AKTUALITET

Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Qershor 2026, 07:39

Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët

Teksa hapësira për të parkuar në kryeqytet sa vjen e po zvogëlohet, me ndërtimet e shumta dhe mbylljen e parkimeve të Bashkisë, kosto për të lënë makinën si pranë apartamentit ku banon ashtu dhe kur shkon në punë, sa vjen e po shtohet.

Muajt e fundit, parkimet e mëdha private në qendër të kryeqytetit kanë shtrenjtuar tarifat me 60-70%, sidomos për qëndrimet afatgjata, ndërsa parkimi i Bashkisë është gjithmonë plot dhe nuk arrin të përballojë kërkesën, duke krijuar radhë dhe trafik në rrugë. Në të njëjtën linjë, edhe parkimet ditore apo mujore nëpër lagje po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.

Në “Toptani Shopping Center”, minimumi i pagesës për parkim është 300 lekë (deri në 2 orë). Për 5-7 orë, pagesa është 1000 lekë, ndërsa më herët tarifa për 6-8 orë qëndrim ishte 600 lekë dhe mbi 8 orë ishte 800 lekë. (tashmë 7-10 orë kushton 1400 lekë).

Burime zyrtare nga kompania Gener 2, që menaxhon qendrën Toptani dhe parkimin poshtë saj thanë për “Monitor” se “Toptani është subjekt privat dhe tarifat e parkingut si dhe qiratë janë vendosur në përputhje me kushtet e tregut.

Parkimet janë në funksion të vizitorëve brenda qendrës. Me rritjen e numrit të tyre është bërë e nevojshme të kemi më shumë vende të lira dhe qarkullim të makinave, pa bllokuar kapacitetet tona”.

Më herët, edhe hotel “Plaza” aty pranë kishte shtrenjtuan parkimet. Minimumi i pagesës është 300 lekë për një orë (nga 200 lekë më parë) dhe 400 lekë për 1-2 orë. Deri në Për 5-6 orë qëndrim duhen 800 lekë (nga 600 lekë më parë) dhe për 7-8 orë kushton 1000 lekë (nga 900 lekë më parë).

Edhe nëpër qytet, parkimi për 1 orë po bëhet 300 lekë në shumë vende, nga 200 lekë më parë. Për 24 orë, pakimi tashmë kushton mesatarisht 600-800 lekë edhe nëpër lagje.

Edhe parkimet mujore janë shtrenjtuar, në të paktën 10 mijë lekë në muaj, ndërsa në zonat më qendrore, kushton 15-20 mijë lekë në muaj. Më herët, ato i gjeje dhe me 8-10 mijë lekë në muaj.

Shpesh, problem nuk është vetëm kosto e parkimit, por edhe gjetja e tij. Në zonën pranë Liqenit të Tiranës, dy parkime të mëdha të Bashkisë, me kosto shumë më të lira se në qendër, janë mbyllur për tu rrethuar në pritje të ndërtimit të kullave, duke e bërë pothuajse të pamundur për ata që duan të dalin në ajër të pastër të vijnë deri te Diga me automjet.

Edhe parkimi i Bashkisë te ish Terminali i Autobusëve është mbyllur me kohë. Të njëjtin fat pritet të ketë dhe parkimi te Stadiumi “Selman Stërmasi”, pasi do të jepet si projekt i investimit që zhvillon pronat shtetëore me privatin, ai te Parku i delegacioneve dhe te Pallati i Sportit Asllan Rusi.

Reduktimi i hapësirave për parkim, i shoqëruar me shtimin e ndërtesave dhe të mjeteve në qarkullim, automatikisht ka çuar jo vetëm në shtrenjtimin e tarifave, por edhe të dhimbjes së kokës së atyre që nuk arrijnë të gjejnë një vend për automjetetet e tyre.

Shpenzimet për parkim në kryqytet, të paktën 15 milionë euro në vit

Me zhvillimin e vrullshëm urban të kryeqytetit, të pashoqëruar me menaxhimin e hapësirave dhe përmirësimin e dukshëm të transportit publik, shpenzimet e banorëve për parkimet publike, apo dhe ato private pritet të rriten me shpejtësi, sidomos në kryeqytet.

Vetëm në parkimet e Bashkisë, shpenzimet e qytetarëve janë 650-700 milionë lekë në vit, sipas të dhënave nga buxheti afatmesëm i Bashkisë Tiranë 2025-2027, apo rreth 7 milionë euro.

“Arena S&P”, në pronësi të Grupit FINMAN (Alb-Star), që menaxhon parkimet nëntokësore në zonën e stadiumit “Air Albania” deklaroi të ardhura prej 226 milionë eurosh në vitin 2024 (rreth 2.3 mln euro).

Për parkingje të tjera të mëdha në kryeqytet, që operojnë në hotele apo qendra tregtare, është e vështirë të gjenden të dhëna të detajuara, pasi ato funksionojnë nën emrin e shoqërisë mëmë, si “Gener 2” te Qendra Toptani, apo “The Plaza Tirana”.

Nisur nga të dhënat e “Arena S&P”, që ka madhësi të ngjashme, të ardhurat vjetore të dy operatorëve të tjerë luhaten në rreth 2-3 milionë euro.

Në total, vetëm nga parkimet e Bashkisë dhe në tre parkimet më të mëdha private me pagesë, shpenzimet e qytetarëve llogariten në rreth 15 milionë euro. Kjo është shuma minimale, teksa mbetet i pallogaritshëm shpenzimi në pakimet nëpër lagje.

Një sondazh i Monitor rreth një vit më parë, për trafikin dhe parkimet gjeti se gati 84% e të anketuarve hasnin gjithmonë probleme për të gjetur parkim.

“Janë hequr mbi 30.000 vende parkimi dhe nuk është shtuar asnjë parking i ri, ka mbetur në fazën fillestare, ndërkohë që nevojat rriten. Rrugët nuk janë përmirësuar dhe për të shkuar në një vend ka vetëm një rrugë”, thoshte një komentues.

Krahas vështirësive, parkimi ka një kosto gjithnjë e më të lartë. 46% e të anketuarve thanë se shpenzimi mujor për parkim luhatet midis 5-10 mijë lekë në muaj dhe 17% nga 10-20 mijë lekë.

Si rrjedhojë nëse do të mbash sot një makinë në Tiranë dhe ta përdorësh për të shkuar në punë, sidomos familjet më fëmijë që e kanë të domosdoshme ti shoqërojnë ata në shkollë, kosto vetëm për parkim mund të arrijë dhe në 30-40 mijë lekë në muaj, e përafërt kjo me pagën minimale neto.

Ndërkohë, transporti publik lë shumë për të dëshiruar, sidomos gjatë muajve të verës, ku kondicionerët në pjesën më të madhe janë jashtë funksioni, duke e bërë për shumëkënd të domosdoshëm përdorimin e automjetit privat

Të blesh një parkim, aq sa dikur blije një shtëpi

Sot, nëse do të blesh një shtepi të re është e domosdoshme të mendosh dhe për parkingun, që është shtrenjtuar dukshëm, për shkak të shtimit të kërkesës. Çmimet për blerjen e posteve në parkim të nëndheshëm në komplekset rezidenciale nisin nga 13 mijë euro dhe arrijnë deri në 60 – 80 mijë euro, kur dikur me 60-80 mijë euro mund të blije një apartament.

Në zonat periferike si Kinostudio apo afër Rrugës Bardhyl, çmimet variojnë nga 15,000 deri në 25,000 euro për një post parkimi standard në ndërtimet e reja. Në Unazën e Vogël dhe zonat pak më afër qendrës, çmimet shkojnë nga 20,000 deri në 30,000 euro, sipas ndërtuesve.

Ndërsa në zonat qendrore si ish-Blloku, Komuna e Parisit, Stadiumi ‘Selman Stërmasi’ dhe rruga e ‘Kosovarëve’, çmimet rriten ndjeshëm, duke arritur nga 25,000 deri në 35,000 euro, me raste të rralla që kalojnë edhe 50,000 – 80,000 euro për vende me akses të kufizuar ose në godina luksoze

Numri i makinave për banorë në Tiranë, e kalon mesataren e BE-së

Ndërsa parkimet po pakësohen, makinat sa vijnë e po shtohen. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, në Tiranë ka gjithsej të regjistruara 367 mijë automjeve deri në fund të muajit maj, ose 34% e totalit të autoveturave në vend (gjithsej 1.08 milionë automjete).

Në Tiranë (vetëm qyteti) tashmë ka 611 makina për 1000 banorë, ose më shumë se një në dy banorë ka një automjet. Në këto nivele, Tirana e ka kaluar mesataren e Bashkimit prej rreth 590 automjeteve për 1000 banorë (për vitin 2024, të dhënat e fundit të disponueshme, sipas Eurostat) dhe 30% më e lartë se mesatarja e vendit deri në 31 maj 2026, që sipas të dhënave të INSTAT për popullsisë dhe DPSHTRR ka arritur në 464 makina për 1000 banorë.

Krahas banorëve të Tiranës, në kryeqytet vijnë çdo ditë dhe një fluks i lartë automjetesh që rëndojnë trafikun dhe shtojnë kërkesën për parkime.

Problemet me parkimin në Tiranë po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe në përvojat që turistët ndajnë në rrjetet sociale dhe forumet ndërkombëtare. Në diskutime të publikuara në Reddit, vizitorë që kanë përshkuar Shqipërinë me makinë vlerësojnë peizazhet, mikpritjen dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por veçojnë kryeqytetin si një nga pikat më problematike për parkimin.

Një turist që udhëtoi nga Thethi deri në Ksamil shkruan se Tirana ofron një përvojë urbane interesante, por se “gjetja e parkimit ishte një sfidë”.

Një tjetër vizitor, i cili eksploroi vendin me makinë me qira, këshillon turistët që automjetin ta marrin vetëm kur largohen nga Tirana, pasi trafiku dhe parkimi në kryeqytet mund të bëhen problematikë. Vështirësitë nuk kufizohen vetëm te mungesa e vendeve të lira.

Disa turistë raportojnë gjithashtu situata ku u është kërkuar pagesë për parkim në rrugë nga persona privatë, duke krijuar konfuzion mbi rregullat dhe hapësirat e autorizuara. Komentet sugjerojnë se ndërsa Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, kapaciteti i qytetit për të menaxhuar parkimin dhe lëvizshmërinë po vihet në provë./ Monitor 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë