AKTUALITET

Shtatë vatra aktive zjarri gjatë ditës së sotme, situata më problematike në Dibër, helikopteri i vjen në ndihmë zjarrfikësve

r.ll Përditësimi i fundit 19 Korrik 2024, 18:14
Shtatë vatra aktive zjarri gjatë ditës së sotme, situata
zjarret

TIRANË- Prej gati dy javësh temperaturat e larta kanë mbërthyer vendin, ku si pasojë ka pasur dhe raste të shumta të aktivizimit të vatrave të zjarreve. 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili ka dhënë detajet e fundit në lidhje me situatën me zjarret në gjithë vendin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në postim thuhet se gjatë ditës së sotme janë aktive 7 vatra zjarri në të gjithë territorin.

Sipas tij, situata më problematike është në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha të rralla e barishte. Helikopteri i Forcave të Armatosura iu bashkua këtij operacioni mëngjesin e sotëm për të mos lejuar që flakët, të ndihmuara nga era të përhapen drejt fshatit.

POSTIMI I PLOTË: 

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë ditës së sotme janë aktive 7 vatra zjarri, në territorin e vendit.

Forcat operacionale, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile vijojnë punën në fshatin Madhesh të bashkisë Mat, ku zjarri i rënë prej datës 16 korrik është nën kontroll.

Situata më problematike është në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha të rralla e barishte. Helikopteri i Forcave të Armatosura iu bashkua këtij operacioni mëngjesin e sotëm për te mos lejuar që flakët, të ndihmuara nga era të përhapen drejt fshatit.

Mëngjesin e sotëm u raportua një vatër në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Rras dhe një tjetër në fshatin Kuzhnen të bashkisë Pukë. Forcat e emergjencave po punojnë për shuarjen e tij.

Po punohet gjithashtu për shuarjen e zjarrit në fshatin Sakat më bashkinë e Fushë-Arrëzit, në një sipërfaqe pyjore me pishë të zezë dhe lis, ku vatra u riaktivizua.

Forcat zjarrfikëse janë në aksion për shuarjen e zjarrit edhe në vendin e quajtur “Shkëmbi i Hoxhës” në bashkinë e Kolonjës, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte.

Ndërkaq puna vijon për shuarjen e një tjetër vatre në lagjen “Granicë” të bashkisë Gjirokastër dhe në fshatin Progonat në bashkinë e Tepelenës, ku ka rënë zjarr në afërsi të varrezave publike.

Në vendngjarje për shuarjen e zjarrit kanë shkuar shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Tepelenë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

zjarret ne vend ministria e mbrojtjes niko peleshi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë