AKTUALITET

Sipërfaqja e re për ndërtim, të dhënat: Bie për hotelet dhe bizneset, rritet për zyrat dhe kullat

M.B. Përditësimi i fundit 3 Shtator 2024, 07:29

Sipërfaqja e re për ndërtim, të dhënat: Bie për

TIRANA- Ekonomia po rrit ekspozimin ndaj sektorit të ndërtimit, edhe pse tregu ka dhënë shenja të ngadalësimit të shitjeve dhe frenimit të rritjes së çmimeve. Sipërfaqja e re në të cilën do të ndërtohet në vijim, sipas lejeve të dhëna në 6-mujorin e parë të 2024, ka shënuar rritje vjetore me 12%, por gjithashtu shihen tendenca të reja për llojet e objekteve që po ndërtohen.

Vitet e fundit, sipërfaqja e re për ndërtimin e hoteleve ishte në rritje të shpejtë, për shkak të zhvillimeve të vrullshme në sektorin e turizmit, por në gjysmën e parë të këtij viti ka pësuar rënie. Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, në janar-qershor 2024, në të gjithë vendin u dhanë 42 mijë metër katror sipërfaqe të re për hotele me rënie gati 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në të kundërt, rritje të fortë shënuan sipërfaqet për zërin “Rezidenca për komunitetet” dhe ato për zyra. Sipas metodologjisë “Ndërtesat rezidente” janë ndërtime ku të paktën gjysma e sipërfaqes së objektit do të shfrytëzohet për qëllime banimi. Kjo kategori banesash përfaqëson lejet e reja të ndërtimit për kullat shumëkatëshe që u dhanë këtë vit në kryeqytet, të cilat do të përdoren për qëllim multifunksionale ku përfshihet edhe banimi. Sipërfaqja e re që do të ndërtohet në këtë kategori shënoi rritje vjetore 301% në 6-mujorin e parë.

Më tej rritje të fortë në 6-mujorin e parë të vitit shënoi sipërfaqja e re që do të ndërtohet për zyra. Sipas INSTAT, në janar-qershor u dhanë 2265 metër katror sipërfaqe e re për ndërtimin e zyrave, me rritje vjetore 244%. Të dhënat tregojnë se ka rënie të ndjeshme të sipërfaqeve që do të ndërtohen për qëllime tregtare dhe industriale. Në 6-mujorin e parë sipërfaqja e re për banesa për qëllime industriale pësoi rënie vjetore 13% dhe ajo për qëllime tregtare me -70%.

Rreth 55% e sipërfaqes së re të dhënë për ndërtim në të gjithë vendin në 6-mujorin e parë u takon lejeve të dhëna në kryeqytet. Në 6 mujorin e parë 2024 lejet e reja të ndërtimit në Tiranë sipas sipërfaqes arritën në 898,640 metër katror nga 660,452 metër katror në 6 mujorin e parë 2023. Rritja e sipërfaqes se re për ndërtim u nxit nga dhënia e lejeve për kullat shumëkatëshe në Tiranë.

Janë të paktën 8 projekte zhvillimore, që parashikojnë ngritjen e kullave që do të kenë deri në 65 kate dhe një tjetër projekt 100 kate, i prezantuar së fundmi, por që nuk e ka marrë ende lejen e zhvillimit. Në listën e KKT janë edhe disa projekte në rrugën “Dritan Hoxha” me 35 kate, apo në rrugën “Teodor Keko”, me lartësi 50 kate mbi tokë. Tashmë duket se kullat po kalojnë zonën brenda Unazës, duke u shtirë edhe në pjesën më periferike të kryeqytetit. Një projekt tjetër parashikon një kompleks shumëfunksional rezidencial me 27 kate në zonën e Kasharit./Monitor

ndertim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë