foto ilustruese
TIRANË- Personazhet e njohur të botës së krimit, autorë vrasjesh dhe kryesisht trafikantë të kokainës si duket nuk kanë më një “strehë” për t’u fshehur.
Arratia ka përfunduar për disa nga të shumëkërkuarit e drejtësisë shqiptare dhe tashmë janë kthyer në atdhe. Të vendosur në vendet fqinje si Greqia, apo në shtete të cilat nga kanë marrëveshje ekstradimi me shumicën e e vendeve, si Dubai, tashmë ndodhen pas hekurave.
I pari që u ekstradua ishte, Laert Haxhiu, një nga personat më të kërkuar të Policisë së Shtetit mbërrit nga Greqia në Shqipëri më 3 korrik 2024.
Ndonëse ekstradimi u vonua për shkak se Haxhiu u paraqit para gjykatës greke si një minoritar dhe përkrahës i OMONIA-s, këmbëngulja autoriteteve shqiptare, mes të cilave Interpol Tirana, ka bindur palën greke për të dhënë dritën jeshile për ekstradimin e të dënuarit përjetë.
Haxhiu, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit, u arrestua rastësisht në Greqi në maj të 2023-shit. Ai ndodhet në burgun 313, i vetëm në qeli, duke shmangur kështu komunikimin me njerëz të tjerë.
Vetëm një muaj më pas rasti i dytë do të shënonte dhe rënien e ‘kështjellës’ së Dubait. Në gusht të 2024 u sollën nga Dubai në Tiranë shtetasit e shumëkërkuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.
Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe u bënë dy personat e parë që janë ekstraduar nga Dubai. Të dy konsiderohen nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si organizator i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, ku mbeti i vdekur shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.
Por mbi Dervishajn dhe Meçen rëndojnë edhe akuza të tjera. Plarent Dervishaj u arrestua bashkë me Meçen në Dubai pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi. Ky i fundit e akuzoi për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut.
Rasti i tretë ishte ai i një ditë më parë (8 janar 2025), ku ‘mbreti' shqiptar i kokainës, Gramos Rexhepi alias Dritan Rexhepi u ekstradua nga Turqia në vendin tonë.
Ekstradimi i Rexhepit kërkohej edhe nga disa vende, një prej tyre Italia, e cila e ka dënuar me 20 vite burg. Autoritetet italiane akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg. Shqiptari ka mohuar përfshirjen e tij në këto krime. Ekuadori e Belgjika janë dy vendet e tjera që e kërkojnë Rexhepin. Ai ka llogari të hapura me drejtësinë edhe në Spanjë e Britani të Madhe.
Rexhepi akuzohet si porositës për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, ngjarje kjo e ndodhur 4 vite më parë, pas konfliktit me vëllezërit e viktimës për një sasi kokaine. Ndërkohë në janar të vitit 2024 Gjykata Kushtetuese la në fuqi përfundimisht dënimin për Dritan Rexhepin me 25 vjet burg për vrasjen e policit Durim Kasmi në vitin 1999 në qendër të Krujës dhe plagosjen e Ramazan Bakiut, i cili ndërroi jetë disa ditë më pas.
Por a do të kenë të njëjtin fat edhe personazhet e tjerë të botës së krimit?
Teksa ‘miti’ i Dubait ra, njeriu që konsiderohet nga SPAK si “i forti” i Niklës, Durim Bami pritet të dalë para gjykatës, për tu njohur me vendimin, nëse ai do të ekstradohet në Shqipëri apo do të vijojë të qëndrojë si rezident në Dubai. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, Bami do të jetë personi i tretë që ekstradohet nga Dubai, pas Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt. Prej disa muajsh ai po qëndron në një burg në Dubai, pasi SPAK e akuzon për veprën penale të “sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”, në dëm të Arben Ndokës, Ervis Martinajt, Erigers Mihasit dhe Hektor alias Tori Xheçukës. Nga ana tjetër Durim Bami, kërkon të mos ekstradohet në Shqipëri me pretendimin se në këtë vend i rrezikohet seriozisht jeta, pasi është përndjekur në mënyrë sistematike nga 18 persona, që ai i quan anëtarë të grupeve kriminale, të cilët duan të vrasin.
A do të arrijë Shqipëria ta sjellë Durim Bamin përpara hetuesve për tu pyetur? 2025-a do të na e tregojë qartë këtë gjë.
Në natën e ndërrimit të viteve një tjetër i shumëkërkuar i drejtësisë shqiptare u arrestua në Greqi. 47-vjeçari Jani Alia, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, u arrestua në Athinë. Alia është kapur rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar pasi teksa ecte në rrugë e kanë pikasur si person të dyshimtë. Gjatë kontrollit të të dhënave të tij kanë zbuluar se 47-vjeçari mbante me vete një kartë identiteti false greke, ndaj dhe e kanë shoqëruar në stacionin e Policisë. Aty kanë zbuluar se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm për vrasje dhe ngjarje të tjera të ndodhura në Athinë. Aliaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi më 1 maj në vitin 2016, vrau Elton Çiçon në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Autoritet shqiptare janë në pritje të ekstradimit të tij./DOSJA.al
laert haxhiu dritan rexhepi plarent dervishaj durim bami ekstradimet nga dubai
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Janar15:39
“Lokali frekuentohej nga politikanë e ministra”/ Gjyqi për “Plumbin e Artë”, Nuredin Dumani rrëfen si u bë mik me Festim dhe Petrit Qolin
TIRANË- Seanca e Nuredin Dumani vijon me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor “Plumbi i...
I.A
AKTUALITET
9 Janar14:35
RENEA hyn në apartamentin në Astir, e reja gjendet e vetme
TIRANË- Forcat RENEA dhe policia kanë mundur të hyjnë në apartamentin në katin e 8 në Astir, pasi një vajzë ...
ZH.LL
AKTUALITET
9 Janar13:46
Patriarku bullgar i dërgon letër Kryepeshkopit të Shqipërisë: Një lutje për shërim të shpejtë
Patriarku Daniel i Bullgarisë
BULLGARI- Në festën e Shën Gjon Pagëzorit, Pararendësit dhe Pagëzorit të Zotit, lajm...
M.B.
AKTUALITET
9 Janar13:41
"Ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap!" Forcat RENEA rrethuan pallatin në Tiranë, Policia: Një qytetare pretendon se është dhunuar nga disa persona
TIRANA- Policia ka njoftuar se lidhur me raportimin se forcat e RENEA dhe FNSH kanë rrethuar një pallat në zonën e Astirit, një ...
I.A
AKTUALITET
9 Janar13:37
Investigimi i Piranjave/ Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha
TIRANË- Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Shkarkimi i Bashës nga ky post vjen pa...
ZH.LL
AKTUALITET
9 Janar13:28
EMRAT/ U kapën me doza lëndë narkotike dhe eksplozivë, arrestohen 3 persona në Lushnjë! Një 17-vjeçar procedohet në gjendje të lirë
arrestimi
LUSHNJË- Tre persona janë arretuar në Lushnjë, pasi janë kapur me lëndë narkotike kanabisi. Tre të arrest...
ZH.LL
AKTUALITET
9 Janar13:10
Tragjedia e dy motrave shqiptare në Itali/ Kunati zbulon detajet: Viktima ishte në proces divorci! E mbijetuara është shprehur se kishte persona të tjerë në banesë
italia
ITALIA- Tragjedia e dy motrave shqiptare në Genova të Italisë, ka kati i katërt ka mbetur ende mister, teksa kunati i tyre ...
M.B.
AKTUALITET
9 Janar12:11
"Kam luajtur dhe kam humbur!" SPAK i konfiskoi pasuritë, kush është Eridan Veliu dhe lidhja e tij me përgjimet e SKY ECC në Belgjikë
TIRANA- Eridan Veliu është një nga personat, pasuria e të cilëve është konfiskuar nga SPAK. 51-vjeçari në fakt ...
I.A
AKTUALITET
9 Janar11:15
VIDEO/ U dhunua brutalisht me leva dhe sëpatë, zbardhet dëshmia e Adriatik Roshit: S’i njoha, ishin me maska
TIRANË- Adriatik Roshi, i cili u dhunua disa ditë më parë nga grupi i biznesmenit Luçiano Koçeku (Tur Koçeku) ka...
I.A
AKTUALITET
9 Janar11:14
EMRAT/ Të akuzuar në Belgjikë për trafik droge, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 5 personave
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfliskimin e disa pasurive të paluajtshme të disa anëtarëve të nj&eum...