AKTUALITET

“SPAK ka prekur sistemin e kriminalizuar”/ Gazetarja: Rama nuk shpëton pa shkuar në Prokurori! Ja ku gabuan prokurorët

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 22:13
“SPAK ka prekur sistemin e kriminalizuar”/ Gazetarja: Rama nuk

Kryeministri Edi Rama nuk shpëton pa shkuar në SPAK në kuadër të hetimeve që po bëhen, duke iu referuar dy dosjeve të bujshme që treguan se si është kapur sistemi, AKSHI dhe “Balluku”.

Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala, teka komentoi zhvillimet e fundit të drejtësisë dhe politikës, në mënyrë të kryqëzuar.

“Kryeministri Rama, jam në besim të palëkundur, se brenda SPAK ka prokurorë që nuk i ka kontrolluar dhe s’i kontrollon dot. Për herë të parë unë mendoj se SPAK ka prekur sistemin, për ta goditur dhe kthyer në normalitet. Rasti i parë është ai i AKSHI-t, ku tregonte lidhjet e politikës me grupet kriminale dhe krimin e organizuar. Në këtë rast SPAK preku tamam sistemin dhe tregoi për qytetarët se kemi një shtet të kriminalizuar, ku tenderat paracaktohen, qytetarët dhe biznesmenët rrëmbehen, se Ergys Agasi është njeriu që urdhëronte këto, Policia ishte e lidhur me krimin e organizuar. Dhe rasti i dytë që është serioz, është ai i zonjës Balluku”, tha ajo në panelin e “News 24”.

Dhe më tej argumentoi se dikur mendohej se drejtësia kontrollohej nga qeveria dhe kryeministri Rama, por tani SPAK ka shkuar në thelb të sistemit, e deri tek paradhoma e kryeministrit Edi Rama.

Lala ndau mendimin se SPAK gaboi në procedurën që ndoqi për hetimin dhe masat ndaj Ballukut, pasi duhet të shkonte që në fillim me kërkesë në Parlament, por sqaroi se kjo situatë erdhi për shkak se provat e reja për 11 tendera të rinj dolën më vonë.

“Askush nuk e besonte se SPAK do shkonte te Balluku, sepse është i Ramës, Por ja që SPAK shkoi te Balluku. Por që SPAK e bëri një gabim e pranoj dhe unë, duhet të vinte që në fillim në Parlament me kërkesën për imunitetin. Pra grupi i prokurorëve të shkonte drejtpërdrejtë dhe jo me faza. Në fillim kanë pasur vetëm një procedurë prokuruese hetimore, Tuneli i Llogarisë kurse më pas edhe lotin e Unazës së Madhe. Këqyrja e celularit të Evis Berberit u gjetën të dhëna për 11 procedurat tenderuese, pra dolën prova të reja, ndaj edhe prokurorët thanë se erdhëm sepse vepra është përsëritëse, në disa raste, vlera me miliona euro etj., etj.”, deklaroi gazetarja.

Në fund, Lala shpjegoi se SPAK tani ka nxjerrë zbuluar kriminalizimin e sistemit, lidhjet e ngushta të krimit dhe politikës, kurse për kryeministrin Rama shtoi se do të ishte shumë shpejt subjekt i drejtësisë dhe nuk do shpëtonte.

“SPAK na tregoi se sistemi është i kriminalizuar, se tenderët vendosen me celularë, ndahen prokurimet dhe menjëherë sapo doli kjo në pah, pati një reagim arbitrar nga kryeministri Rama ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pse nuk është thirrur Rama? Unë mendoj se Rama nuk shpëton pa shkuar në SPAK dhe ky është qëndrim dhe nuk dua t’i shkoj më tej, por jam e bindur”, përfundoi gazetarja.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë