhura hidhen në përrua në Këlcyrë, banorët denoncojnë ndotjen mjedisore
Një situatë shqetësuese mjedisore është denoncuar në fshatin Psar, në Bashkinë e Këlcyrës, ku dhjetëra ...
AKTUALITET
19 Qershor11:41
Vrasja e Renis Dobrës/ GJKKO lë në qeli Kristi, Fation e Aleksandër Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin
Gjykata e posaçme ka konfirmuar masën e sigurimit “arrest në burg” në ngarkim të vëllezërve Kristi, Fation dh...
Piranjat News
AKTUALITET
19 Qershor11:30
VIDEO/ Denoncimi i banorit: Kompania “Beralb” derdh inerte në lumin Micoj
Një banor i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për të denoncuar ndotjen në lumin Micoj, degëzim i lumit F...