AKTUALITET

Shtohen flamingot në Lagunën e Nartës, por e ardhmja e tyre e kërcënuar

n.f Përditësimi i fundit 29 Shtator 2024, 21:22
Shtohen flamingot në Lagunën e Nartës, por e ardhmja e tyre e
Laguna e Nartës

LAGUNA E NARTËS- Laguna e Nartës, që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura të Evropës, ka shënuar këtë vit popullatën më të madhe të flamingove. Por sipas studiuesve habitati i tyre rrezikohet nga planet për zhvillimin e ndërtimeve në funksion të turizmit masiv. Aeroporti i madh ndërkombëtar i Vlorës po ndërtohet fare afër zonës ku jetojnë flamingot.

Laguna e Nartës këtë vit ka dhuruar pamje mbresëlënëse të kolonive të mëdha të flamingove. Peisazhi që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura të Evropës i ndërron herë pas here ngjyrat ndërsa në zemër të lagunës flamingot kërkojnë ushqimin në ushtritë e mëdha plot ngjyra. Studiuesi i shpendëve Mirjan Topi thotë se këtë vit është regjistruar një shifër rekord e popullatës së flamingove në Lagunën e Nartës.

“Vera e këtij viti shënoi një rekord të ri për sa i përket numrit të flamingove në Lagunën e Nartës me rreth 5300 individë që përbëjnë rreth 4% të popullatës europiane të këtij lloji. Kjo e bën këtë zonë një nga ligatinat më të rëndësishme në Mesdhe, jo vetëm të flamingos, por edhe llojeve të tjera të shpendëve”, tregon ai.

Cilësia ekologjike e zonës ka ndikuar në rritjen e popullatave të flamingove ndonëse ata nuk folezojnë në Shqipëri, thotë më tej zoti Topi. Por sipas tij zhvillimet e projekteve ndërtimore pritet të sjellin shqetësim për kolonitë e flamingove në zonën e peisazhit të mbrojtur.

"Unë në fakt e shoh të vështirë, bazuar në rrethanat aktuale të shqetësimit që gjenerohet vazhdimisht në peisazhin e mbrojtur Vjosë -Nartë që flamingove t`u krijohen kushtet e folezimit, sepse në atë zonë, sikundër dihet, po ndërtohet një aeroport dhe ka plane për ndërtimin e strukturave të mëdha për turizmin masiv etj… etj, që në thelb prishin atë që quhet integritet ekologjik i ekosistemit dhe rrjedhimisht ndikojnë popullatat jo vetëm të flamingove, por të gjithë shpendëve të egër"

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës sipas qeverisë shqiptare sjell një zhvillim turistik të këtij rajoni dhe përmirëson ekonominë e banorëve ndërsa organizatat shqiptare për mbrojtjen e mjedisit i kanë kundërshtuar këto plane.

Përfaqësuesi i organizatës për mbrojtjen e natyrës Zydjon Vorpsi, thotë se organizatat mjedisore kanë bërë një padi ndaj organizmave shtetërorë që lejuan ndërtimin e aeroportit në një peisazh të mbrojtur ndërkohë që ende gjykimi është në faza fillestare.

“Janë disa çështje mjedisore që janë në gjykatë. Ajo që shihet në rastin e Aeroportit të Vlorës është që gjykata më shumë e ka zvarritur çështjen duke a pasuar sa në njërën shkallë në tjetrën dhe ende nuk ka menaxhuar që të fillojë çështjen duke mos legjitimuar edhe organizatat në shkallë të parë një e drejtë që e ka dhënë Konventa e Aarhusit dhe Gjykata e Lartë. Kjo është shumë e dëmshme pasi punimet atje vazhdojnë. Pavarësisht se është një precedent i ri mund të përsëritet edhe për ç ështje të tjera duke sjellë largimin e banorëve lokalë, demotivimin e atyre që janë në mbrojtje të mjedisit, për të mos i ruajtur më burimet natyrore”, thotë zoti Vorpsi.

Ndërsa studiuesi i shpendëve Mirian Topi thotë se “tashmë për fat të keq me Ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura lejohet ndërtimi i infrastrukturave të mëdha në Zonat e Mbrojtura që nënkupton zhvillimin e turizmit masiv që në thelb është i paqëndrueshëm.”

Punimet për ndërtimin e Aeroportit vijojnë dhe pritet të përfundojnë, sipas autoriteteve, brenda këtij viti për t`ia lënë vendin vitin e ardhshëm përgatitjeve për operimin e mëtejshëm të aeroportit.

Ndërkohë në dy zona në Zvërnec dhe Sazan, edhe sipërmarrësi amerikan Jared Kushner ka propozuar investime në turizëm. Investimi përfshin një kompleks të rrjetit luksoz "Aman" në Sazan, ndërsa në zonën e Zvërnecit sipas planit pritet të ndërtohen hotele dhe vila me një kapacitet prej 10 mijë dhomash./VOA

laguna e nartës

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë