AKTUALITET

Skemë mashtrimi me faturat e energjisë, 12 call center-a në Shqipëri e Itali, SPAK dhe autoritetet e vendit fqinj zbardhin detaje nga hetimi i përbashkët

M.B. Përditësimi i fundit 25 Qershor 2024, 14:59
Skemë mashtrimi me faturat e energjisë, 12 call center-a në
Foto ilustruese

TIRANA- Një skemë mashtrimi me faturat e energjisë elektrike është duke u hetuar nga Prokuroria e Milanos në bashkëpunim me SPAK. Bëhet me dije se SPAK ka kryer disa veprime hetimore për llogari të procedimit penal të autoriteteve italiane. Po ashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle në 35 objektiva nga të cilat 32 janë në Itali dhe 3 në Tiranë.

Aktivitetet kishin si objektiv dy selitë operative të kompanive energjetike të Padovës (së fundmi të sanksionuara nga Garanti i Privatësisë dhe nga Antitrust), 12 seli të call center-ave (nga të cilat 3 në Shqipëri) dhe 21 subjekte duke përfshirë administratorë, kontabilistë, konsulentë dhe punonjës të kompanisë energjitike dhe të call center-ave.

Ndër elementët e shfaqur gjatë hetimeve marrin rëndësi të veçantë ato të gjetura në selinë e një call center ku u gjetën kopje të kontratave të rreme që ishin objekt i ankesës dhe të regjistrimeve zanore përkatëse. Për më tepër, mësohet se u gjetën lista shumë të përditësuara të përdoruesve rezidencialë, të cilët do të kontaktoheshin për lidhjen e kontratave të energjisë elektrike dhe gazit, aq voluminoze (miliona të dhëna) saqë kërkojnë burime të konsiderueshme informatike për menaxhimin dhe konsultimin e tyre.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Milanos dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë pjesëmarrjen e Policisë Postare dhe Shërbimit të Sigurisë Kibernetike Milano, të Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Policor – Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri, së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit (B.K.H.), Departamentin e Policisë Kriminale – Drejtorinë e Hetimit dhe Krimit të Organizuar dhe të Njësisë së Krimeve Kibernetike të Policisë së Shtetit Shqiptar, kanë kryer sot me datë 25.06.2024, në Tiranë, veprime hetimore për llogari të një procedimi penal të autoriteteve italiane.

Nga hetimet e autoriteteve italiane është konstatuar se janë kryer një sërë mashtrimesh në kuadër të një organizate kriminale. Mashtrimet e kryera nga të dyshuarit kanë nisur nga telefonatat e panumërta (të bëra edhe herët në mëngjes apo në mbrëmje vonë) me të cilat janë mbledhur të dhënat e viktimave, të cilët ishin të bindur se po flisnin me punonjës të A.R.E.R.A. (Autoriteti Rregullator për Rrjetet e Energjisë dhe Mjedisit në Itali) ose me kompanitë e energjisë me të cilat kishin lidhur kontrata të rregullta furnizimi të energjisë elektrike dhe gazit. Këto informacione mblidheshin duke përdorur justifikime nga më të ndryshmet: ai i përdorur më shpesh i referohej punimeve fantazmë rrugore që ishin ndërprerë kabllot elektrike ose tubacionet e gazit dhe për shkak të të cilave ishte e nevojshme të aktivizohej përkohësisht një kontratë e re me një operator “dakordësuar”.

Kur nuk arrinin ta bindnin viktimën me arsyetime të tilla, të akuzuarit përdornin të dhënat e marra gjatë telefonatave për të aktivizuar sërish kontratën duke vendosur nënshkrime false në fund të dokumentit. Në raste të tjera, kur procedura e aktivizimit kërkonte regjistrimin zanor, atëherë përpunohej regjistrimi zanor i zërit të viktimës, i regjistruar gjatë telefonatës, me mjaft mjeshtëri me redaktues audio ose me aplikacione të inteligjencës artificiale në mënyrë që të dëgjohej shqiptimi nga përdoruesi i pavetëdijshëm, i të dhënave të nevojshme personale dhe “po”-të e ndryshme që duhet të jepte për përgjigjet e pyetjeve të operatorit përgjegjës për marrjen e pëlqimit.

Vetëm pas disa muajsh nisnin problemet e vërteta për viktimat, të cilët, fare të pavetëdijshëm që kishin nënshkruar kontratë me një kompani të re energjetike, u shkonin kërkesa pagese për faturat e papaguara. Në atë pikë fillonte kalvari i telefonatave të panumërta, me tone gjithnjë e më agresive dhe frikësuese, me të cilat personat përgjegjës për mbledhjen e borxheve kërkonin pagesën e shumës së papaguar.

Veprimtaria hetimore komplekse dhe e detajuar, e zhvilluar me ritme shumë të shpejta prej një viti e gjysmë, përfshinte analizimin e një sasie konsideruese të të dhënave elektronike dhe bankare, përveçse kryerjes së shërbimeve policore në territor, në Itali dhe Shqipëri, me qëllim marrjen e të gjitha provave të nevojshme.

Ndërsa hetimet merrnin formë, u arrit të identifikonin shumë viktima të tjera (rreth një mijë) të cilët ende nuk e kishin kuptuar se kishin rënë në grackën e organizatës kriminale. Shumë prej tyre kanë kontribuar në masë vendimtare për përfundimin e suksesshëm të hetimeve, duke bërë ankesë ose duke dhënë informacione të dobishme për rindërtimin e saktë të fakteve.

Kontrollet në vend dhe ato informatike të urdhëruara nga Prokuroria e Milanos dhe Prokuroria e Posaçme kishin të bënin me gjithsej 35 objektiva, nga të cilët 32 në Itali dhe 3 në Shqipëri, në qytetin e Tiranës. Në veçanti, aktivitetet kishin si objektiv dy selitë operative të kompanive energjetike të Padovës (së fundmi të sanksionuara nga Garanti i Privatësisë dhe nga Antitrust), 12 seli të call center-ave (nga të cilat 3 në Shqipëri) dhe 21 subjekte duke përfshirë administratorë, kontabilistë, konsulentë dhe punonjës të kompanisë energjitike dhe të call center-ave.

Ndër elementët e shfaqur gjatë hetimeve marrin rëndësi të veçantë ato të gjetura në selinë e një call center ku u gjetën kopje të kontratave të rreme që ishin objekt i ankesës dhe të regjistrimeve zanore përkatëse. Për më tepër, u gjetën lista shumë të përditësuara të përdoruesve rezidencialë, të cilët do të kontaktoheshin për lidhjen e kontratave të energjisë elektrike dhe gazit, aq voluminoze (miliona të dhëna) saqë kërkojnë burime të konsiderueshme informatike për menaxhimin dhe konsultimin e tyre.

Gjithashtu falë sekuestrimit të sistemeve kompjuterike, serverëve në distancë, hapësirave cloud dhe pajisjeve të specializuara teknologjike, operacioni i dha një goditje shumë të rëndë fenomenit të “telemarketingut të egër” që mundon miliona qytetarë çdo ditë, në mënyrë absolutisht tërthore dhe në kundërshtim të rregullave që synojnë mbrojtjen e konsumatorëve.

spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë