Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Ndërsa Banka e Shqipërisë paralajmëron për rreziqet e kredive të pakontrolluara dhe po përpiqet të frenojë huadhënien e papërgjegjshme që ka shkaktuar drama financiare në mijëra familje, një institucion shtetëror po vepron në drejtim të kundërt.
Posta Shqiptare ka hapur dyert për kompanitë e mikrokredisë, duke u bërë praktikisht një filial publik i Iute Credit, një prej subjekteve më të kritikuara për interesat e larta dhe praktikat zhvatëse ndaj qytetarëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Posta Shqiptare njoftoi se qytetarët mund të aplikojnë për kredi të Iute Credit drejtpërdrejt në sportelet e saj, duke e paraqitur këtë si një “mundësi të lehtë” për t’u financuar.
Në realitet, këto janë kredi me interesa dhe komisione shumë më të larta se ato bankare, të cilat shpesh e fusin kredimarrësin në një spirale borxhesh që siç konfirmoi edhe skandali i mikrokredive, mund të përfundojë me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale, shkruan Skyweb.al.
Klientët e mikrokredisë janë zakonisht individë që nuk arrijnë të përfitojnë kredi në sistemin bankar, për shkak të mungesës së të ardhurave të verifikueshme, papunësisë ose historikut të keq të pagesave.
Këta persona bëhen shënjestra e lehtë e institucioneve të mikrokredisë, të cilat japin shuma të vogla në dukje, por me interesa që mund të shumëfishojnë borxhin brenda pak muajsh.

Kujtojmë se skandalet me mikrokreditë në Shqipëri kanë prodhuar jo vetëm mijëra raste të grabitjes ligjore të qytetarëve, por edhe dy viktima që humbën jetën pas presioneve të egra për shlyerjen e detyrimeve. Përkundër këtyre rasteve, Posta Shqiptare – një institucion shtetëror – i ofron tashmë këtyre kompanive rrjetin e vet zyrtar për të zgjeruar aktivitetin dhe për të legjitimuar praktikisht zhvatjen e qytetarëve me logon e shtetit.
Kjo lëvizje bie ndesh me qëndrimin e Bankës së Shqipërisë, e cila ka paralajmëruar prej kohësh për nevojën e kontrollit rigoroz të aftësive paguese të kredimarrësve dhe për kufizimin e aksesit në kreditë me rrezik të lartë. Në vend që të ndihmojë qytetarët të shmangin borxhet e padrejta, Posta Shqiptare është kthyer në ndërmjetësen e tyre.
Në krye të institucionit sapo është emëruar Etjen Xhafaj, njeri i afërt i Erion Veliajt, ndërsa mbetet për t’u vlerësuar në vijim roli i kompanisë së Arbër Veliajt në këtë zhvillim të pazakontë për një kompani publike si Posta Shqiptare.
Ky është një shembull flagrant se si zyrat e shtetit po kthehen në instrumente të zhvatjes financiare, duke tradhtuar misionin publik që duhet të mbrojnë interesin e qytetarëve.
Skyweb.al ka denoncuar vazhdimisht praktikat abuzive dhe zhvatëse të mikrokredive në Shqipëri, nisur edhe nga një skandal i gjerë në zonën e Lezhës dhe Shkodrës, ku një grua mashtroi dhjetëra gra të tjera duke i orientuar drejt kredive dhe projekteve të rreme, përmes aplikacionit MyIute.
Iute Credit, Kredo.al, NOA dhe Fondi BESA, së bashku me kompani të tjera të ngjashme, kanë realizuar mbi 30 milionë euro fitime vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, përmes komisioneve dhe interesave të frikshme të aplikuara ndaj qytetarëve shqiptarë.
Një shifër që tregon përmasat e një sistemi që po pasurohet në kurriz të njerëzve më të pambrojtur financiarisht, ndërsa institucionet shtetërore, në vend që të reagojnë, po bëhen bashkëpunëtore të heshtura të kësaj zhvatjeje kombëtare. /skyweb.al
Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një person. Si...
Drejtuesja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anke Weber, ka dhënë një deklaratë...
Policia ka arrestuar dy persona në Elbasan. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi jepnin para me fajde dhe më pas kërcënonin qytetar&e...
Mesditën e sotme babai i Ervin Matës, Luan Mata ka dëshmuar në procesin në GJKKO ndaj Plaurent Devishaj dhe Jualian Meçajt, t&...
Ky qytet në veri të vendit sheh çdo vit mijëra të rinj teksa largohen në mënyrë klandestine drejt Anglisë. P&eu...
Dy personat në foton e mësipërme janë dy kushërinjtë, Saimir dhe Armand Nela të clët u arrestuan nga Policia për ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Brestit në Francë, ku një çift me origjinë shqiptare është gjet...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e radhës të ish-zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj,...
Dy të rinj shqiptarë, Samira Xhaferi dhe Albi Çela, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në ...
Gilmando Dani-halit valteri Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Halit Valteri reagoi një ditë më parë lidhur me ngjarjen tragjike t...