10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
TIRANË- Emigracioni i lartë dhe plakja e popullsisë do të çojnë popullsinë e Shqipërisë në rënie pa kthim në të gjithë skenarët.
Kombet e Bashkuara në projeksionet e reja “Rishikimi i Perspektivës së Popullsisë Botërore 2024” e renditën Shqipërinë si vendin me rënien më të fortë të normave të lindshmërisë (fertilitetit) për grua me rreth 15% deri në vitin 2054 në rang global. (shiko grafikun e mëposhtëm).
Pas Shqipërisë vendet që do të kenë rënie të lartë të lindshmërisë do të jenë Armenia, Moldavia, Mali i Zi etj.
OKB vëren se niveli i fertilitetit, ose numri mesatar i lindjeve të gjalla për grua gjatë gjithë jetës, ka rënë ndjeshëm gjatë dekadave të fundit në shumë vende. Aktualisht, shkalla globale e lindshmërisë është 2.25 lindje të gjalla për grua, një fëmijë më pak se një brez më parë. Në Shqipëri aktualisht niveli i lindshmërinë për grua është më pak se 1.2 fëmijë, shumë poshtë shkallës së zëvendësimit.
Në shumicën e shoqërive, fëmijët dhe të moshuarit konsumojnë mesatarisht më shumë sesa prodhojnë.
OKB këshillon se pothuajse në të gjitha vendet dhe zonat me popullsi që tashmë kanë arritur kulmin në madhësi të popullsisë, dritarja e mundësive për rritjen e përshpejtuar ekonomike të lidhur me një popullsi rinore është mbyllur. Megjithatë, edhe në vendet ku pjesa e popullsisë në moshë pune (midis 20 dhe 64 vjeç) po zvogëlohet, ka mënyra për të nxitur rritjen ekonomike.
Një nga strategjitë që rekomandon OKB është që vendet me rënie të popullsisë duhet të bëhen gjithëpërfshirës, duke futur në tregun formal të punës grupe që tradicionalisht janë përjashtuar, si gratë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Një qasje tjetër që rekomandohet është rritja e produktivitetit të punonjësve duke investuar në formimin e kapitalit njerëzor dhe trajnimin e vazhdueshëm, duke përdorur teknologjisë, duke përfshirë robotikën, automatizimin dhe inteligjencën artificiale (AI). Imigrimi (prurjet e emigrantëve) mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e mungesës së fuqisë punëtore të lidhur me plakjen e popullsisë, të paktën në afat të shkurtër.
Migrimi ndërkombëtar nuk mund të kompensojë rënien e popullsisë ose plakjen e popullsisë në terma afatgjatë, por nuk duhet parë si një “zgjidhje” për atë që në fund të fundit është një proces universal dhe i pakthyeshëm: tranzicioni demografik.
Në vendet ku nivelet e lindshmërisë janë tashmë nën zëvendësimin, emigrimi i njerëzve në moshën riprodhuese mund të kontribuojë në rënien e mëtejshme të popullsisë. Në 62 për qind të vendeve dhe zonave të grupit që tashmë përjetojnë nivele të ulëta të lindshmërisë, emigracioni ka të ngjarë të kontribuojë në zvogëlimin e mëtejshëm të numrit të popullsisë nga tani deri në vitin 2054. Në këtë grup vendesh bën pjesë edhe Shqipëria.
Më herët, OKB, në projeksionet e reja për ecurinë e popullsisë së botës deri më 2054, referon se Shqipëria renditet në mesin e vendeve me rënien më të madhe të popullsisë ndërmjet 2024-2054 në rang global.
Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia do të përballet me një rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme. Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë./MONITOR
Foto ilustruese TIRANË- Katër impiante fotovoltaikë me kapacitet secili nga 2MW kanë kërkuar licencimin pranë Entit Rregullat...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira ...
ANGLI- Një shqiptar është dënuar me 20 muaj burg në Angli. Mësohet se Arben Kolgjoku, 47 vjeç kultivonte bim&eu...
KORÇË- Bujar Rika është 60-vjeçari i cili humbi jetën në aksidentitn e mbrëmjes së sotme në Ko...
KORÇË-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Polenë. Aksidenti ka ndodhur tek ura e fshatit...
Henerigert Mitri TIRANA- Ish-kreu i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, u dorëzua ditën e djeshme në Policinë e T...
VORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një qendër shëndetësore në Vorë. Bë...
SPANJË- Tre shqiptarë kanë rënë në pranagt e policisë spanjolle. Siç raportohet polica ka çmontuar nj&eu...
KAVAJË- Një mjet lundrues tip veliere, është gjetur ditën e sotme e ngecur në rërë disa metra larg nga bregu, n&e...
DIBËR- Ditën e djeshme një zjarr i fuqishëm përfshiu një subjekt për prodhimin e mobilerive të ndryshme në ...