AKTUALITET

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nga 28 vatra, 9 janë shuar dhe 19 janë aktive! Në Finiq gjendja problematike

n.f Përditësimi i fundit 11 Gusht 2024, 20:27
Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nga 28 vatra, 9
Zjarr

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri. Mëoshet se 9 vatra janë shuar ndërsa 19 të tjera janë aktive.

Bëhet me dije se situata paraqitet problematike në fshatin Kostar të bashkisë Finiq, ku forcat operacionale me angazhimin edhe të helikopterit "Cougar"po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit, për të mos lejuar kalimin drejt fshatit Vllahat të bashkisë Delvinë. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit janë forca të shumta nga strukturat e pushtetit vendor të bashkive Sarandë, Himarë, Gjirokastër, Dropull dhe Konispol, të mbështetura nga efektivët e FA.

Në fshatin Mërtiraj të bashkisë Selenicë situata është nën kontroll. Ndërsa në fshatin Bashaj, po në këtë bashki është riaktivizuar zjarri i rënë një ditë më parë në sipërfaqe me shkurre. Era e fortë që po fryn në drejtim të fshatit Mesaplik e bën të vështirë ndërhyrjen.

Në Parkun Kombëtar të Prespës, Mali i Thatë zjarri vijon të jetë aktiv, pasi terreni vështirëson shuarjen e plotë të tij. Forcat vendore të bashkisë Pustec ndihmuar edhe nga 27 efektivë të FA po punojnë për ta mbajtur nën kontroll.

Njoftimi:

Situata e zjarreve në vend/Gjatë ditës së sotme, sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në #AKMC, në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 28 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren, u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 9 vatrave, ndërsa 19 mbeten ende aktive.

Situata paraqitet problematike në fshatin Kostar të bashkisë Finiq, ku forcat operacionale me angazhimin edhe të helikopterit #Cougar po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit, për të mos lejuar kalimin drejt fshatit Vllahat të bashkisë Delvinë. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit janë forca të shumta nga strukturat e pushtetit vendor të bashkive Sarandë, Himarë, Gjirokastër, Dropull dhe Konispol, të mbështetura nga efektivët e FA.

Në fshatin Mërtiraj të bashkisë Selenicë situata është nën kontroll. Ndërsa në fshatin Bashaj, po në këtë bashki është riaktivizuar zjarri i rënë një ditë më parë në sipërfaqe me shkurre. Era e fortë që po fryn në drejtim të fshatit Mesaplik e bën të vështirë ndërhyrjen. Në Parkun Kombëtar të Prespës, Mali i Thatë zjarri vijon të jetë aktiv, pasi terreni vështirëson shuarjen e plotë të tij. Forcat vendore të bashkisë Pustec ndihmuar edhe nga 27 efektivë të FA po punojnë për ta mbajtur nën kontroll.

Në zonat pyjore të fshatit Rajë dhe Geghysen të bashkisë Tropojë ka një vatër zjarri aktive në drejtim të Qafës së Kolçit, e cila është duke u monitoruar nga punonjës të pyjeve të bashkisë Tropojë. Në fshatin Kus është izoluar vatra e zjarrit në Malin Lugë, në njësinë administrative Bërzhitë. Vijon të ketë djegie në humus, por nuk paraqet rrezik për përhapje në sipërfaqe më të gjerë.

Në fshatin Tërnovë të bashkisë Bulqizë, zjarri është aktiv në sipërfaqe livadhore dhe po përhapet drejt një sipërfaqe pyjore. Situata paraqitet problematike. Forcat në terren po punojnë për kufizimin e përhapjes së flakëve. Në fshatin Selixë të bashkisë së Matit zjarri zhvillohet në tre vatra dhe po punojnë rreth 80 forca të bashkisë dhe Forcave të Armatosura. Temperaturat e larta dhe era kanë rritur intensitetin e vatrave. Po punohet edhe në një vatër në fshatin Maqellarë të bashkisë së Dibrës.

Në vendin e quajtur “Bjeshkët e Xhurajve”, në bashkinë e Shkodrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore në terren të thepisur dhe të vështirë për të operuar. Zjarri po monitorohet nga strukturat vendore të kësaj bashkie dhe nuk paraqet rrezik për banesa.

Në fshatin Halil të bashkisë së Krujës është riaktivizuar një vatër zjarri. Terreni i vështirë si dhe prania e erës vështirëson ndërhyrjen e forcave. Zjarri i rënë në fshatin Skuraj të bashkisë së Kurbinit po zhvillohet me intensitet të ulët.

Në afërsi të stacionit të trenit në Milot, në bashkinë e Kurbinit, zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse të bashkive Kurbin e Lezhë, duke bërë të mundur largimin e rrezikut nga objektet e banimit.

Mbi fshatin Sotirë në bashkinë e Dropullit zjarri ka kaluar në kurorën e pishave. Helikopteri Cougar i FA është angazhuar në këtë operacion veç zjarrfikësve të bashkisë Dropull, forcave vullnetare dhe 30 forcave të FA.

Në fshatin Luzat të bashkisë Tepelenë, në fshatin Karat të bashkisë Këlcyrë si dhe midis fshatrave Bogovë dhe Dobrushë të bashkisë Skrapar janë raportuar vatra zjarri, në të cilat po punohet nga efektivët zjarrfikës për shuarjen e tyre. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 665 forca operacionale dhe 43 automjete, 99 trupa ushtarake, 14 mjete dhe helikopteri i Forcës Ajrore.

zja ministria e mbrojtjes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë