AKTUALITET

Si po ndryshon tregu i automjeteve, trefishohen importet nga Koreja e Jugut në janar-korrik

n.f Përditësimi i fundit 16 Gusht 2024, 07:58
Si po ndryshon tregu i automjeteve, trefishohen importet nga Koreja e Jugut
Foto ilustruese

KORE- Koreja e Jugut është kthyer në vendin e dytë nga ku Shqipëria importon makina të përdorura duke lënë pas Gjermaninë apo Zvicrën. Të dhënat zyrtare tregojnë se 17.4 për qind e mjeteve që u importuan gjatë janar-korrik 2024 i takojnë këtij vendi me një rritje të dukshme me janar-korrik 2023 kur zinin 7 për qind të totalit.

Në numër mjetet e importuara nga Koreja e Jugut janë rritur me më shumë se 3 herë ku nga rreth 2956 tashmë kanë arritur në 10.6 mijë mjete. Tendenca rritëse e importeve nga Koreja vihet re qartësisht edhe e sy të lirë nga një numër i shtuar i agjencive importuese por edhe reklamave të sponsorizuara në rrjete sociale të tyre.

I vetmi vend që ende kryeson importet duke lënë pas Korenë është Italia nga ku importet kanë një peshë 18.2 për qind, ose 11.1 mijë automjete në janar-korrik. Në vend të tretë vjen Gjermania me 17.2 % (10.5 mijë mjete) dhe më pas me radhë Zvicra me 9.1%, SHBA me 6.7%, Kina me 5.7% (shiko grafikun: Importet e automjeteve, sipas shteteve, 7 mujori).

Pse Koreja e Jugut po dominon tregun

Tendenca e importeve nga Koreja e Jugut duket se ka pas në pamje të parë një tendencë globale të stimulimit të mjeteve miqësore me mjedisin. Politikat qeveritare nxisin përdorimin e mjeteve sa më të reja dhe kryesisht ato elektrike ose hibride. Kjo ka bërë që përdorimi i mjeteve me djegie të eliminohet me ritme të shpejta, duke nxitur shitjen e tyre.

Makina e përdorura nga Koreja vijnë me një çmim dukshëm më ekonomik sesa ato të Europës që skeptikët e cilësojnë se vjen si efekt i standardeve më pak strikte të mjeteve sesa ato në BE kurse një tjetër argument është kostoja më e lirë e krahut të punës.

Pavarësisht dilemave duket se importet nga Koreja e Jugut mbeten tejet aktive dhe çmimet e leverdishme po nxisin shqiptarët të orientohen gjithmonë e më shumë drejt tyre. Mënyrat e blerjes janë dy: ose duke porositur online dhe duke i paguar agjencisë tarifën e inspektimit dhe transportit ose duke blerë direkt nga agjencitë një mjet të siguruar prej tyre.

Sipas mediave koreane, ka një rritje të ndjeshme të eksporteve të makinave të përdorura. “Dërgesat dalëse të makinave të pasagjerëve të përdorura arritën në 4.44 miliardë dollarë në vitin 2023, duke u rritur me 66 për qind nga një vit më parë, sipas të dhënave të përpiluara nga Shoqata e Eksportit të Makinave të Përdorura të Koresë. Për sa i përket njësive të shitura, shifra arriti në 555,549, duke u rritur me 68 për qind gjatë periudhës.

Makinat me benzinë ​​zënë pjesën më të madhe prej 67,5 për qind, të ndjekura nga makinat me naftë me 30,3 për qind dhe modelet hibride me 1,3 për qind. Eksportet e makinave hibride arritën gjithashtu një rekord të ri, me eksportet e tyre që u rritën 82 për qind në krahasim me vitin 2023 në 124.2 milionë dollarë”, shkruan Korea Times.

Mjetet e regjistruara për herë të parë në vend të blera qoftë përmes importuesve apo koncesionarëve shënuan rritje edhe në korrik. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor tregojnë se muaji i shtatë i vitit shënoi edhe rekordin në raport me muajt paraardhës. “Korrik 2024, rekord shifrash të mjeteve të regjistruara për herë të parë për vitin 2024, prej 10,724 regjistrimesh! 34 për qind më shumë regjistrime krahasuar me Korrik 2023.

Rreth 24% regjistrime krahasuar me Dhjetor 2023, i cili ka qenë muaji më i mirë i 5 viteve të fundit” nënvizohet në publikimin e DPSHTRR. Sipas të dhënave periudha Janar-Korrik 2024 numëron 61,081 regjistrime ndër të cilat 83% e totalit janë autovetura. Kjo shënon 117% më shumë regjistrime krahasuar me Janar-Korrik 2019 dhe 45% më shumë krahasuar me Janar-Korrik 2023. DPSHTRR vëren se regjistrimet e mjeteve për herë të parë kanë ndikuar në rinovimin e flotës në vend pasi një pjesë e mirë e tyre janë të gjeneratës së fundit.

“Rinovohet flota me 10,610 mjete të gjeneratës së fundit , 0-3 vite: 174% më shumë regjistrime krahasuar me Janar-Korrik 2019 dhe 66% më shumë regjistrime krahasuar me Janar-Korrik 2023.

Si muaji më i mirë i vitit 2024 dhe i periudhës 2019-2024 për regjistrimet për herë të parë të mjeteve, DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve dhe ata ekzistues: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor; Kryeni kontrollet periodike të mjetit; Përpara se të importoni një mjet, kryeni “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”” nënvizon DPSHTRR. / Monitor

kore e jugut tregu i automjeteve

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë