AKTUALITET

Siguria e digave, Banka Botërore 1.6 milionë USD për studime fizibiliteti

b.z Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 07:46
Siguria e digave, Banka Botërore 1.6 milionë USD për studime
Foto ilustruese

TIRANË - Digat bujqësore në vend pritet të kalojnë në studime fisibiliteti për të parë sigurinë e tyre, vlerësimin hidrologjik dhe strukturor si dhe marrjen e masave në rast nevoje.

Banka Botërore publikoi së fundmi një dokument mbi një projekt që synon të mbështesë qeverinë shqiptare konkretisht Ministrinë  Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në rritjen e sigurisë së mbi 400 digave. Vendimi për financimin 1.6 milionë dollarë pritet që të kalojë në Bordin e Bankës në datën 31 janar të këtij viti.

Projekti në fjalë “Optimizimi i sigurisë së digave dhe qëndrueshmëria e sistemeve të ujitjes në kontekstin e ndryshimeve klimatike” synon që  të mbështesë Qeverinë Shqiptare në kryerjen e studimeve paraprake të fizibilitetit.

“Në përgjithësi qëllimi është zbulimi dhe adresimi i rrezikut klimatik për menaxhimin e ujit dhe bujqësinë dhe infrastrukturën e rrënuar të ujit me fokus në rritjen e kapacitetit të ruajtjes së ujit të rezervuarëve për përshtatjen ndaj një klime në ndryshim” thuhet në dokument.

Konkretisht, projekti synon të përgatisë bazat drejt rritjes së sigurisë dhe disponueshmërisë së ujit të digave për të ujitur një sipërfaqe prej 180 mijë hektarë tokë bujqësore e vendosur kryesisht në pjesën perëndimore-bregdetare të Shqipërisë nga Shkodra në Vlorë, duke bërë të mundur rritjen e rendimentit dhe të ardhurave për 200,000 ferma.

Rehabilitimi, modernizimi i digave dhe përmirësimi i sigurisë së tyre do të duhet të përfshijë masat strukturore dhe jo-strukturore, vlerësimin hidrologjik, forcimin strukturor të digave dhe përmirësimin e ruajtjes së ujit në rezervuarë, menaxhimi i sedimenteve, modernizimi i kontrollit dhe monitorimit, si dhe masa të tjera që do të përmirësonin sigurinë dhe funksionimin e digave.

Komiteti i Digave të Mëdha herë pas here ka ngritur shqetësimin e monitorimit dhe vlerësimit të digave bujqësore për të parë sigurinë e tyre duke qenë se prej vitesh nuk ka të dhëna mbi gjendjen konkrete. Mosvlerësimi në kohë i rreziqeve mund të ketë pasoja të mëdha për komunitetet ku ndodhen këto diga. Një rast i çarjes së një dige ishte ajo e vetëm pak ditëve më parë në Bunec edhe pse diga në fjalë nuk ishte bujqësore por diga e një HEC-i për prodhim energjie, e cila përmbyti disa biznese./Monitor

diga banka boterore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë