AKTUALITET

"S’ka lojë me ne"/ Xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Kemi 13 vite që i shkruajmë kryeministrit, që informojmë shtetin

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 12:55

"S’ka lojë me ne"/ Xhaxhai i autorit të vrasjes

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin dje, kur Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosi dy persona të tjerë në sallën e Gjykatës së Apelit, xhaxhai i autorit, Gjovalin Shkambi u shfaq publikisht pa pendim dhe me kërcënime të drejtpërdrejta. Në një prononcim për mediat, ky i fundit paralajmëroi se gjyqtarët që do ta dënojnë nipin e tij, do të “përballen me plumba”.

“Ata që do të dënojnë nipin tim, do të përballen me këtë gjë. Ata gjyqtarë që do të dënojnë nipin, do të përballen me të njëjtën gjë (vrasje) me plumba. Kemi 13 vite që i shkruajmë kryeministrit dhe të gjithë qeverisë për pronën që kemi blerë. Këta do të kenë të njëjtin shpërblim. Pronën e kemi blerë. Ia kemi blerë shtetit,” tha Gjovalini, ndër të tjera.

Pyetjes nëse është i penduar për aktin e nipit të tij, ai iu përgjigj se “familjes së të ndjerit gjyqtar, i ulem në gjunjë. Kemi 13 vite që informojmë shtetin. E kemi blerë pronën me ligj e rregulla. Nëse dënojnë djalin, të njëjtën gjë do bëjmë. Edhe sikur të jetë Donald Trump, apo Papa. S’ka lojë me ne.”

Për dokumentacionin që lidhet me pronën për të cilën ankohet, Gjovalini deklaroi se “i kemi të rregullta dokumentet. Kemi 13 vite që i shkruajmë Edi Ramës. ‘Liromë pronën, o liromë pronën’. S’ka lojë me ne.” Ai edhe njëherë theksoi se nuk ka marrë pjesë në aktin kriminal e se nuk ishte në dijeni për veprimin e nipit: “Jo nuk isha në dijeni. Se do ta kisha ndaluar. 72 orë më parë kam njoftuar shefin e Komisariatit të Shkodrës dhe kam dhënë informacion se ish-drejtori i Policisë Bashkiake nuk kishte prishur disa objekte.”

Prononcimi përfundoi me kërcënime ndaj institucioneve që, sipas tij, nuk ia kanë njohur të drejtën e pronësisë: “Familjes së Astrit Kalasë, i bie në gjunjë. Në mënyrë absolute nuk i druhem hakmarrjes, kemi nisur luftën. Kur të dënojnë atë djalë, në sallë të gjyqit me plumba do të gjykohet. Se më ka prerë në besë shteti. Ia kam blerë shtetit. Nuk ka gjyqtar që e dënon. Do t’i hanë plumbat sikur i hëngri Astrit Kalaja!”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë