AKTUALITET

Skandali me mbetjet toksike/ Aleanca Kundër Importit të Plehrave: Reagimi i qeverisë ndaj eksportit të dyshuar të mbetjeve të rrezikshme të Kurum, zhgënjyes

M.B. Përditësimi i fundit 28 Gusht 2024, 20:04

Skandali me mbetjet toksike/ Aleanca Kundër Importit të Plehrave:

TIRANA- Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka reaguar sot në lidhje me skandalin e eksportit të mbetjeve toksike nga vendi ynë drejt Tajlandës. Në reagimin e AKIP thuhet se kjo aleancë shpreh shqetësimin mbi reagimin jo reflektues ndaj problemit të qeverisë shqipare në lidhje me eksportin e dyshuar të mbetjeve industriale të rrezikshme të Kurum përmes një rrjeti kompanish të panjohura drejt Tajlandës.

AKIP thontë se deklaratat e deri tanishme të qeverisë lidhur me situatën janë zhgënjyese. Po ashtu aleanca shton se qeveria duhet të shtrojë pyetjen themelore se me çfarë sistemi dhe me çfarë infrastrukture shtetërore mbetjet industriale të Kurum apo të kompanive të tjera, raportohen, monitorohen dhe përpunohen, dhe me çfarë mjetesh shtetërore sigurohemi që këto mbetje nuk hidhen kuturu nëpër Shqipëri për të dëmtuar mjedisin dhe shëndetin.

Gjithashtu Aleanca Kundër Importit të Plehrave thotë se reagimi zhgënjyes i autoriteteve, jo vetëm zyrtare, por edhe qytetare, shtyn AKIP të besojë se Shqipëria nuk duhet të lejojë importin e mbetjeve të asnjë lloji. Sipas tyre kjo thjeshtë për faktin që, jo vetëm që rreziku për importim mbetjesh për groposje është i lartë, por edhe për faktin që kultura institucionale e mohimit të problemeve e bën edhe më të rrezikshme lejimin e importit të plehrave.

REAGIMI:

Qëndrim i Aleancës Kundër Importit të Plehrave në lidhje me reagimin e Qeverisë Shqiptare ndaj skandalit të dyshuar të mbetjeve industriale të eksportuara drejt Tailandës.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave shpreh shqetësimin mbi reagimin, në gjykimin tonë, jo reflektues ndaj problemit, të qeverisë shqipare në lidhje me eksportin e dyshuar të mbetjeve industriale të rrezikshme të Kurum përmes një rrjeti kompanish të panjohura drejt Tailandës.

Pasi ndoqëm me vëmendje deklaratën e përbashkët të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit të shtunën si dhe deklaratën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Balluku të mërkurën, AKIP vëren se të dyja deklaratat mund të konsiderohen në instancë finale si “zhgënjyese”.

Në vend që të mohojë çfarëdolloj përgjegjësie, të cilën, ndoshta e ka e ndoshta jo, qeveria duhet të shtrojë pyetjen themelore se me çfarë sistemi dhe me çfarë infrastrukture shtetërore mbetjet industriale të Kurum apo të kompanive të tjera, raportohen, monitorohen dhe përpunohen, dhe me çfarë mjetesh shtetërore ne sigurohemi që këto mbetje nuk hidhen kuturu nëpër Shqipëri për të dëmtuar mjedisin dhe shëndetin.

Ekzistenca e ndotësve të tillë si pluhuri i furnaltave me hark elektrik është i njohur në Shqipëri dhe nga qeveria, qoftë politikisht apo qoftë edhe nga pikëpamja njerëzore, ne presim që, para se të nxitojë të mohojë gjithçka, të shprehin shqetësimin se çfarë nuk është bërë siç duhet dhe se çfarë duhet të përmirësohet në menaxhimin e këtyre dhe të llojeve të tjera të mbetjeve.

Qeveria duhet të ketë parasysh se është detyrë njerëzore që Shqipëria, përveç që të menaxhojë siç duhet mbetjet e veta, qofshin këto të rrezikshme apo të parrezikshme, të sigurohet që këto mbetje nuk do të eksportohen për groposje në një vend tjetër të varfër si Tailanda dhe se Marrëveshja e Baselit, ku Shqipëria është palë, nuk është një copë letre e pavlerë e harruar në ndonjë sirtar, por një instrument shumë i rëndësishëm që Shqipëria duhet ta zbatojë, në mbrojtje të natyrës dhe shëndetit të popullsisë shqiptare, por edhe të vendeve të tjera të varfra si ne.

Reagimi zhgënjyes i autoriteteve, jo vetëm zyrtare, por edhe qytetare, shtyn AKIP të besojë se me të vërtetë Shqipëria nuk duhet të lejojë importin e mbetjeve të asnjë lloji thjeshtë për faktin që, jo vetëm që rreziku për importim mbetjesh për groposje është i lartë, por edhe për faktin që kultura institucionale e mohimit të problemeve e bën edhe më të rrezikshme lejimin e importit të plehrave.

aleanca kundër importit të plehrave

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë