AKTUALITET

SKANDALI i RI/ “Hapen tenderët 40 milionë euro”, 2.400 euro për të veshur 1 polic dhe 3.900 euro për 1 gardian?!

b.z Përditësimi i fundit 29 Mars 2025, 12:58
SKANDALI i RI/ “Hapen tenderët 40 milionë euro”, 2.400
Foto ilustruese

TIRANË - Dy tendera me vlerë plot 40 milionë euro janë hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara ditët e fundit.

Synimi është që të blihen uniforma për Policinë e Shtetit dhe për Drejtorinë e Burgjeve. Kësaj herë, procedurat janë bërë nga OBP, një institucion në varësi direkte të Kryeministrisë, pasi procedurat e policisë dhe burgjeve janë hetuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzime të rënda.

Madje, ka pasur edhe arrestime dhe procedime. Por, duket se financat kanë rënë nga “shiu në breshër”. Me një vendim të beftë, ky Operator ka shtuar në maksimum kostot për policët dhe gardianët.

Nga një llogari e thjeshtë që ka bërë VoxNews ka rezultuar se kostoja për të veshur 1 polic është rreth 2400 euro.

Ndërkohë, për të veshur 1 gardian kostoja shkon në plot 3900 euro. Shifra të frikshme, pasi nuk bëhet fjalë për veshje firmato por për veshje fasonerie, ku shpeshherë tenderët e ngjashëm kanë qenë objekt i dosjeve penale.

SKANDALI i RI/ “Hapen tenderët 40 milionë euro”, 2.400
Njoftimi i tenderit që ka hapur OBP për veshje për Policinë e Shtetit

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur tenderin me objekt “blerje dhe shpërndarje uniforma dhe këpucë për Policinë e Shtetit”. Fondi limit i procedurës është 2.724.218.857 lekë, teksa bën fjalë për “uniforma policie”.

Nëse do të bëjmë një llogaritje të thjeshtë rezulton se në Shqipëri janë 11 mijë e 645 punonjës policie.

Rezulton se kostoja për të veshur 1 polic del plot 236.515 lekë. Ndërkohë, në vitin 2021, SPAK-u hapi një hetim dhe ndaloi 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Tenderi u shty disa herë, duke ndryshuar edhe kriteret deri sa zyrtarët shpallën firmën e tyre të preferuar. A do të ndodhë edhe kësaj here e njëjta skemë?! Në atë kohë, kostoja për 1 polic ishte 2.800 euro, por historiku i këtyre tenderëve gjithmonë ka qenë problematik dhe me lobime të fuqishme.

Firmat kanë nga pas politikanë që kërkojnë që ta fitojë firma e tyre. Përplasja më e madhe ka qenë në kohën e Saimir Tahirit, i cili hapi disa procedura dhe pas ikjes së tij, zëvendësi Fatmir Xhafaj i anuloi.

SKANDALI i RI/ “Hapen tenderët 40 milionë euro”, 2.400
Njoftimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara për tenderin e uniformave të gardianëve

Në të njëjtën kohë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur një tjetër procedurë kësaj herë për të veshur policët e burgjeve. Vlera e akorduar është plot 1.390.769.925 lekë ose rreth 14 milionë euro.

Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë, ku të gjithë sistemet peniteciare kanë rreth 3500 deri në 3700 efektivë, rezulton se kostoja për të veshur një gardian është plot 3900 euro. Një shumë dukshëm më e lartë se ajo për të veshur policët, teksa OBP nuk ka dhënë specifikimet përkatëse.

Por, ashtu siç ka ndodhur edhe me tenderët e policëve, akuza ka pasur edhe në këto procedura, disa të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve./VoxNews

tendera uniforma e policise

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë