“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
AKTUALITET
Supermarketet ALDI me superfuqi, kthen verën e bardhë në të kuqe
PiranjatPërditësimi i fundit 2 Shkurt 2026, 20:39
Në redaksinë e Piranjave ka mbërritur një denoncim shqetësues nga një qytetar lidhur me një produkt që tregtohet në supermarketet Aldi, tek "Kodra e Diellit".
Sipas denoncimit, bëhet fjalë për një shishe vere të markës Chianti Banfi, viti 2020, ku në etiketë dhe në ambalazh produkti paraqitet si verë e bardhë, ndërkohë që përmbajtja reale e shishes është verë e kuqe.
Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë qartë ngjyrën e errët të lëngut në shishe, në kundërshtim të plotë me atë që deklarohet në etiketë.
Kjo mospërputhje ngre pikëpyetje serioze mbi etiketimin, kontrollin e cilësisë dhe transparencën ndaj konsumatorit.
Produkti në fjalë rezulton të jetë i importuar dhe i shpërndarë për shitje në rrjetin e supermarketeve Aldi, çka e bën edhe më shqetësues faktin, pasi mund të ketë prekur një numër të madh konsumatorësh.