
Siguria ushqimore në Shqipëri vijon të mbetet një nga shqetësimet më të mëdha për konsumatorët dhe prodhuesit vendas.
Në një treg ku produktet vendase dhe ato të importuara bashkëjetojnë çdo ditë në raftet e dyqaneve, shpesh ngrihen pikëpyetje për cilësinë, origjinën dhe kontrollin e ushqimeve që konsumojnë qytetarët.
Fermerja nga Erseka, Filloreta Prifti, ngre alarmin për këtë situatë, duke theksuar se në vend mungon kontrolli i mirëfilltë mbi cilësinë e produkteve ushqimore.
Sipas saj, Shqipëria është shumë e varur nga importi dhe shpesh nuk ka garanci për standardet e ushqimeve që hyjnë në treg.
Prifti thekson se fokusi i shumë prodhuesve dhe tregtarëve është rritja e sasisë dhe fitimit, ndërsa cilësia dhe vlerat ushqyese lihen në plan të dytë.
Ajo veçon si më problematike drithërat dhe nënproduktet e tyre, vajrat, produktet shtazore dhe perimet, për të cilat, sipas saj, mungon kontrolli i duhur.
Sipas fermeres, përveç institucioneve që duhet të forcojnë mbikëqyrjen, edhe vetë qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe të kërkojnë më shumë transparencë për atë që konsumojnë.
Pa rritjen e përgjegjësisë nga të gjitha palët, paralajmëron ajo, rreziku për shëndetin publik mbetet i lartë.
Në një situatë ku siguria ushqimore mbetet një shqetësim në rritje, fermerja apelon për më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët dhe përgjegjësi më të madhe nga institucionet dhe prodhuesit.
Sipas saj, vetëm përmes kontrolleve më të forta, transparencës në treg dhe kujdesit të konsumatorëve për atë që vendosin në tryezë, mund të shmanget rreziku për shëndetin dhe të rikthehet besimi tek ushqimi që konsumojnë shqiptarët çdo ditë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Mars10:56
Abuzim me tenderin mbi 2.2 miliardë lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve
GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve të ARRSH të cilët SPAK i akuzoi për shkelje në një tender me vler...
AKTUALITET
13 Mars10:53
Plagosja e minatorit në Spaç, KSSH: Punëtorët nuk kanë kushte për sigurinë e tyre
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë shpreh solidaritet me minatorin E.Gj., babai i pesë fëmijëve, i cili u plagos rënd&...
AKTUALITET
13 Mars10:38
EMRAT/ Grup i strukturuar kriminal dhe drogë, Gjykata e Posaçme jep masat e sigurisë për pesë të akuzuarit
Gjykata e Posaçme njofton se ka dhënë masat e sigurisë për grupin e strukturuar kriminal të arrestuar për trafikim të...
AKTUALITET
13 Mars10:43
'Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës'/ Bozdo: PD do propozojë një ligj kontrollues
Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi nga Kuvendi se teksa shumë ...
AKTUALITET
13 Mars10:36
ARRSH njofton ndërhyrjen e kontrolluar me eksploziv në aksin Llogara-Palasë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se sot, rreth orës 12:00, në segmentin rrugor të Llogarasë, rreth 850 metra nga dalja e tunelit në...
AKTUALITET
13 Mars10:25
I shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm, arrestohet 61-vjeçari italian në Rinas
Policia kufitare në Rinas arrestoi 61 vjeçarin italian me inicialet V. C., pasi ishte dënuar me dy vite burgim në Francë.
Italiani...
AKTUALITET
13 Mars10:01
Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Oficerët e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar kanë zhvilluar një operacion kontrolli në Malandrinos Prison, ku ...
AKTUALITET
13 Mars10:00
EMRI/ U aksidentua më 6 mars, ndërron jetë 20-vjeçari nga fshati Tale
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 20-vjeçari Kristjan Kola, i cili u aksidentua më 6 mars në aksin Rrile-Sh&eum...
AKTUALITET
13 Mars09:52
EMRI/ U përplas nga fadroma gjatë punës, humb jetën 43-vjeçari
Një punëtor ka humbur jetën sot në një gurore në zonën e Dajtit, pasi u përplas nga një fadromë gj...
Piranjat News
AKTUALITET
13 Mars09:06
VIDEO/ “Janë bllokuar kanalizimet e ujërave të zeza”, banorja në Rrushkull: Fëmijët u sëmurën nga infeksionet, bashkia nuk na ndihmon
Një familje në Rrushkull të Durrësit i është drejtuar redaksisë së Piranja News, për problemin me kanalizimet e u...