AKTUALITET

"Shqiponjat" i bënë shenjë të ndalonte, ish-kryetari i Petrelës shtoi gazin e makinës dhe u rrezikoi jetën, Ylli Kupi prangoset i dehur

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Maj 2023, 23:00
"Shqiponjat" i bënë shenjë të ndalonte,

Ylli Kupi, ish-kryetari i Komunës Petrelë në Tiranë, është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga Policia e kryeqytetit dhe akuzohet për tre vepra penale, “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”, “Kundërshtim të punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë”.

“Ora News” ka mësuar se Kupi është vënë në pranga rreth orës 03:30 të mëngjesit të datës 10 Maj, pasi ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Mjeti me targë “AA 707 FE” është konstatuar nga patrullat “Shigjeta” dhe “Shqiponja” në rrethrrotullimin e Mulletit.

Patrullat mësohet të jenë afruar në këtë zonë për të bërë lokalizimin e këtij mjeti, pas informacioneve që ishin dhënë nga posta e Farkës, se lëviznin persona të armatosur.

Automjeti po lëvizte me drejtim të ç’rregullt drejt rrethrrotullimit të Mulletit, duke shkuar në drejtim të punonjësve të policisë. Efektivët i kanë bërë shenjë të ndalonte por drejtuesi i mjetit, që rezulton të jetë Ylli Kupi, nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke vënë në rrezik jetën e policëve.

Skuadrat “Shigjeta” dhe “Shqiponja” i kavë vënë menjëherë në ndjekje, duke e patur në një distancë të shkurtër, derisa e kanë detyruar 55 vjeçarin të ndalojë. Policët janë afruar te mjeti dhe i kanë kërkuar drejtuesit që të hapte xhamin dhe t’u bindej urdhrave, por Ylli Kupi nuk pranonte që të hapte as derën as xhamin.

Në këtë moment kanë njoftuar përsëri sallën operative që të afronte dhe shërbime të tjera në ndihmë të tyre. Pasi ka dëgjuar thirrjet e policëve për sallën operative, ish-kryetari i Petrelës ka hapur derën dhe sapo shërbimet i janë afruar për ta ndaluar, ai ka nisur t’i shtynte fizikisht dhe i ka ofenduar me fjalë fyese.

Ylli Kupi ka tentuar përsëri të largohej duke mos ju bindur urdhrave të policisë, por këta të fundit e kanë neutralizuar duke përdorur dhe forcën. 55 vjeçari është është shoqëruar në ambientet e komisariatit Nr.1 në Tiranë, por dhe aty nuk ka pranuar t’i nënshtrohet testit të alkoolit.

Në këto kushte, Ylli Kupi është dërguar pranë Urgjencës së Spitalit “Nënë Tereza”, për të mundësuar marrjen e një kampioni gjaku me qëllim kryerjen e testit të alkoolit. Nga analizat e kryera, ka rezultuar se ish-kryetari i komunës së Petrelës drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë