foto ilustruese
TIRANË- Për eksportet me origjinë nga shtete të ndryshme të botës drejt BE-së, përfshirë edhe mes vendeve europiane, nga sistemi RASFF për periudhën nga 1 janar 2024 deri më 2 prill 2025 janë njoftuar 6,474 raste me risk.
Për sigurinë ushqimore, çështjet më problematike mbeten pesticidet te frutat dhe perime, salmonela te mishi i shpendëve dhe derrit dhe alergjenët në ushqim.
Sistemi rapid i kontrollit i ngritur nga vendet e Bashkimit Europian që më ‘79, vlerësohet se garanton standardet më të larta të sigurisë ushqimore në botë, falë reagimit të shpejtë për të siguruar rrjedhën e shpejtë të informacionit kur zbulohen rreziqe për shëndetin publik në zinxhirin ushqimor.
Procesi fillon me njoftimin nga një anëtar i rrjetit RASFF për ekzistencën e një rreziku serioz, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për shëndetin publik të lidhur me ushqimin ose ushqimin për kafshë.
Ky informacion arrin në Komisionin Europian (si menaxher i sistemit), i cili nga ana e tij verifikon njoftimin dhe ia transmeton menjëherë anëtarëve të tjerë të rrjetit.
Një shabllon i zakonshëm përdoret për të ofruar të gjithë informacionin përkatës dhe të dobishëm duke përfshirë identifikimin e produktit, rrezikun(et) e gjetura, masën(at) e marra si dhe informacionin mbi gjurmimin e produktit.
Me marrjen e këtij informacioni, vendet e tjera anëtare kontrollojnë për shqetësimin e ngritur. Nëse produkti është në tregun e tyre, ata janë në gjendje ta gjurmojnë duke përdorur informacionin në njoftim.
Shtetet anëtarë raportojnë për atë që kanë gjetur dhe çfarë masash kanë marrë. Kjo lejon një rrjedhë transparente dhe të ndërsjellë informacioni ndërmjet anëtarëve të RASFF.
Në rastin e produkteve nga BE-ja, shteti anëtar nga i cili ka origjinën produkti raporton gjithashtu për rezultatin e hetimeve të tij në lidhje me origjinën, shpërndarjen dhe shkakun e problemit të identifikuar.
Kjo u lejon vendeve të tjera anëtare të ndërmarrin veprime të shpejta nëse dhe kur është e nevojshme.
Sistemi trajton edhe rastet e mundshme të mashtrimit të ushqimit qoftë nga një njoftim i RASFF-së ose pas kontrolleve zyrtare nga vendet anëtare të BE-së.
A funksionoi sistemi në rastin e pulës me salmonelë
Më 21 Mars, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi për referimin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ndaj një subjekti privat, pasi kishte importuar nga Brazili fileto pule të ngrirë me prani të bakterit Salmonella Typhimurium.
AKU, në njoftim, nuk dha detaje për sasinë e ngarkesës së importuar dhe bllokuar prej saj deri në rezultatet e mostrës së analizave, por për sa i takon elementeve të veprës penale theksoi se subjekti nuk kishte zbatuar kriteret e gjurmueshmërisë dhe dhënia e informacionit ishte e pasaktë.
Për këtë rast edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pohoi për “Monitor” se operatori i biznesit nuk bashkëpunoi me AKU-në për t’i vënë në dispozicion informacionin e kërkuar.
“Sistemi i gjurmueshmërisë është detyrim ligjor që mbahet nga operatorët e biznesit ushqimor. Të dhënat e mbajtura në këtë sistem gjurmimi i vihen në dispozicion AKU-së sa herë që ky i fundit e kërkon”, citohet në sqarim.
Granit Sokolaj nga qendra “Alert“ tha se rasti i fundit është paksa i veçantë, për faktin se sistemi ka funksionuar, por është një boshllëk ligjor që e ka shkaktuar këtë situatë.
“Inspektori i Pikës së Inspektimit Kufitar në Portin e Durrësit, në momentin që ka marrë mostrat për analiza, nuk ka lënë detyrë që Operatori i Biznesit Ushqimor të mbajë sasitë të bllokuara deri në rastin e daljes së rezultateve.
Nuk është detyrim ligjor për sa kohë ka qenë punë rutinë mbi bazën e planit vjetor të AKU-së dhe jo mbi një rast Alert-i apo dyshimi“./MONITOR
siguria ushqimore në vend kontrollet ne be
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
13 Prill08:23
Riformatimi i prodhimit, si po përshtaten bizneset përballë krizave
foto ilustruese
TIRANË- Sektori i prodhimit në vend po shpreson t’i kthehet rritjes nga pika e ulët në të cilën ka r&eu...
r.ll
AKTUALITET
13 Prill08:23
"Frutat dhe perimet me pesticide dhe mishi me salmonelë"/ Çfarë po konsumojmë?
foto ilustruese
TIRANË- A.Ç., prej disa ditësh gjendet i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, për shkak të he...
r.ll
AKTUALITET
13 Prill08:22
Temperaturat pësojnë rritje, zbuloni si do të jetë moti ditën e sotme
foto ilustruese
TIRANË- Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta...
M.B.
AKTUALITET
12 Prill22:27
Vrasja e Ilaria Sulës/ Mediat italiane: Ja provat që u gjetën në banesën e Mark Samson, çfarë konfirmojnë ato?
ITALIA- Disa nga provat se u gjetën në banesën e Mark Samson i cili vrau shqiptaren Ilaria Sula dhe trupin e saj e futi në vali...
M.B.
AKTUALITET
12 Prill22:08
Vrau gruan e pronarit në Shkodër me porosi të tij, Gjykata Kushtetuese hedh poshtë pretendimet e të dënuarit përjetë
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të lërë të pandryshuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fatjon K...
E.D
AKTUALITET
12 Prill12:14
Hapet pikëkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
KOSOVË- Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë përuruar të shtunën pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit –...
E.D
AKTUALITET
12 Prill11:37
Qëlloi me armë në drejtim të banesës së dy vëllezërve në Domje, vihet në pranga 30-vjeçari në Tiranë
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ...
I.A
AKTUALITET
12 Prill08:56
VIDEO/ Ndotja e ujit në Tiranë, Krimi Ekonomik 'zbarkon' në terren
TIRANË- Krimi Ekonomik ka zbarkuar në terren, pas denoncimeve të shumta për shkak të ndotjes së ujit në kryeqytet...