AKTUALITET

Skandali me qumështin me aflatoksinë/ "Shqipëria po kthehet në një spital të madh," Resuli: Ministria e Bujqësisë po e fsheh rastin që nga marsi!

n.f Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 10:22
Skandali me qumështin me aflatoksinë/ "Shqipëria po kthehet
Resuli

TIRANË- Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka folur në lidhje me situatën alarmante me sigurinë ushqimore në vend. Resuli i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” u ndal te skandali më i fundit që ka dalë në pah, ai i qumështit të kontaminuar me aflatoksinë. Ai shpjegoi se në doza të larta kjo substancë shkakton helmim të menjëhershëm, ndërsa në plan afatgjatë sjell dëmtime të mëlçisë dhe rrezik për zhvillimin e kancerit.

Sipas tij, aflatoksina është një nga mikotoksinat më të rrezikshme dhe është klasifikuar si kancerogjene, ndaj duhej mbajtur brenda normave të lejuara. Resuli ngriti alarmin se Ministria e Bujqësisë po e fsheh këtë skandal, ndonëse ka pasur rezultate laboratorike pozitive që nga mesi i marsit. Ai pyeti publikisht se kujt po i shërben heshtja dhe mungesa e transparencës.

“Ka një muaj që kjo situatë mbahet e fshehtë, ndërkohë që qumështi vijon të shitet,” u shpreh ai.

Resuli theksoi se bizneset që po lulëzojnë më shumë janë laboratorët e analizave dhe klinikat mjekësore, duke e quajtur këtë një pasojë të drejtpërdrejtë të mungesës së sigurisë ushqimore. Ai paralajmëroi se Shqipëria po kthehet në një “spital të madh”, ku pasojat janë të pallogaritshme në jetë, ekonomi dhe mirëqenie publike.

"Për sa i përket efekteve të aflatoksinës, në doza të larta kemi intoksikacione të menjëhershme siç ishte rasti që referoi dhe gazetari, pra helmim të menjëhershëm, dhe pastaj në efekte me afatgjata kemi dëmtime të mëlçisë apo kancer të mëlçisë e kështu me radhë.

E thënë ndryshe, realisht është një nga mikotoksinat e klasifikuara, e cila ndikon drejtpërdrejt në efektet kancerogjene, ndaj dhe është klasifikuar kaq e rrezikshme dhe është përpjekur të mbahet brenda një linje, norme, teknike.

Pse ministria e Bujqësisë e fsheh skandalin e qumështit të kontaminuar? Kujt po i shërben ministria e Bujqësisë e cila sot e kësaj dite, edhe pse ka që nga mesi i marsit që përgjigjja e laboratorit ka ardhur me raste pozitive të këtyre mostrave, është fshehur deri tani në prill.
Pra ka një muaj që e fsheh situatën, kujt po i shërben ose kë po lejon që të shesë qumësht akoma?

Fatkeqësisht, nëse do shohim çdo ditë, edhe nëpër lagje edhe në qytetet tona, bizneset që lulëzojnë më shumë janë kryesisht laboratorët e analizave dhe klinikat mjekësore.
Çka do të thotë se, dashur pa dashur, Shqipëria po kthehet në një spital të madh, ndoshta dhe privat, në të cilin ka dëme të pallogaritshme. Flasim dëme në jetë, kemi dëme në aspektin ekonomik, pastaj kemi njerëz që janë të paaftë për të shkuar në punë, më pas je i varfër e me radhë.

Pra e thënë ndryshe, po bëjnë dëme në të gjitha karakteret për sa i përket popullatës në masë, për të mos arritur një term që ndoshta është pak më i rëndë, një lloj genocidi në heshtje, duke ‘pastruar’ apo duke ulur qoftë fertilitetin, qoftë rritjen e popullatës, qoftë edhe vitalitetin e këtij kombi," tha ai.

resuli qumeshti me aflatoksine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë