Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANË- Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka reaguar së fundmi me një deklaratë zyrtare në lidhje me skandalin e mbetjeve toksike e cila është shfaqur së fundmi si porblematikë. Në reagim AKIP shprehet se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet rreth skandalit të 816 tonëve mbetje industriale toksike.
Më tej në reagim thuhet se AKIP ka vërejtutr se skandali dukshëm konfirmon shqetësimin kryesor në lidhje me domosdoshmërinë për të ndaluar importin e plehrave në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës përkatëse shtetërore për të ndaluar dhe parandaluar importet e plehrave për groposje dhe asgjësim krahas atyre me destinacion riciklimin.
Në reagim theksohet se skandali vë në dukje se autoriteti shtetëror shqiptar është tepër i paaftë apo i korruptuar për të mbajtur përgjegjëse kompanitë vendëse industriale dhe për t’i kërkuar atyre llogari se çfarë bëjnë me mbetjet, qofshin këto toksike apo jo, që dalin nga aktiviteti i tyre i zakonshëm ekonomik. Gjthashtu AKIP shprehet se skandali vë në dukje gjithashtu se reagimi i autoriteteve shqiptare ndaj skandalit lë shumë për të dëshiruar.
Deklaratë e plotë AKIP:
Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka ndjekur me vëmendje zhvillimet rreth skandalit të 816 tonëve mbetje industriale toksike, të cilat janë duke u kthyer në Shqipëri, pasi kanë dalë nga Porti i Durrësit, sugjerohet, nën dokumente të falsifikuara si eksport lëndësh të para.
AKIP vëren se skandali dukshëm konfirmon shqetësimin kryesor tonin në lidhje me domosdoshmërinë për të ndaluar importin e plehrave në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës përkatëse shtetërore për të ndaluar dhe parandaluar importet e plehrave për groposje dhe asgjësim krahas atyre me destinacion riciklimin.
Skandali vë në dukje se autoriteti shtetëror shqiptar është tepër i paaftë apo i korruptuar për të mbajtur përgjegjëse kompanitë vendëse industriale dhe për t’i kërkuar atyre llogari se çfarë bëjnë me mbetjet, qofshin këto toksike apo jo, që dalin nga aktiviteti i tyre i zakonshëm ekonomik.
Skandali vë në dukje gjithashtu se reagimi i autoriteteve shqiptare ndaj skandalit lë shumë për të dëshiruar. Deri më tani nuk duket se prokuroritë përkatëse kanë kryer ndonjë inspektim në subjektet e dyshuara për trafik lëndësh të rrezikshme ndërsa qeveria nuk ka denjuar të hulumtojë se si ndodhi që mbërritëm në këtë skandal dhe as se cilët, mes hallkave shtetërore, nga inspektorët e mjedisit te kontrollorët e doganave dhe Portit të Durrësit, dështoi të dallojë problemin në kohën e duhur.
Për rrjedhojë, AKIP thekson se Shqipëria duhet të mbetet në regjjimin e ndalimit të importimit të plehrave dhe ndërkohë, në vend që të humbasë kohë në debate të tilla absurde, si interesi i pak operatorëve ekonomikë në importimin e plehrave, duhet të përqendrojë energjitë në menaxhimin e integruar të mbetjeve, në ndarjen në burim, në riciklim, në rehabilitimin e zonave të ndotura, në shtrirjen e sistemit të grumbullimit në të gjithë territorin e vendit, në sigurimin që plehrat nuk derdhen në zona të paautorizuara, në sigurimin që të gjitha bashkitë të kenë stacione tranzitimi dhe landfille dhe që sa më pak prej mbeturinave që prodhojmë, të destinohet për groposje.
Në këtë kontekst, AKIP i bën thirrje shqiptarëve që të përfshihen në fushatën tonë kombëtare, e cila, kësaj here, nuk synon më vetëm ndalimin e importit të plehrave, por edhe pastrimin e Shqipërisë nga plehrat.
Foto ilustruese GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 30-vjecare shqiptare. Arrestimi i shqiptares u bë m&eum...
Foto ilustruese RODOS- Autoritetet greke kanë vënë në prana ditën e sotme dy shqiptarë. Mësohet se ta arrestuarit j...
KSAMIL- Dy persona me shtetësi maqedonase, të identifikuar si David Shapurikj dhe Sandra Neshkovska, janë arrestuar nga policia e Sarandës...
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 41-vjeçari me iniciale S.H&nbs...
TIRANA- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka deklaruar sot se i ka dërguar disa anëtarëve të Partisë Demokratike një shkres&e...
ITALI- Vath Balla është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. 31-vjeçari ishe shpallur në kërkim ndërkom...
KOLUMBI- Admir Tutaj është arrestuar në Kolumbi me qëllim ekstradimi ne Shqipëri. Gjithashtu 25-vjeçari ishte i shpa...
Arben Lamçja TIRANA- Arben Lamçja, i kërkuar nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen kriminale “Plumbi...
Erjon Goxhara TIRANA- Gjykata ka caktuar masën "arrest në burg" për efetkivin Erjon Goxhara. Ky i fundit është vetëdor&e...
TIRANA- Bashkia e Tiranës p-parashikon që të ndërhyjë për rehabilitimin e rrugëve në disa njësi administrative. N...