AKTUALITET

Shtimi i banesave të reja nuk përkon me rritjen e lejeve për ndërtesa, ose jetojmë në apartamente dy herë më të mëdha?!

n.f Përditësimi i fundit 5 Korrik 2024, 07:46
Shtimi i banesave të reja nuk përkon me rritjen e lejeve për
Foto ilustruese

TIRANË- Stoku i banesave të reja në vend është rritur me74 mijë që nga regjistrimi i vitit 2011, sipas të dhënave të Censit të fundit të INSTAT. Sipas të dhënave zyrtare të censit, në vitin 2023 rezultuan 1,082,529 banesa në të gjithë vendin, që përdoren për banim, me rritje prej 7.4%, në krahasim me vitin 2011, kur u bë Censi i mëparshëm dhe kishte 1,008,243 milionë banesa.

Rritja e stokut të banesave të reja është shumë më e ulët krahasuar me Censin e 2011. Në periudhën 2001-2011 stoku u rrit me 40%, ose 290 mijë banesa më shumë, sipas të dhënave zyrtare.

Për të parë se si krahasohet shtesa e banesave të reja në Censin e 2023 dhe atë të 2011, Monitor ka analizuar të dhënat për sipërfaqen e lejeve të ndërtimit të dhëna vetëm për ndërtesa për banim (rezidente), të cilat raportohen të veçuara nga INSTAT (duke përjashtuar hotelet, zyrat, ndërtesat tregtare, industriale).

Në periudhën 2001-2011, sipas INSTAT janë dhënë 21.4 mijë leje ndërtimi për ndërtesa për banim, për një sipërfaqe totale prej 24.5 milionë metra katror. Këto leje janë përkthyer në 290 mijë banesa gjithsej, me një sipërfaqe mesatare për banesë prej 84 metra.

Për periudhën 2012-2023 janë dhënë gjithsej rreth 10 mijë leje ndërtimi për ndërtesa banimi, për një sipërfaqe totale prej 16.4 milionë metra katror, ose 33% më të ulët se në dekadën e mëparshëm, ndërkohë që shtesa e banesave të reja në dekadën e fundit ishte 74% më e ulët.  Këto leje janë përkthyer në 74 mijë banesa gjithsej, me një sipërfaqe mesatare për banesë prej 221 metra, ose gati tre herë më të lartë?!.

Ndërkohë nga të dhënat rezulton se në periudhën 2012-2023, sipërfaqja e dhënë për një leje ndërtimi (ndërtesë) është rritur ndjeshëm me rreth 44%, çka tregon se janë dhënë leje për ndërtesa/pallate më të larta. Nëse përjashtojmë sipërfaqen e lejeve të dhëna në 2023, sërish, sipërfaqja mesatare për banesë është dy herë më e lartë.

Normalisht, lejet e ndërtimit të dhëna në vitin 2022-2023, kur rikulmoi vala e re nuk janë shndërruar ende në banesa, pasi procesi nga leja në ndërtim dhe përfundim zgjat më shumë sesa dy vjet. Me të njëjtin argument edhe lejet e dhëna në 2010-2011 janë materializuar në banesa pas vitit 2011 (Censi u zhvillua në tetor 2011) dhe duhet të reflektoheshin në Censin e fundit. Edhe me këtë llogari, sipërfaqja për banesë rezulton e trefishuar?!.

Sipërfaqja mesatare për banesë bazuar në lejet e ndërtimi, ndërsa përkon me të dhënat e Censit 2011, është shumë më e madhe në censin 2023, më se dy herë mbi realitetin. Sipas INSTAT, “Për banesat e zakonshme të banuara, pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 përqind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m2 dhe rreth një e katërta (23,7 përqind) kishin një hapësirë të dobishme prej 70-99 m2”.

Nëse marrim një sipërfaqe mesatare maksimale prej 100 metra katror (që normalisht përfshin dhe hapësirat e përbashkëta), dhe bazuar në sipërfaqet e lejeve (përjashtuar 2022 dhe 2023), shtesa e banesave të reja në vend në dekadën e fundit do të rezultonte të paktën 100 mijë.

Nëse shtohet dhe sipërfaqja e dhënë në 2022-2023 (rreth 4.7 milionë metra katorr), që pritet të vihet në funksion në vijim, janë dhe rreth 47 mijë banesa të reja që do i shtohen stokut, ndërkohë që popullsia shënoi një tkurrje me 400 mijë banorë në dekadën e fundit./ Monitor

banesa ndertim instat

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë