AKTUALITET

Siguria energjetike/ Sekretariati i Komuniteti i Energjisë për vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria ende nuk ka plan gatishmërie

M.B. Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 07:49

Siguria energjetike/ Sekretariati i Komuniteti i Energjisë për vendet

TIRANA- Kriza e energjisë që nisi në fund të verës 2021 dhe kulmoi në vitin 2022 u bë dhimbja e kokës e shumë vendeve përfshirë Shqipërinë e cila u detyrua të paguante disa qindra milionë euro në importe. Njëkohësisht ajo kohë shërbeu tek një theks i shtuar për diversifikimin dhe rritjen e sigurisë energjetike.

Por raporti i fundit i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për vendet e Ballkanit Perëndimor vëren se akoma edhe sot vendi ynë nuk ka një raport gatishmërie për rastet e emergjencës. Treguesi i sigurisë energjetike rezulton në total me një realizim 8 për qind për Shqipërinë duke renditur edhe arsyet pse masat e mara për të rritur këtë siguri mbeten ende të zbehta.

“Shqipëria nuk ka transpozuar Rregulloren (BE) 2019/941 dhe as ka caktuar autoritetin kompetent për gatishmërinë ndaj rrezikut megjithëse afatet mbaronin respektivisht më 31 dhjetor 2023 dhe 5 janar 2023. Zhvillimi i planit të gatishmërisë ndaj rrezikut nuk është iniciuar. Shqipëria nuk i ka dorëzuar Sekretariatit Deklaratat e Sigurisë së Furnizimit me Energji Elektrike, megjithëse e detyruar nga neni 29 i Traktatit. Gjendja e jashtëzakonshme për Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë që nga viti 2024. Rregullorja (BE) 2017/2196 gjithashtu nuk është transpozuar deri më tani,” thuhet në raport. Në total vetëm siguria energjetike e lidhur me elektricitetin është vetëm 8 për qind.

Sa i takon sigurisë nga furnizimi me gaz realizimi i këtij treguesi është në nivelin 73 për qind dhe kjo i atribuohet miratimit të kuadrit rregullator.

“Rregulloret e emergjencës së gazit janë vendosur pas ndryshimeve në Ligjin e Gazit në vitin 2021, i cili përfshin aspekte specifike të Rregullores së Sigurisë së Furnizimit me Gaz (BE) 2017/1938. Shqipëria përputhet zyrtarisht me Rregulloren SoS,” thuhet në raport.

Ndërkohë elementi i tretë siguria e furnizimit me naftë diçka që diskutohet prej vitesh dhe ka të bëjë me planin e rezervave. Ky tregues sipas Sekretariatit vlerësohet në 28 për qind.

“Sistemi aktual i ruajtjes së rezervës së natës Shqipëri rregullohet nga legjislacioni që daton që nga viti 1999 (ndryshuar në 2004) dhe dekretet e qeverisë të viteve 2004 dhe 2007, duke vendosur të gjithë detyrimin e stokut mbi industrinë e naftës. Në vitin 2018, u hartua drafti për krijimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rezervës minimale të sigurisë së naftës dhe produktet e saj. Megjithatë, kjo nuk u miratua gjatë periudhës raportuese. Në vend të kësaj, në vitin 2022,u hartuan tre projekt-rregullore dhe një vendim qeverie për të krijuar një sistem që përputhet me kërkesat e Direktivës duke ruajtur model të bazuar në industri. Megjithatë, procedurat aktuale të emergjencës mbeten të pamjaftueshme për të përmbushur standardet e Direktivës. Shqipëria nuk ka dorëzuar pyetësorin të importit mujor të naftës bruto të furnizimit (COIR) që filloi në janar 2023. Nuk është bërë gjatë periudhës së raportimit, dhe kuadri ligjor i Shqipërisë mbetet i papajtueshëm,” vëren raporti./ Monitor

energjia elektrike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë