Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
FINIQ- Forcat e emergjencave civile po vijojnë betejën me vatrat e zjarrit në disa zona në veri dhe jug të vendit. Për të parë situatën në disa nga vatrat në fshatin Mesopotam të bashkisë së Finiqit ishte vetë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako. Në këtë zonë veç forcave vendore janë angazhuar Forcat e Armatosura, dhe ato të bashkive Delvinës, Sarandë, Himarë dhe Dropull.
“Ka 24 orë që luftohet me këto vatra të vështira. Është një terren shumë i thatë, bimësi e dendur. Fatmirësisht nuk kemi pasur zona të banuara të ekspozuara për momentin, por dy familje në lartësitë e Mesopotamit na është dashur t’i evakuojmë me mbështetjen e policisë së qarkut. Të gjitha forcat do të vazhdojnë të qëndrojnë në terren”, theksoi ministri Vengu.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, në këto operacione prioritet janë mbrojtja e zonave të banuara.
“Kemi vatra zjarri të konsiderueshme, por po ecim sipas përparësisë duke nisur nga zonat e banuara dhe më pas të alokojmë forca në zonat e mbrojtura apo në zona me rëndësi kulturore më pas. Përparësi janë jetët e njerëzve, siguria e personelit tonë, i cili ka tashmë dy muaj i angazhuar në shuarjen e vatrave të zjarrit. Nuk duhet ta harrojmë këtë pjesë.
Është shumë e rëndësishme, me drejtorin kemi folur disa herë kohët e fundit edhe me drejtues bashkish apo prefektët e qarqeve të prekura: Parandalim, parandalim, parandalim! Këtu jemi në fakt në zona ku kemi një bashkëpunim të shkëlqyer edhe të banorëve të zonës që janë vetë të angazhuar, mirëmbajnë zonat, mirëmbajnë parcelat e tyre. Jemi pas një periudhë thatësire të konsiderueshme. Kjo nuk na ndihmon, padyshim prandaj vigjilenca mbetet maksimale, këtu në zonat e banuara’, nënvizoi ministri.
Nga ana e tij Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako tha se kjo është një situatë e pazakontë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e tjera të rajonit, për shkak të temperaturave të pazakonta.
“Edhe fqinji ynë, Greqia është në një situatë alarmante. Jemi në kontakt me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Bruksel për ndihma, të cilat varen nga gatishmëria që kanë vendet partnere të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Sigurisht ajo që është e rëndësishme është fakti që prioritet absolut janë jetët e njerëzve dhe qendrat e banuara e padiskutim edhe zonat e mbrojtura e zonat e tjera që janë të domosdoshme dhe janë ekonomi shumë të rëndësishme të vendit tone,” tha ai.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takoi edhe banorë të zonës, të cilët janë angazhuar vullnetarisht për shuarjen e vatrave të zjarrit. Forcat operacionale do të vijojnë të monitorojnë situatën. Ndërsa detyra e radhës e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, siç theksoi edhe Ministri i Mbrojtjes do të jetë mbështetja e bashkive për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, në mënyrë që më pas pushteti vendor të vijojë me kompensimin për banorët e prekur.
Foto ilustruese TIRANË- Autoritetet tajlandeze po garojnë për të ndaluar rreth 100 kontejnerë transporti, të mbushura me...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie gjatë fundjavës. Sipas një v...
egli proga, denis mece POGRADEC- Një 42-vjeçar, u gjet i shtrirë në rrugë dhe humbi jetën rrugës për n...
LAPARDHA- Flakët kanë përfshirë pasditen e sotme lagjen Qoshkë në fshatin Lapardha 1. Zjarri ka rënë në ullishtet...
ITALI- Tre shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi po transportonin drogë nga Ekuadori. Gjithashtu 148 kg k...
SKOCI- Një shqiptar është paraqitur në gjykatë në lidhje me një rast të kultivimit të kanabisit në shka...
Zjarr TIRANË- Prej më shumë se 2 muajsh zjarret vazhdojnë të djegin në Shqipëri me mijëra hektarë pyje dhe kul...
Dhërmi DHËRMI- Një qytetarë ka shpalosur së fundmi problematikën e ujrave të zeza ku të cilat derdhen në ...
VORË- Një person është arrestuar në Vlorë. Mësohet se një 37-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bas...
Zjarri TIRANË- Një mjegull tymi ka përfshirë aksin Thumanë-Kashar. Mësohet se tymi është në afë...