AKTUALITET

Shqiptari jep alarmin nga Franca: Më rrëmbyen vajzën 18-vjeçare para shtëpisë

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Janar 2026, 13:51

Shqiptari jep alarmin nga Franca: Më rrëmbyen vajzën

Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka goditur një familje shqiptare që jeton në Francë. Vetëm dy ditë më parë, në orën 07:30 të mëngjesit, para oborrit të banesës së saj, vajza 18-vjeçare Erinda Berisha është rrëmbyer.

Një mëngjes që duhej të ishte si gjithë të tjerët u shndërrua në një makth të vërtetë. Prindërit kanë dëgjuar klithmat e vajzës së tyre, britma ndihme që ende u jehojnë në mendje dhe në zemër, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. Që nga ai moment, heshtja ka zëvendësuar çdo shpresë, ndërsa frika dhe ankthi po i copëtojnë çdo minutë që kalon. Deri më tani nuk ka asnjë informacion për fatin e saj.

Askush nuk di ku ndodhet, në çfarë gjendje është, apo pse kjo vajzë e re u bë viktimë e një akti kaq të rëndë. Sot, kjo familje kërkon të dëgjohet, të mos mbetet vetëm në këtë dhimbje dhe të gjendet vajza e tyre. Një thirrje që vjen nga thellësia e zemrës së babait të saj, apelon për ndihmë. Ai tha se vajza i kishte dërguar mesazh zanor motrës së saj ku i kërkonte ndihmë. Po ashtu ajo i kishte çuar dhe një mesazh nënës së saj ku i shkruante se nuk do të kthehej në shtëpi atë natë.

“Vajza atë ditë nuk ka shkuar në shkollë. Prej 10 vitesh jetoj në Francë. Ajo vinte në shkollë dhe më pas rrinte në shtëpi. Merrte diplomën tani, ishte viti i fundit. Rreth orës 18:00 i dërgon një sms gruas time dhe i shkroi; mami mos më prisni! Ne ikëm në polici, bëmë denoncimin. Ishte te shoqja atë natë. Ajo u mor në pyetje. Nuk e kemi parë të shqetësuar vajzën, as kur doli nga shtëpia ditën e hënë. Ma kanë rrëmbyer, këtë mendoj. Vajza bënte çmos për familjen e vetë, është vajzë shembullore. Nuk kemi pasur konflikte brenda familjes, jam i sigurt. Nuk ka pasur asnjë arsyeje vajza. Shoqërohej vetëm me nënën e vetë. Edhe kur kisha takim unë në spitale, më vinte. Vajza ishte e integruar, nuk kishte probleme. Ne nuk dimë gjë që të ketë pasur njohje me ndonjë djalë. Erinda kishte veshur rroba të zeza, shalli ndoshta ishte ngjyrë gri. Ajo atë ditë mori si zakonisht, librat e shkollës. Nuk kishte leke me vete. Vinte hante në drekë në shtëpi, dokumentet i kishte me vete. Mbante gjithmonë pasaportën me vete në çantë. Banojmë në Klemont të Francës. Ajo ka marrë motrën e vetë dhe i kërkoi ndihmë; jam larg Lionit, Parisit. Dua ndihmë! I çoi mesazh zanor, dhe më pas u fik thirrja. Tha; dua ndihmë, se di ku jam! Vajza komunikoi me këtë numër, që na e dha dhe policia. E lija të lirë. Kishte vetëm dy shoqe të rregullta. Dilte me mamin dhe motrën e saj. Kjo është hera e parë që dilte nga familja vetëm. Ajo është rrëmbyer se është e sëmurë! (Qan) Ishte nxënëse mesatare. Kishin respekt të gjithë për të. Edhe shkolla po ashtu kishte vlerësime për të”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?