AKTUALITET

Shqipëria në shitje? Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2025, 20:46

Shqipëria në shitje? Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza

Vendi strategjik i Porto Palermos, buzë detit Jon në Himarë, ku ka qenë baza ushtarake dhe tunelet nënujorë për anijet, do t’i jepet privatit për të ndërtuar resort. Projekti është nisur nga Korporata e Investimeve Shqiptare para 3 vitesh, por asnjëherë nuk është bërë publik. Një vendimmarrje tepër e guximshme e drejtuesve të kësaj Korporate, të cilët kanë kryer në fshehtësi një mori veprimesh në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, kjo me qëllim për t’a tjetërsuar. Janë marrë dokumente nga Ministria e Mbrojtjes, nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, teksa deri më sot nuk ka asnjë informacion zyrtar se kush ka qenë nismëtari i planit.

Informacionet dhe dokumentet që ka siguruar VoxNews flasin se një sipërfaqe e stërmadhe prone, në vendin që dikur ka qenë repart ushtarak, do të ndërtohet një hotel luksoz. Ndërkohë, në afërsi të tuneleve nënujore, të ndërtuara gjatë diktaturës dhe të hapura vetëm në vitet e fundit për publikun, do të bëhet një marinë jahtesh dhe anijesh. Në korrik të vitit 2022, qeveria mori një vendim për shpallen e ekosistemit natyror detar-bregdetar të gjirit të Porto – Palermos. Në vendim përcaktohet se parku natyror ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.694 hektarësh, nga të cilat 1.490 hektarë ose 87.93 % janë sipërfaqe detare dhe vetëm 204 hektarë ose 12.07 % janë sipërfaqe tokësore. Një gjetje alla-shqiptare, pasi me këtë vendim, qeveria do të mbrojë ujin dhe jo tokën! Nëse do të shikosh edhe hartën, zona tokësore është vetëm ajo zallishte dhe disa shkëmbinj, gjithashtu edhe kalaja që ndodhet në atë zonë, në një ishull të vogël.

Ndërkohë që çuditërisht që e gjithë pjesa tjetër tokësore, që praktikisht është Porto Palermo, është lënë jashtë mbrojtjes strikte. Çka i ka hapur edhe rrugën e ndërtimeve apo tjetërsimit të të gjithë zonës. Një skemë e përdorur edhe në vende të tjera, tepër të mbrojtura, kjo me qëllim lejimin e ndërtimeve dhe betonit.

E njëjta ministri që propozoi “Parkun Natyror” të Gjirit të Porto Palermos financoi edhe një plan menaxhimi. Është bërë një studim nga vetë Ministria e Mjedisit, e cila përfshinte në park edhe Gjirin e Llamanit, por edhe një sipërfaqe të stërmadhe toke në Porto Palermo. Madje, edhe zonën e ish-bazës ushtarake. Me apo pa dashje, ashtu si Gjiri i Llamanit, edhe ish-baza ushtarake e Porto Palermos, poshtë të cilës ndodhen edhe tunelet nënujore ku qëndronte flota ujore ushtarake, janë lënë jashtë parkut. Kjo me qëllim ndërtimin e resorteve në atë zonë. Duket sërish një vendim tepër i diskutueshëm, pas ish-bazave ushtarake në Sarandë dhe Shëngjin, tjetërsimi i të cilave nga Ministria e Mbrojtjes është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Duket se, nëse zbatohet, edhe vendimmarrja për tjetërsimin e bazës ushtarake të Porto Palermos mund të jetë një tjetër dosje e SPAK-ut. VoxNeës ka hulumtuar një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka zbuluar se në atë vend do të ndërtohet një resort.

Shqipëria në shitje? Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza

“Projekt propozimi ‘Porto Palermo Marina Resort’. Nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare është hartuar projekt-propozimi në muajin mars të vitit 2022, për zhvillimin e zonës së Porto Palermos me investime strategjike që përfshijnë ndërtimin e portit si dhe resorteve me 5 yje, ndërtimin e kapacitetit për vende ankorimi për jahte dhe varka, ndërtimin e një resorti model elite, shërbimet e mirëmbajtjes, rivitalizimi i tuneleve të nëndetëseve duke i kthyer në muze”, thotë KLSH.
Praktikisht në të gjithë zonën do të ketë ndërtime, të cilat do t’i marrë privati. Duket se shteti do t’i falë oligarkëve një sipërfaqe të stërmadhe prone, tepër të lakmuar dhe një nga më të bukurat në Shqipëri, për t’a bërë private.

Shqipëria në shitje? Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza

“Në fazën e parë nga AIC është parashikuar përgatitja e fizibilitetit për asetin si dhe përgatitja e shprehjes së interesit nga investitorët privatë. Hapat e mëtejshëm në këtë Projekt-Propozim, janë përcaktuar të jenë miratimi nga bordi i AIC së inicimit të projektit, miratimi nga Kryeministri, marrëveshja e zhvillimit midis AIC Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për përgatitjen e para fizibilitetit për zhvillimin e zonës dhe asetit dhe hapja e thirrjes së interesit për investitorët”, vijon KLSH-ja.
Por, është konstatuar se Korporata nuk ka ndjekur hapat, pasi fillimisht është iniciuar përgatitja e projekt propozimit, përfshirë studimin e para-fizibilitetit dhe kontraktimin e ekspertëve të jashtëm për finalizimin e projektit, pa u siguruar më parë transferimi i pronës/asetit shtetëror në administrimin e AIC-së./Voxnews

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë