AKTUALITET

'Skandali i parkingut 3.5 milionë euro'/ Inxhinieri: Berati nuk është Tirana, por Demo deshi të kopjonte Veliajn

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 09:53

'Skandali i parkingut 3.5 milionë euro'/ Inxhinieri: Berati nuk

Përmbytjet e fundit në qytetin e Beratit nuk kanë ardhur si pasojë e një fataliteti natyror, por janë rezultat i drejtpërdrejtë i investimeve të gabuara dhe pa kriter. Kështu deklaron inxhinieri Pavllo Shkarpa, në studion e 'Kafe Shqeto' i cili ka ngritur akuza ndaj autoriteteve vendore, duke vënë në qendër të kritikave një parking nëntokësor me vlerë 3.5 milionë euro, i ndërtuar në sheshin “Teodor Muzaka”.

Sipas inxhinierit, ky investim është shembulli më flagrant i keqmenaxhimit dhe injorimit të kushteve gjeografike të zonës.

“Gjithmonë kemi folur me ashpërsi ndaj këtyre investimeve,” shprehet ai, duke shtuar se projekti u realizua në qendër të qytetit, shumë pranë lumit Osum, një lumë i njohur për prurjet e tij të paparashikueshme dhe të rrezikshme gjatë reshjeve intensive.

Shkarpa kritikoi ish-kryebashkiakun Ervin Demo për përpjekjen për të imituar projekte të Tiranës pa marrë parasysh specifikat e Beratit.

“Berati është një qytet tjetër, nuk është si Tirana. Afër parkingut është lumi Osum, një lumë i pabesë,” thekson ai. Sipas tij, çdo ndërhyrje pranë lumit duhet të bëhej duke respektuar një parim të vjetër të beratësve: “Mos bëj asgjë pa pyetur lumin”.

Më tej, inxhinieri tha se pas përmbytjes së parkingut, autoritetet vendore ndaluan çdo filmim të situatës, në një përpjekje për të fshehur pasojat katastrofale të investimit.

Në analizën e tij, inxhinieri përmend dy kompani: firmën e Shkëlqim Beshirit, përgjegjëse për ndërtimin e parkingut, dhe kompaninë “Salillari”, e cila sipas tij është e përfshirë në infrastrukturën e vendit.

Ai shton se një projekt i detajuar për sistemimin e lumit Osum, i hartuar prej tij, është injoruar plotësisht nga autoritetet. Kjo neglizhencë, sipas Shkarpës, ka lënë qytetin të pambrojtur përballë fuqisë së natyrës, duke shkaktuar dëme që mund të ishin shmangur.

Deklarata e plotë:

"Atëherë, ne si inxhiniera dhe si qytetarë të këtij qyteti, si djemtë e atij qyteti, unë, inxhinier Xhevarin Gjuqani, Sazan Guri, gjithmonë kemi folur me ashpërsi ndaj këtyre investimeve që janë kryer në qytetin e Beratit, sidomos për atë parking që është bërë mu në qendër të sheshit Teodor Muzaka, një parking që i ka ngrënë gati rreth 3 milion e gjysëm euro dhe që u përmbyt, por bashkia dhe i gjithë autoriteti i pushtetit në në Berat nuk lejonte asnjë filmim dhe nuk lejonin asnjë kameraman apo individ të caktuar që të filmonte rreth asaj gjendje katastrofale që kishte ky parking.

E kemi thënë dhe e themi gjithmonë, Berati është një qytet me një reliev jo si Tirana, se ky i Beratit, ky Ervin Demo, donte të imitonte parkingun si e bëri Erion Veliaj në Tiranë.

Po Berati është një qytet tjetër, sepse afër parkingut është lumi Osum. Pra, po lumi Osum është një lumë prurës, është një lumë i pabesë kur intensiteti i rreshjeve është shumë i lartë.

Atëherë, në këtë aspekt, unë them gjithmonë dhe investimet kur bëhen në qytetin e Beratit, është një shprehje me Berat, e themi ne beratësit, pyet lumin. Mos bëj asgjë pa pyetur lumin.

Në çfarë kuptimi? Në kuptimin që lumi është  një gjë që kur vjen nuk pyet  se sa se sa gjëra merr përpara. Por lumi është një prurje këtë radhë e madhe, po jo e asaj viteve më përpara '62-shit.

Kuptohet, por prapë pasojat janë katastrofale, ashtu siç i shikoni dhe në medien tuaj.

Problemi është se këta bëjnë gjatë kohës së kësaj, e mendojnë lumin të thatë kur nuk ka prurje dhe bëjnë investime të palogjikshme. Këta nuk të pyesin fare. Këta nuk marrin asnjë vendim, këta mblidhen atje edhe mirë thotë, edhe dëgjova dhe një një tjetër që citonte gjë. Këta tenderat i bëjnë me me telefon.

Pra, në këtë kuptim, dy firma, e para, firmë që ishte e Shkëlqim Beshirit që bëri këtë parkingun që unë nuk e di sa miliona euro, se këta nuk të japin asnjë lloj informacioni dhe firma e dytë Salillari, pra, e tmerrshme që ndërton gjithë infrastrukturën në Shqipëri.

Këto firma që nuk e di çfarë çfarë çfarë pozicione kanë, tashmë kanë marrë dhe pozicione strategjike".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?