AKTUALITET

Si përfitohet zbritja / rimbursimi nga DIVA për shpenzimet arsimore

n.f Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 08:15

Si përfitohet zbritja / rimbursimi nga DIVA për shpenzimet arsimore

TIRANË- Individët e punësuar dhe personat fizikë nga zbritja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve të moshës nën 18 vjeç nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave (DIVA) do të kenë mundësi të përfitojnë jo vetëm ulje tatimore, por edhe të kërkojnë rimbursim nga tatimet në rastet e tepricës kreditore.

Audituesi ligjor Julian Saraçi thotë se e drejta për përfitim rimbursimi bëhet për rastet kur të punësuarit dhe biznesi rezulton me tepricë kreditore.

“Në rastet kur pas dorëzimit të deklaratës në 31 mars 2026 (DIVA për të punësuarit ose deklarata e biznesit për personat fizikë) rezulton tepricë kreditore nga këto zbritje mund të kërkohet për rimbursim.

Sipas Nenit 75 të ligjit nr. 9920, nëse tatimpaguesi ka paguar më tepër tatim, administrata tatimore fillimisht përdor shumën e tepërt për të shlyer detyrime të tjera të papaguara.

Me miratimin me shkrim të tatimpaguesit, pjesa e mbetur ose i rimbursohet brenda 30 ditëve kalendarike ose kalohet për të mbuluar detyrimet e ardhshme”, shpjegon audituesi ligjor Julian Saraçi.

Ndërsa për sa i përket zbritjeve vjetore të shpenzimeve për arsimim në praktikë, kjo nënkupton që një familje me dy fëmijë të moshës nën 18 vjeç mund të përfitojë deri në 96,000 lekë zbritje për shpenzimet arsimore të fëmijëve dhe deri në 100,000 lekë për arsimin, nëse i plotëson kushtet që të ardhurat vjetore të jenë nën 1,2 milionë lekë, duke ulur ndjeshëm tatimin e përgjithshëm që duhet të paguajë.

Këto ndryshime vijnë si pjesë e Aktit Normativ nr. 7, datë 14.12.2023 të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili parashikon mbështetje fiskale për familjet përmes dy përfitimeve kryesore.

Sipas dispozitave të reja që hyjnë në fuqi më 1 janar 2025, përfitimet për individët do të jenë 48,000 lekë në vit zbritje nga baza tatimore për çdo fëmijë nën 18 vjeç, pa kufizim të të ardhurave; 100,000 lekë në vit zbritje për shpenzimet e dokumentuara për arsimimin e fëmijëve, por vetëm për individët me të ardhura vjetore nga punësimi më pak se 1,2 milion lekë.

Këto zbritje nuk do të aplikohen çdo muaj në pagë, por vetëm një herë në vit, kur plotësohet deklarata DIVA për të ardhurat personale.

Zbritjet do të bëhen përmes deklaratës vjetore DIVA, e cila dorëzohet për vitin tatimor 2025 deri më 31 mars 2026.

“Përveç zbritjeve standarde, parashikohet edhe një kompensim prej 48,000 lekësh për çdo fëmijë në ngarkim deri në 18 vjeç, si dhe deri në 100,000 lekë për shpenzimet e arsimit të fëmijëve, me kusht që të ardhurat vjetore të tatueshme të mos e kalojnë kufirin prej 1,2 milionë lekësh”, thotë audituesi ligjor Julian Saraçi.

Këto zbritje mund të kërkohen vetëm nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, përmes deklaratës vjetore të të ardhurave (për individët) ose deklaratës së tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi (për personat fizik). Për këtë kërkohen dokumente justifikuese, si certifikata familjare, kontrata me institucionet arsimore dhe faturat e pagesës./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë