AKTUALITET

Shteti Sovran Bektashi në Tiranë, VOA: E paqartë rruga ligjore që do të ndiqet për njohjen e sovrantitetit të tij! Çfarë parashikon Kushtetuta për këtë?

r.ll Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 07:48
Shteti Sovran Bektashi në Tiranë, VOA: E paqartë rruga ligjore
edi rama ne okb

TIRANË- Me idenë për “transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”, kryeministri Edi Rama mbylli fjalën e tij në “Samiti i të ardhmes”, takimi i mbajtur në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Një ditë më parë, ai kishte folur gjatë mbi këtë temë gjatë një interviste dhënë për gazetën amerikane Neë York Times, ndërsa Selia Botërore e Bektashinjve e cilësoi menjëherë një “nismë të jashtëzakonshme” që sipas saj do të sjellë “një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes”. Edhe zoti Rama, deklaroi se shteti Sovran i Bektashinjve do të ishte “një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”.

Ndërsa kryeministri Rama nuk ka ofruar shumë detaje për këtë ide të cilën zgjodhi ta bëjë të ditur nga New York-u, duket qartë se ajo është konsultuar gjatë me komunitetin bektashi, drejtuesit e të cilëve nuk janë gjendur aspak të befasuar. Në një deklaratë të shpërndarë të dielën nga Selia botërore e bektashinjve në Tiranë, shpjegohet se me këtë nismë Urdhëri bektashi “do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative. Kjo lëvizje do t’i mundësojë Urdhrit të forcojë rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën. Sovraniteti do të sigurojë mbrojtjen dhe pavarësinë e praktikave fetare të Urdhrit Bektashi dhe promovimin ndërkombëtar të këtyre vlerave”.

Sipas kryegjyshit botëror bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili po ashtu e kishte komentuar më herët propozimin e kryeministrit në një intervistë po për New York Times-in, “kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare”, citohet kryegjyshi në deklaratë, ndërsa shpjegohet më tej se “si ent shpirtëror, shtetësia në shtetin e ri sovran të Urdhrit Bektashi do të kufizohet vetëm tek anëtarët e klerit dhe individët e angazhuar në administrimin e shtetit. Qeverisja e shtetit do të udhëhiqet nga udhëheqja shpirtërore e Urdhrit, me Kryegjyshin (Dedebaba) dhe një këshill që do të mbikëqyrë funksionet fetare dhe administrative”.

Shteti Bektashi pritet te shtrihet në territoret ekzistuese të Selisë Botërore, në një sipërfaqe disa hektarëshe, në një zonë periferike të Tiranës. Që prej vitit 1929, selia botërore e betashinjve u zhvendos nga Turqia, në kryeqytetin shqiptar.

Mbetet e paqartë rruga ligjore që do të duhet të ndiqet për njohjen e sovrantitetit të tij. Kushtetuta shqiptare parashikon në Nenin 1 të saj se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”. Një ndërhyrje për ndryshimin e saj do të kërkonte një shumicë prej dy të tretave të parlamentit, ose 94 vota.

Nuk ka ndonjë shifër të saktë të numrit të besimtarëve bektashinj në botë, ndërkohë që në Shqipëri, sipas të dhënave të censusit të fundit, të realizuar vitin e kaluar, janë deklaruar si të tillë, pak më shumë se 115 mijë persona, ose më pak se 5 përqind e popullsisë rezidente./VOA

edi rama shteti sovran bektashi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë