gezim cela
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim "baronin e drogës", Gëzim Çelën dhe bandën e tij. Të pandehurit, Arlind Ismajlukaj, Gëzim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, Armando Papa e Roland Guza të cilët akuzohen për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal.
Në njoftimin e SPAK thuhet se grupi i strukturuar kriminal nën drejtimin e Gëzim Çelaj e Arlind Ismajlukaj trafikonin në sasi të medha lëndë narkotike, të paktën në dy raste, në 31 Mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe në ngjarjen e datës 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.
Më tej në njoftimin e Prokurorisë thuhet se janë sekuestruar pasuri me vlerë qindra mijëra euro ku përfshihen pasuri të paluajtshme, automjete, mjete lundruese, etj.
NJOFTIMI I SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal Nr. 185/2023, kundër të pandehurve Arlind Ismajlukaj, Gëzim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, Armando Papa e Roland Guza, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/4 dhe 334 të Kodit Penal.
Gjatë hetimit të këtij procedimi, është provuar se të pandehurit si pjesë e grupit të strukturuar kriminal drejtuar nga Gëzim Çelaj e Arlind Ismajlukaj, kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të paktën në dy raste, në ngjarjen e datës 31 Mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe në ngjarjen e datës 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal, është arritur që për secilin prej të pandehurve të provohet jo vetëm përfshirja e tyre në aktivitetin kriminal, por edhe ndarja e roleve, duke përfshirë organizatorët e veprimtarisë, kultivuesit e lëndës narkotike, magazinuesit, prodhuesit, transportuesit, si dhe drejtuesit e mjeteve lundruese.
Paralelisht me procedimin penal, ndaj të pandehurve dhe personave të lidhur me ta, ka filluar procedimi pasuror bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar, me qëllim evidentimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale.
Në kuadër të procedimit pasuror, me dy vendime të mëparshme Nr. 27 datë 09.10.2023, dhe Nr. 13 datë 17.03.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:
Subjektin juridik XXXXX sh.p.k., i themeluar më datë 26.10.2022, me administratore dhe ortake të vetme të 100% të kuotave, shtetasen TH., me objekt aktiviteti Bar Restorant, me adresë Lezhë, Laç;
Pasuria e paluajtshme nr. 1759, Zona kadastrale 1673, objekti ku ushtron aktivitetin shoqëria e lartpërmendur;
3 Pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 400.000 Euro, në pronësi të shtetases M.TH.,
6 Automjete të markave të ndryshme;
Shuma monetare: 102.000 (njëqind e dy mijë) Euro, 500 (pesëqind) Paund Britanik, 50 (pesëdhjetë) Franga Zvicerane dhe afërsisht 7.000.000 (shtatë milion) Lekë, shtetasve A. I., G. Ç. dhe N. Ç.
Subjektin juridik XXXXX sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm me 100% të kuotave, shtetasin G.G., si dhe të gjitha asetet e saj, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë këtu edhe 10 automjete të markave të ndryshme.
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
1 Korrik11:47
Mediat ndërkombëtare për vdekjen e Kadaresë: Gjiganti i letërsisë shqipe me famë botërore u nda nga jeta, romanet e tij sfiduan diktaturën
ismail kadare
TIRANË- Mediat prestigjioze ndërkombëtare i kanë kushtuar artikuj ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të ma...
S.B
AKTUALITET
1 Korrik11:42
EMRI/ Ushtroi dhunë dhe tentoi të mbyste me litar ish-gruan, arrestohet në Greqi 33-vjeçari shqiptar (FOTO)
foto ilustruese
GREQI- Arrestohet një 33-vjeçar shqiptar në Greqi. Mësohet se 33-vjeçari Zhuljan Prenci, ka ushtruar dhun...
S.B
AKTUALITET
1 Korrik11:25
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 44-vjeçari në Cërrik, gjatë shoqërimit në polici dëmtoi derën e dhomës
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohen dy persona në Cërrik e Elbasan. Mësohet se A.T 44 vjeç dhe R.K 38 vjeç, kanë ush...
r.ll
AKTUALITET
1 Korrik10:58
I vihet flaka makinës së "Shqiponjave" në afërsi të Komisariatit të Lezhës, shoqërohet një person
makina
LEZHË- I është vënë flaka automjetit të një efektivi të "Shqiponjave" pranë Komisariatit të Lezh&e...
r.ll
AKTUALITET
1 Korrik10:54
Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, presidentja e Kosovës: Populli shqiptar është në zi, jetën dhe veprën ia kushtoi dashurisë ndaj gjakut të shqiptarëve
kadare dhe osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për humbjen e shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Ka...
r.ll
AKTUALITET
1 Korrik10:12
Zëri universal kundër totalitarizmit, Kadare i nominuar 15 herë për Nobel dhe i nderuar me çmime ndërkombëtare për letërsinë
ismail kadare
TIRANË- Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme në...
r.ll
AKTUALITET
1 Korrik09:17
I nominuar disa herë për çmimin Nobel/ Kush ishte shkrimtari i shquar Ismail Kadare, përfaqësuesi kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë (PROFIL)
ismail kadare
TIRANË- Një nga legjendat e letërsisë shqiptare i njohur botërisht, Ismail Kadare ka mbyllur sytë përgjith...
r.ll
AKTUALITET
1 Korrik09:06
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare, shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare
ismail kadare
TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare. Autori i librave ...
r.ll
AKTUALITET
1 Korrik08:01
Çfarë ndodhi gjatë natës në Kamëz? Shkrumbohen nga flakët pesë dyqane, nuk raportohen të lënduar
zjarri
KAMËZ- Një zjarr masiv ka shpërthyer në Kamëz në orët e para të ditës së sotme. Pesë dyqane ...
r.ll
AKTUALITET
1 Korrik08:00
Shqipëria po kap Europën për nivelin e çmimeve, por jo të jetesës
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për të arritur Europën për nivelin e të ardhura...