Financuesit dhe organizatorët në Angli të ekzekutimit mafioz të Ardian Nikulajt përzgjodhën si ekzekutor portugezin Ruben Saraiva. Prej më shumë se 10 vitesh ai jetonte në Angli. Përzgjedhja jo e rastësishme. Kjo nga e shkuara e tij kriminale dhe përvoja në mbajtjen dhe përdorimin e armëve në kryeqytetin anglez.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar prokurorisë angleze CPC ka siguruar skedën e tij penale nga e cila kuptohet se përzgjedhja për krimin në Shqipëri kishte një arsye te fortë. Skeda e tij personale tregon se Ruben Saraiva gjatë 10 viteve të fundit është përfshirë në krime që lidhen me mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje.
Dënimi i tij i parë nga një gjykatë angleze lidhet për armëmbajtje pa leje. Pas daljes nga burgu për këtë vepër penale ai akuzohet dhe dënohet për dëmtime trupore të rënda ndaj një personi. E shkuara kriminale e killerit të Shëngjinit, ardhur nga Anglia nuk mbaron me kaq. Sërish në vitin 2017 dënohet për mbajtje arme pa leje.
Dënimi i tij i fundit në Angli lidhet me posedim kokaine për qëllime shitje. Sipas policisë shqiptare Ruben Saraiva mbërriti në Lezhë në muajin shkurt duke qëndruar në fshatin Karriq. Top Channel të hënën tregoi këtë video ku në një lokal në Shkodër shfaqet Ruben Saraiva.
Pas vrasjes në 19 Prill, ai u largua në drejtim të Greqisë, ku policia shqiptare po bashkëpunon me atë greke për ta kapur. Ai vijon të jetë në arrati./TCH
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Maj21:01
SPAK e burgosi pa faj si terrorist, tani drejtësia i vonon dëmshpërblimin
Legjislacioni shqiptar parashikon kompensim financiar për personat e burgosur me pa të drejtë. Por në aktualitetin e gjyqësorit n&eum...
AKTUALITET
2 Maj20:33
Zhdukja e “Koçoles” dhe "Mirit", Muhamet Rrumbullaku zhvillon takime në Sarandë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, menjëherë pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme, n...
AKTUALITET
2 Maj18:29
Goditi me çekiç fqinjin pas një sherri për një ballkon, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Fier!
Një debat mes fqinjësh për një ballok ka përfunduar në një konflikt fizik, ku njëri prej tyre të marrë &cced...
AKTUALITET
2 Maj16:00
"Do të të vras, do të të ha"/ Kërcënonte dhe dhunonte gruan, kush është i riu shqiptar i arrestuar në Itali? (EMRI)
ITALI- Për ta mbajtur atë larg gruas së tij dhe për të mos e keqtrajtuar, nuk mjaftoi as një urdhër mbrojtje pasi në q...
AKTUALITET
2 Maj14:59
Tronditet Shkodra! Vrasje me armë në lagjen "Skënderbeg", qiraxhiu i futet në shtëpi dhe ekzekuton 51-vjeçarin
SHKODËR- Petrit Vuksani u vra brenda shtëpisë së tij në lagjen 'Tom Kola' në Shkodër. I sapo kthyer nga Anglia, 51-vje&cced...
AKTUALITET
2 Maj12:34
Prokuroria dërgon për gjykim 15 call center dhe 13 administratorët/ Nuk deklaruan mbi 5.7 mln euro
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 15 call center dhe 13 administratoret, mes tyre 4 shqiptarë, pasi nuk kane deklaruar 5 milione ...
AKTUALITET
2 Maj12:34
‘Zgjedhje pa zgjidhje’: Tropoja voton mes dy kandidatëve që i ka provuar
Bashkia e Tropojës, një bastion historik i së djathtës, përballet me sfidat e zhvillimit të turizmit dhe emigracionin e lart&eum...
AKTUALITET
2 Maj12:21
Vrasja e Nikulajt, hetimet për motorin e gjetur pranë lumit Drin, dyshohet se nuk u përdor për krimin
Motori i gjetur pasditen e 27 prillit në Lumin Drin pranë fshatit Kakarriq të Lezhës, po verifikohet dhe ekzaminohet imtësisht, pasi ...
AKTUALITET
2 Maj09:35
Vrasja e Nikulajt/ Del video e portugezit në Shkodër, i “pakënaqur” me qeverinë
Vrasja e Ardian Nikulajt më 19 prill, në Shëngjin është zbardhur. Për këtë çështje janë lëshuar ...
AKTUALITET
2 Maj09:32
U arrestua për vjedhje në Tiranë e më pas përfundoi në koma, ky është 27-vjeçari (EMRI)
TIRANË- Ky është Jani Rustemaj, 27-vjeçari i cili ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë për jetën ...