AKTUALITET

Si i mbijetoi Fatmir Xhafaj ‘Rilindjes’ së Edi Ramës dhe mburoja për Veliajn

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2025, 21:54
Si i mbijetoi Fatmir Xhafaj ‘Rilindjes’ së Edi Ramës dhe

Në emisionin e sotëm të “Plug” tregohen aferat korruptive dhe abuzimi me fondet shtetërore nuk kanë pasur për qëllim vetëm majmjen financiare të qeveritarëve, por bashkë me to edhe blerjen e influencave politike. Në vijim do t’ju njohim me profilin e një prej personazheve më të rëndësishme të së majtës, për të hedhur dritë më pas, me një prej këtyre qokave milionëshe, me prapavijë, efektet politike.

Fatmir Xhafaj, një figurë politike, që njihet nga opinioni publik për daljet e tij në podiumet krah ish-diktatorit Enver Hoxha. Pas rënies së komunizmit, Fatmir Xhafaj iu përkushtua profesionit, me ish-partinë e ristrukturuar në Partinë Socialiste, ku duket se për të nuk kishte një vend të garantuar. Para viteve 2000, Xhafaj u distancua nga drejtësia për t’u riangazhuar në politikë, me afrimin që ish-kryeministri i ndjerë Fatos Nano i bëri në Këshillin e Ministrave. Me gjithë përplasjet dhe lëvizjet e tij nga njëri grup në tjetrin brenda së majtës, në vitin 2001, Nano do e kandidonte për deputet në qytetin e Pogradecit.

Teksa Edi Rama vijonte ngjitjen në krye të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj sërish gjeti stacionin ku të zbriste nga lokomotiva politike e Nanos. Me besimin e kryetarit të ri të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ishte një ndër të paktat figura, së bashku me Gramoz Ruçin, që Rama nuk e spastroi nga garda e vjetër e socialistëve.

Marrëdhënia vijoi e fortë mes tyre, deri sa një tjetër yll rilindas po ngjitej në skenë, e nuk fshehu pretendimet për fronin që mbante Edi Rama. Fatmir Xhafaj iu bashkangjit kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku siç rezulton, marrëdhëniet e tyre nuk ishin thjesht politike. Ky bashkëpunim bëri që Rama t’i jepte një tjetër goditje gardës së vjetër socialiste, me degdisjen e Fatmir Xhafajt në fund të listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e vitit 2021.

Ndërsa Edi Rama po e nxirrte nga dera, Erion Veliaj me pushtetin maksimal që kishte siguruar në Tiranë sfidoi edhe kryeministrin, me kontributin për ta bërë Fatmir Xhafajn deputetin më të votuar në Tiranë. Kjo sfidë, ndërsa për sytë e opinionit publik anashkalohej, duket se brenda socialistëve zjente edhe më shumë. Hakmarrja politike e Ramës këtë herë nuk ra mbi Xhafajn, por mbi Veliajn, pozitat e të cilit nisën të dobësoheshin me heqjen e ekskluzivitetit të drejtimit politik të Tiranës, e deri te rënia e tij në rrjetën e drejtësisë. Ndërsa Erion Veliaj do të përballej me problemet e tij politike dhe ligjore, Xhafaj nuk nguroi t’i bëjë avokatin edhe në Kuvend.

Por fill pas kësaj, ish-ministri i Brendshëm bëri kthesën e radhës, për në stacionin e ri. Ndërsa Erion Veliaj tashmë kishte rënë nga pozitat e duhet të përballet me drejtësinë, nga qelia e paraburgimit të Durrësit, Fatmir Xhafaj shihet të ketë një afrim me rivalen politike të kryebashkiakut, Belinda Balluku. Lëvizje e cila duket se u shpërblye menjëherë me katapultimin e tij në krye të Komisionit të Posaçëm që do të mbante nën presion drejtësinë e re, i cili sot është shndërruar në një komision të përhershëm, por nën petkun e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë