AKTUALITET

Skandali/ Proda drejtori i keq me shokë të mirë

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 20:48
Skandali/ Proda drejtori i keq me shokë të mirë

Nga Flavio Qarri 

Në Marrakesh të Marokut u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Interpol. Një bashkëpunim me Shqipërinë i vështirë në dekadën e fundit që është tejkaluar nga këmbëngulja e partnerëve ligjzbatues.

Në këtë asamble drejtori i policisë ose siç e etiketoi kryeministri, ministri i vërtetë i rendit, kishte shoqërues interesantë. Për të përfaqësuar ajkën e luftës ndaj kriminalitetit transnacional ai kishte marrë me vete kolegun dhe shokun personal Uljan Shpataraku. Gjithashtu ishte dhe Pëllumb Seferi. Mirëpo Uljan Shpataraku është një emër që turpëron drejtorin e policisë shqiptare. Shoqëria e tyre është e hershme.

Që në kohët e punës në Elbasan dhe jo vetëm. Gjatë kësaj periudhe kur për Prodën kishte aludime për punën e tij në kryeqytetin e krimit dhe trafikut, Shpataraku ka shkuar dhe më tej. Ai ka drejtuar seksionin kundër narkotrafikut në Elbasan (çfarë ironie) dhe ka bërë pikërisht të kundërtën. Ka lënë të shkojë një trafikant. Deri këtu asgjë tronditëse.

Të tillë policë armata ka shumë. Mirëpo AMP në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë e kanë pezulluar Shpatarakun. Këtu do duhej të ishte fundi i karrierës për Shpatarakun e Prodës por për çudi fillon ngjitja e tij. Ndërkohë që do duhej të ishte i pezulluar, Proda në ditën e parë si drejtor policie, i lë atij trashëgim komisariatin e vjetër dhe e bën drejtor të Elbasanit edhe pse pa gradën e duhur!!! Por për këtë mendon shoku i vjetër. Proda i jep gradë të pezulluarit dhe tanimë udhëtojnë bashkë ashtu siç shokët bëjnë. Madje dalin dhe me slogane nga fotot nëpër botë si titulli që do tmerronin çunat e Dubait.

Proda ka treguar që për shokët e bën lëmsh policinë siç ishte degradimi dhe persekutimi i shefit të 2shit që guxoi t’i arrestonte shokun. Ndoshta policinë po e bën lëmsh, ndoshta krimi po bën kërdinë, por me “shoqninë” Proda, duhet thënë, është shoku që do donim të kishim.

Mbase nuk është rasti ama t’i lëmë luftën ndaj trafikut në dorë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë