Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Komisioni i Ligjeve shpalli vakancën duke ftuar kandidatët që të shprehin interesin e tyre për një periudhë 20 ditore.
Argumentimi i dhënë nga kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, ishte se procesi i mëparshëm ka rënë pasi është legjislatura e re parlamentare dhe deputetëtëve që kanë firmosur mbështetjen e kandidatëve të mëparshëm.
Nënkryetari i komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, e kontestoi rihapjen e procesit duke fajësuar mazhorancën për situatën e krijuar, si një praktikë të përdorur dhe për institucione të tjera të pavarura.
“Ne kemi kandidatë që nuk iu nënshtruan kurrë votimit dhe parlamenti nuk e mbylli atë procedurë,” argumentoi ai, duke e cilësuar situatën të dëmshme “për praktikën parlamentare”.
Ai po ashtu kërkoi që procesi të ruante traditën e mëparshme politike që opozita të ishte propozuese e kandidatit.
Por, mazhoranca socialiste lajmëroi të hënën se ishte e gatshme ta zgjidhte e vetme avokatin e ri që do të zëvendësojë Erinda Ballancën, e cila qëndron në detyrë dhe pse i ka mbaruar mandati dhe ka qenë një propozim i opozitës.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha të hënën se duke qenë në kufinjtë e një shumice parlamentare prej 3/5-at, mazhoranca e tanishme do të bënte përpjekjet që deri për Krishtlindje të zgjidhte avokatin e ri.
Nga ana tjetër, ai bëri thirje për grupet parlamentare të opozitës që të ndërtonin një proces të përbashkët duke fajësuar pikërisht opozitën për dështimin e votimeve të mëparshme në Kuvend.
“Kësaj radhe nuk e kanë më të drejtën që ta mbajnë më peng 3 vjet zgjedhjen e Avokatit të Popullit,” apeloi Balla dhe shtoi se “tanimë nuk e kanë më as mbajtjen peng të këtij procesi, sepse nëse opozita nuk do dojë të bëhet pjesë, ne jemi detyruar që t’i japim Shqipërisë Avokatin e ri të Popullit”.
Për të votuar një emër duhet një shumicë prej 84 votash,një formulë që prej vitesh kishte imponuar një konsensus politik dhe i jepte opozitës të drejtën e propozimit të kandidatit.
Por, me fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit PS ka 83 mandate duke e bërë më të lehtë që të votojë e vetme për zgjedhjen e avokatit të ri.
Edhe pse gjatë 3 viteve ka pasur dhjetra kandidatë që janë vetëofruar për këtë detyrë dhe procedura ligjore ka shkuar deri në seancë plenare Kuvendi nuk ka mundur të zgjedhë një emër.
Në procesin e parë mazhoranca rrëzoi me votë në seancë plenare kandidatët e opozitës në procesin e parë, ndërsa në procesin e dytë kryetari i grupit socialist në atë kohë, Niko Peleshi, kërkoi shtyrjen e votimit deri në gjetjen e një konsensusi për emrin dhe asnjë prej kandidatëve të zyrtarizuar me mbështetjen e votave të deputetëve nuk u hodh në votim.
Sipas parashikimeve ligjore, vetëm kandidatët që marrin mbështetjen e 28 deputetëve do të kenë mundësinë të votohen në Kuvend dhe zgjidhet me 3/5 e të gjithë anëtarëve.
Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Kreu i këtij institucioni zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 5 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje. /Birn/
Nga Sandra Marschner, BLICK Ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Serbisë dhe Shqipërisë të shtunën në mbrëmje përf...
Nga Tom Kington, THE SUNDAY TIMES Gjashtë shqiptarët që mbërritën në portin e vogël norvegjez ishin të pajisur me ...
Efektivë të policisë rrugore kanë zbarkuar në terren pas trafikut prej disa kilometrash pranë Vorës. Njoftimi: Për shk...
Nga zona e Ali Demit deri në Vasil Shanto, Tiranë, një rrugë që normalisht përshkohet për 10-15 minuta, sot kërk...
11 persona janë të arrestuar nga operacioni i zhvilluar nën drejtimin e prokurorisë në Elbasan. Personave të arrestuar u jan&eum...
Avokates së Popullit, Erinda Balanca i ka mbaruar mandati në maj 2022, por ajo vazhdon punën duke pritur pasardhësin më shumë se...
Një situatë e rënduar trafiku është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin dytësor Vorë–Mamina...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 13 tetor vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtares...
Një denoncim është publikuar së fundmi në rrjete sociale në lidhje me skadencat e pijeve energjike në vendin tonë...
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e befasishëm në Elbasan, gjatë të cilit janë arrestuar disa persona...