Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

Në 28 shtator të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën ish ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke e marrë të pandehur për dosjen e privatizimit të ndërmarrjes shtetërore Buka.
Në aktakuzën e dorëzuar në gjykatë, SPAK argumentonte se ish ministri i Ekonomisë kishte shkelur ligjin me pasojë duke dëmtuar shtetin.
"Nga analizimi i dokumentacionit shkresor të administruar në dosjen hetimore dhe provave të mbledhura deri në këtë fazë, në përfundimin e tyre, provohet që në origjinë se Arben Ahmetaj, në rolin e ish ministrit të MZHETTS ka vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi ....... duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe të shtetasve," thuhet në aktakuzën e ngritur nga prokurori Elvin Gokaj.

Aktakuza, ku SPAK akuzon Ahmetajn per demtimin e interesave te shtetit
Paralelisht me aktakuzën, mediat u mbushën me lajme se me privatizimin e ndërmarrjes Buka, shtetit i ishin vjedhur 7 miliardë lekë, dhe sigurisht origjina e këtyre lajmeve nuk ishin gazetarët, por burimet brenda në SPAK.
Për gati tre vjet radhë, SPAK vijoi hetime intensive për dosjen Buka. Dhe ruajti të njëjtën vijë akuzë edhe në kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, në 30 qershor të këtij viti.

Kerkesa e dergimit per gjykim, 30 qershor 2025
Por një muaj më vonë, gjatë përballjeve në gjykatë me avokatët mbrojtës të Ahmetajt, prokurori Gokaj bëri një kthesë 180 gradë në akuzën kundër Ahmetajt. Zoti Gokaj deklaroi në gjykatë dy muaj më parë, se nuk ka pretenduar ndonjëherë që Ahmetaj ka dëmtuar interesat e shtetit.
"Në asnjë rast nuk kam pretenduar që i kanë ardhur dëm interesave të shtetit, por të shtetasve. Mund të jetë një lapsus. Edhe tek kërkesa për gjykim, përfundimi i hetimeve nga unë është hetuar për dëmin që i ka shkaktuar familjes Myderizi," deklaroi prokurori gjatë përballjes në gjykatë.

Deklarimet e prokurorit Gokaj ne Gjykate
Pra vjedhja e 7 miliard lekëve të shtetit u shndërrua në lapsus si pa gjë të keqe. Dhe për t'i shkuar çmendinës deri në fund, tani prokuroria kërkon dënim me burg për Ahmetajn, jo se ka dëmtuar shtetin, por sepse e ka favorizuar atë duke i dhënë më shumë aksione në ndërmarrjen Buka nga sa i takonin.
Nga të gjitha dosjet hetimore të Prokurorisë së Posaçme, ajo e privatizimit të ndërmarrjes Buka është më diskretituesja për këtë institucion. Së pari, kjo është një dosje thellësisht jo profesionale. Konsideroni vetëm diçka.
Shteti dhe pronarët e truallit zotëronin 50.7 për qind të aksioneve së bashku në ndërrmarjen Buka. Pjesa tjetër prej 49.7 për qind zotërohej nga privatë dhe ish punonjës.
Tani si u ndanë këto 50.7 për qind e aksioneve pas vlerësimit të ekspertit të pavarur që angazhoi ministria e Ekonomisë? Shteti mori 45.97 për qind, ndërsa pronarëve iu njoh 4.73 për qind e aksioneve. SPAK e akuzon Ahmetajn për shpërdorim detyre, pasi duhet t'i kishte ndarë aksionet 26.17 për qind për pronarët e truallit dhe 24.53 për qind për shtetin.
Vetëm dy llogari të shpejta. Në ndërmarrjen Buka shteti zotëronte 32 mijë metër katror truall, 16 ndërtesa me 10 mijë metër katrorë ndërtim si dhe të gjitha makineritë dhe pajisjet. Ndërsa pronarët e truallit zotëronin vetëm 8 mijë metër katror truall. Pra, sipas SPAK, pronarëve që kishin gjithsej 8 mijë metër truall iu takonte 26.17 për qind e aksioneve, ndërsa shtetit me 32 mije metër katrorë truall, 10 mijë metër katrorë ndërtim dhe të gjitha makineritë i takonte 24.53 për qind.
Por mungesa e profesionalizmit është problemi më i vogël i asaj dosje. Ky është një hetim, i cili ka dyshime shumë të forta për motive të tjera, përtej drejtësisë dhe të vërtetës.
SPAK ka hetuar plot tre vjet për ndërmarrjen buka. Por siç pranon dhe vet prokurori nuk ka gjetur dot lidhje, transaksione apo njohje mes biznesmenit Lirim Fezollari dhe Arben Ahmetajt. Në vend të kësaj, gjeti lidhje dhe njohje të Endri Duçkës dhe një Endri tjetër që tani thuhet se është arratisur. Dhe këtu SPAK ka bërë dhe një tjetër lapsus, teksa e cilëson Duçkën si sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Ekonomisë, ndërkohë që ai ka qenë drejtor i pronave në ministrinë e Financave, e cila në atë kohë drejtohej nga Shkëlqim Cani. Por SPAK-ut nuk i intereson Duçka.
Ndaj Duçka lëviz lirshëm nëpër Tiranë sepse, me sa duket, shënjestra ka qenë Ahmetaj. Dhe kur hetimet bëhen me shënjestra, drejtësia ka vdekur. Me paçavuren Buka, tashmë gjithkush ka të drejtën legjitime të dyshojë se në SPAK ka dhe axhenda, fijet e të cilave dirigjohen politikisht. Dhe ky është dëm shumë më i madh se sa mosdënimi i të korruptuarve./Kapitali/
Nesër, e dielë 21 shtator, do të mbahet në Tiranë një përkujtimore për aktivistin e ndjerë, Charlie Kirk. Kjo p&eum...
Personat që shihni në foto janë baba e bir që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik në aksin Shkodë...
Qëndrimi në liri pas dënimit me burg për përndjekjen e këngëtares Rozana Radi zgjati pak për një 28-...
Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik ku humbën jetën baba e bir këtë të shtunë në aksin Shkodër-Hani Hotit...
Gjykata e Dibrës ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka vend...
Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur këtë të shtunë në aksin Shkodër-Hani Hotit. Nga të dhënat e para m&e...
Një aksident rapotohet se ka ndodhur në aksin Shkodër-Hani Hotit. Nga kjo përplasje dyshohet se një person ka humbur jetën. Aksid...
Një 49 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në zonën e Thethit. Ngjarja ka ndodhur në shtegun që të çon për ...
Mediat paraguajane raportojnë për shkatërrimin e një klani shqiptar me ndikim të madh në trafikun e kokainës nga Amerika e Ju...
Dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, janë lënë prapa hekurave nga Gjykata e Dibrës, një ditë pas arrestim...