Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të paluajtshme qeveria parashikon të shtojë peshën e të ardhurave për këtë zë në Prodhimin e Brendshëm Bruto nga 0.3% që është aktualisht në 0.7 deri 1%.
Sipas llogaritjeve, në vlerë të ardhurat nga reforma e taksimit të pasurive të paluajtshme parashikohen të rriten me rreth 9,4 mld lekë apo rreth 100 mln euro deri në 17 mld lekë më shumë apo 179 mln euro, nga sa arkëtohen aktualisht.
Për vitin 2025 nga bashkitë në total janë arkëtuar 8.1 miliardë lekë të ardhura nga taksa e pasurive të paluajtshme. Të ardhurat nga kjo taksë përbëjnë 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.
Pas zbatimit të reformës për taksimin e pasurive të paluajtshme ku përveç taksës së ndërtesës, ku propozohet rritja e shkallës dhe ndryshim të formulës, parashikohet taksimi edhe për kategori të tjera të pasurive të paluajtshme sipas vlerës së tregut, për truallin dhe tokën bujqësore.
Me zbatimin e reformës sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të ardhurat nga taksa e pasurive të paluajtshme të arrijnë në nivelet e 0.7 deri në 1% të PBB-së.
“Të gjitha ndryshimet apo risitë e propozuara, në kuadër të kësaj nisme, duke përfshirë këtu, rritjen e bazës tatimore, ndryshimin e bazës së taksës, minimizimin e kostove të administrimit, rritjen e efektivitetit te mbledhjes së detyrimeve, etj, do të kontribuojnë në rritjen e konsiderueshme të ardhurave nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme. Sipas parashikimeve të FMN-së, pas implementimit të reformës, të ardhurat e gjeneruara mund të arrijnë nivelet e 0.7% – 1 % të PBB-së.”, thuhet në relacion.
Sipas llogaritjeve nëse të ardhurat nga taksimi i pasurive të paluajtshme do të arrijnë në nivelet e 0.7% të PBB-së (PBB me çmime korente sipas të dhënave të INSTAT arriti në 2.5 trilionë lekë (mbi 25 mld euro) për vitin 2024), të ardhurat në vlerë llogariten të arrijnë 17,6 mld lekë apo 9,4 mld lekë më shumë nga sa arkëtohen aktualisht. Të ardhurat do të rriten 116%.
Skenari më optimist për arritje të të ardhurave në nivelin 1% të PBB-së do të sillnin arkëtime me vlerë 25,1 mld lekë në total nga taksa e pasurive të paluajtshme apo 17 mld lekë më shumë nga sa arkëtohen aktualisht.
Reforma e taksës së pronës do të zbatohet gradualisht në dy faza. Për shkak të kompleksitetit të procesit dhe nevojës për përgatitje të infrastrukturës së vlerësimit të pasurive, kalimi drejt taksimit mbi bazën e vlerës së tregut do të nisë fillimisht për ndërtesat.
Sipas projektligjit, nga viti 2029 do të fillojë zbatimi i taksës së re për njësitë e ndërtesave, ndërsa nga viti 2031 skema e re do të shtrihet edhe te trualli dhe parcelat bujqësore.
Deri në hyrjen në fuqi të sistemit të ri, do të aplikohet një periudhë tranzitore. Për taksën e ndërtesës periudha tranzitore do të zgjasë deri më 31 Dhjetor 2028, ndërsa për truallin dhe tokën bujqësore deri më 31 dhjetor 2030.
Për të dyja kategoritë, si për ndërtesat për banim dhe truallin taksa e re pritet të rrisë detyrimin, me formulën e re parashikohet zbritje e vlerës së pasurisë së paluajtshme deri në 50%.
Për taksimin e banesës së parë, formula e re përcakton zbritje 50% të vlerës së shtëpisë si të patatueshme. Por për zbritjen e 50% të vlerës si të patatueshme, te banesa e parë, për rrjedhojë që të paguhet gjysma e taksës, përcakton se do të përfitohet nëse vlera e shtëpisë (mbi të cilën do të llogaritet taksa) nuk kalon dyfishin e vlerës së pragut maksimal si të patatueshëm.
Në të kundërt nëse vlera e shtëpisë tejkalon dyfishin e vlerës së pragut të patatueshëm (kjo vlerë është e ndarë në 7 kategori sipas bashkive), zbritje të patatueshme përfiton vetëm pragun e përcaktuar në draft.
Zbritje nga vlera e pronës parashikohet edhe për taksimin e truallit. Zbritja do të jetë me 50% të vlerës si për truallin dhe tokën bujqësore në 2 vitet e para tatimore. / Monitor
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83.1 lekë. Euro do të blihet me 93.8...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Por jo të gjithë paguhen njësoj, ndonëse kanë të...
Gazetarja shqiptare Juli Ndriko ndryshe nga herët e tjera kur ajo shkruan dhe flet për aktualitetin në Greqi, së fundmi ka njoftuar për...
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në kryeqytet, ndërsa kanë përsëritur kërke...
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në kryeqytet, ndërsa kanë përsëritur kërkesën e ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka p...
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Dita e sotme e protestës masive para Kryeministrisë ka shpalosur një valë të fortë revolte përmes pankartave dhe mesazheve ...
TIRANË- Protestuesit i janë përgigjur deklaratës që kryeministri Rama bëri në “Financial Times”. Në...
Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në ditën e 24 të protestave masive kundër qeverisë Rama. Në podiumin e improvizu...