AKTUALITET

Shqipërisë i duhen 20 vite për t'u klasifikuar në grupin e vendeve me të ardhura të larta

n.f Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 08:11

Shqipërisë i duhen 20 vite për t'u klasifikuar në

TIRANË- Shqipërisë do t’i duhen afërisht 20 vite për të kaluar në klasifikimin si vend më të ardhura të larta, referoi raporti i pranverës së Bankës Botërore për rajonin ECA, që përfshin 11 vende në zhvillim nga Azia Qendrore dhe Europa Lindore.

Të dhënat nga Banka Botërore referojnë se të ardhurat për frymë në Shqipëri arritën afërsisht 8500 USD në vitin 2023, por që të kalojnë në pragun e 14 mijë USD me të cilën klasifikohen vendet me të ardhura të larta na duhen afërsisht dy dekada. Ndërsa për të arritur standardet e jetës që BE-ja ka sot na duhet më shumë se gjysmë shekulli, referojnë projeksione të tjera nga BERZH.

Banka Botërore i ndan ekonomitë në katër grupe të të ardhurave (të ulëta, të mesme-të ulëta, të mesme-të larta dhe të larta) për disa arsye që lidhen drejtpërdrejt me mandatin e saj zhvillimor. Shqipëria aktualisht klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, ku bëjnë shtetet që kanë të ardhura për frymë ndemjet 4500-14000 USD për frymë në vit sipas kufijve të rishikuar vitin e kaluar nga Banka.

Raporti i fundit tregon se vendet e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore (ECA) po përballen me sfida serioze në rrugën drejt arritjes së statusit të vendeve me të ardhura të larta, një objektiv që duket gjithnjë e më i largët për shumë prej tyre.

Vendet si Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia janë më afër këtij objektivi, me parashikime që shkojnë deri në rreth 10–18 vite për klasifikim në grupin e vendeve më të ardhura të larta. Për Shqipërinë ky prag është rreth 20 vite, ndërsa për Maqedoninë e Veriut duhen pak vite më shumë.

Për shumicën dërrmuese të vendeve të ECA, përfshirë Gjeorgjinë, Kirgistanin, Uzbekistanin dhe Armeninë, ky prag shihet si i paarritshëm në më pak se 80–100 vjet.

Analiza tregon se, të gjitha nënrajonet e ECA-s, me përjashtim të Turqisë dhe disa pjesëve të Azisë Qendrore, tregojnë devijime negative për të arritur këtë prag nga parashikimet para pandemisë. Ballkani Perëndimor dhe Europa Qendrore janë goditur më rëndë, me rënie të ndjeshme të të ardhurave për frymë në raport me parashikimet e vitit 2019. Turqia rezulton si përjashtim pozitiv, duke tejkaluar parashikimet me një devijim pozitiv prej rreth 10% në krahasim me vitin 2019.

Pengesat strukturore, pasojat e pandemisë dhe rritja nën potencial janë faktorë që po ndikojnë në aftësinë e këtyre vendeve për të përparuar ekonomikisht. Banka sugjeron politika të reja zhvillimore, investime në kapitalin njerëzor dhe përshpejtim të integrimit ekonomik dhe teknologjik në rajon.

Këtë vit tre vende  Bullgaria, Palau dhe Rusia kaluan nga kategoria me të ardhura të mesme të larta në kategorinë me të ardhura të larta.

Bullgaria  i është afruar në mënyrë të qëndrueshme pragut të te ardhurave të larta me rritje modeste gjatë gjithë periudhës së rimëkëmbjes pas pandemisë, e cila vazhdoi në vitin 2023 pasi PBB-ja reale u rrit me 1.8%.

Aktiviteti ekonomik në Rusi u ndikua nga një rritje e madhe e aktivitetit ushtarak në vitet e fundit dhe një rikthim në tregti, sektorin financiar dhe ndërtim. Ishujt Palau gjithashtu vazhduan rimëkëmbjen e tij pas pandemisë pasi PBB u kthye në nivelet e mëparshme, duke arritur klasifikimin në vende me të ardhura të larta./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë