AKTUALITET

Situata e zjarreve/ Mbrojtja Civile: Vijojnë të jenë aktive 14 vatra, 6 të tjera u shuan

E.D Përditësimi i fundit 15 Gusht 2024, 18:00

Situata e zjarreve/ Mbrojtja Civile: Vijojnë të jenë aktive 14

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka treguar se si paraqitet situata e zjarrit në Shqipëri. Mësohet se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, deri pasditen e kësaj të enjte, në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 20 vatra zjarri. Gjithashtu pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 6 prej tyre, ndërsa 14 vatra vijojnë të mbeten aktive.

Në Parkun Kombëtar të Prespës në Malin e Thatë, vijon puna për shuarjen e zjarrit që zhvillohet në një terren të vështirë dhe me bimësi lehtësisht të djegshme. Në operacionin e sotëm u angazhuan avioni rumun C-27J Spartan, forca nga bashkitë e Pogradecit, Pustecit dhe Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura.

Forcave në terren u erdhën në ndihmë 103 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 10 mjete. Në fshatin Rajë dhe Geghysen, në bashkinë e Tropojës vatra e zjarrit është izoluar, por vazhdon monitorimi nga forcat bashkiake. Nuk paraqet rrezik për përhapje.

Në Bjeshkën e Bollotekut në afërsi të Lumit Gashit vatra është aktive në pyje ahu dhe pishë e zezë. Vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrës që për shkak të terrenit mori përmasa. Në fshatin Tërnovë, bashkia Bulqizë ka rënë intensiteti i zjarrit, por vijon monitorimi. Zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për përhapje.

Në fshatin Luzni të bashkisë Dibër vatra është izoluar dhe po mbahet nën kontroll nga forca të Administratës Rajonale e Zonave të Mbrojtura. Në fshatin Ujanik, në bashkinë e Skraparit, zjarri është aktiv për shkak të terrenit shkëmbor dhe pjerrësisë, gjë që e bën tejet të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka. Vatra po zhvillohet në drejtim të “Vendit të Shenjtë”, ku është stacionuar një mjet zjarrfikës.

Mbi fshatin Sotirë, në Dropullin e Sipërm zjarri është aktiv, por me intensitet të ulët. Në mbështetje të forcave shkuan 15 trupa dhe 1 mjet i FA-së. Një vartër zjarri në drejtim të fshatit Sopik, të njësisë administrative Pogon, flakët e të cilit kanë mbërritur nga territori grek, po mbahet nën monitorim.

Në fshatin Sinanaj, zjarri i rënë në një sipërfaqe pyjore, nuk përbën rrezik për përhapje. Pa rrezikshmëri paraqitet edhe vatra në fshatin Reshepaj, të bashkisë Selenicë. Në vendin e quajtur “Syri i Kaltër” në fshatin Theth, të bashkisë Shkodër, forcat operacionale po punojnë për të shmangur përhapjen e zjarrit.

 Në vendin e quajtur “Bjeshkët e Gjurajve”, në bashkinë e Shkodrës, zjarri po zhvillohet në një sipërfaqe pyjore në terren të thepisur dhe të vështirë për të operuar. Zjarri po monitorohet nga strukturat vendore të bashkisë Shkodër. Nuk paraqet rrezik për banesa. Zjarri në vendin e quajtur “Guri i Nënshtegut”, në fshatin Theth, po mbahet nën monitorim nga forcat operacionale dhe vullnetare

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë