Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANË- Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur ditën e sotme në gjykatën e Tiranës lidhur me skandalin në spitalin Onkologjik. Para gazetarëve ai nuk pranoi të ndalej që të fliste, ndërsa tha shkurtimisht se ai bënte vetëm punën e tij. Pas daljes nga prokuroria mjeku Edmond Gashi ka dalë nga dera e pasme e gjykatës për të mos u përballur me gazetarët.
Ndërkohë Gjykata e Tiranës në një njoftim ka bërë me dije se Edmond Gashi është larguar me vrap i pashoqëruar nga asnjë punonjës I policisë së shtetit. Më tej Gjykata bën me dije se Gashi teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve ka dalë i shoqëruar edhe nga një tjetër person, duke u larguar me vrap.
"Kështu, në datën 27.06.2024, për paraqitjen dhe pjesëmarrjen e tij në seancën e caktuar për “Komunikimin e masës së sigurimit personal të caktuar në mungesë nga Gjykata”, në zbatim të nenit 248 të K.Pr.Penale, personi nën hetim Edmond Gashi, do të duhej të ishte i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit, të cilët në zbatim të vendimit të gjykatës si dhe në referim të nenit 237 të K.Pr.Penal, duhet të ndjekin dhe të zbatojnë me përpikmëri vendimet e gjykatës, si dhe zbatueshmërinë e masave të sigurimit.
Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit' Informoi sot gjykata e Tiranës
Ndërkohë dhe gazetarët kanë konstatuar se Edmond Gashi ka mbërritur në gjykatë i pashoqëruar me policë.
Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.
Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.
foto ilustruese FIER- Një makinë ka dalë nga rruga mesditën e sotme në aksin rrugor "Levan-Tepelenë”. Mësohet...
Foto ilustruese TIRANA- Pas masave të caktuar nga Gjykatës së Tiranës, mësohet se sot Drejtoria e QSUT pezulloi nga detyra mj...
Vangjush Dako TIRANË- Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO. Dako është n&eu...
foto ilustruese KORÇË- Procedohen të lirë dy persona të moshave 25 dhe 34 vjeç në Korçë. Bëhet...
foto ilustruese POGRADEC- Arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar në Pogradec. Mësohet se 39-vjeçari K.R i dehur ...
foto ilustruese DEVOLL- Procedohen të lirë burrë e grua në Devoll. Mësohet se bashkëshortët A.H dhe S.H kanë dhunua...
foto ilustruese SHKODËR- Procedohet e lirë një 29-vjeçare në Shkodër. Mësohet se 29-vjeçarja K.M ësht...
foto ilustruese PATOS- Procedohet i lirë një 29-vjeçar në Patos. Bëhet me dije se 29-vjeçari R.H, ushtroi dhunë...
foto ilustruese FIER- Arrestohen dy persona në Fier. Mësohet se 25-vjeçari L.Z dhe 21-vjeçari E.Th kanë vjedhur produkte ...
foto ilustruese TIRANË- Janë publikuar rezultatet e testit të Matematikës. Notat mund t'i gjeni tek ky link. Provimit të mat...