AKTUALITET

SPAK lexon provat shkresore, ndërhyjnë avokatët e Ndocit: Jeni bërë si telenovelat turke

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2026, 12:15

SPAK lexon provat shkresore, ndërhyjnë avokatët e Ndocit: Jeni

Nis seanca gjyqësore e Plumbit të Artë. Prokurorja Doloreza Musabelliu po lexon provat shkresore të dosjes.

“Nga kërkesëporositë kemi identifikuar kodet e “Sky” që disponoheshin nga Nuredin Dumani”, u shpreh prokurorja në tre raste.

SPAK lexoi procesverbalet e identifikimit të tre llogarive të “Sky” nga Dumani, si edhe të pandehurve Henrik Hoxhaj, si edhe Aldo Baho, Erjon Alibej, Armand Tragaj, Ardian Subashi ose Çollaku, Arjan Saliu (i cili është vrarë), Festim Qoli, ku rezultojnë episodet e ngjarjeve.

Në këto biseda flitet rreth vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, për planet për të vrarë Indrit Doklen, për të vrarë Emiliano Ramazanin. SPAK vendosi të lexojë procesverbalet për shkatërrimin me eksploziv të banesës së Talo Celës, vrasjen e Fatmira Dedjes. Mes procesverbaleve, SPAK lexoi edhe procesverbalet e tjera për ngjarje si ajo kundër Sanxhaktarit, dy vëllezërit Haxhia.

“Ju vendosim në dispozicion po ashtu procesverbale dhe provat shkresore mbi të gjitha faktet penale që nisin në faqen 174, duke nisur nga sigurimi i kushteve për të vrarë Elton Kilën dhe njëkohësisht bëjnë tentativën për të vrarë Nuredin Dumanin”. Aty përfshihen këqyrjet e vendngjarjes, si edhe procesverbalet e thënieve të bashkëpunëtorit.

Siç raporton Anila Hoxha, ndërhyn gjatë leximit të provave shkresore avokatja e Altin Ndocit, i arratisur: “Nuk ka përse të përdoren në këtë gjykim tha avokatja procesverbale të Sky ECC për disa persona që nuk janë në këtë gjykim, por që janë veçuar.

Ne kërkojmë nga kjo gjykatë që t’i kërkojë SPAK të na vendosë në dispozicion CD-të e ardhura nga autoritetet franceze, për parimin e zbulimit të së vërtetës.

I kërkojmë gjykatës t’i kërkojë prokurorisë nëse kanë evidentuar pin-kod apo çfarë lloj terminologjie që përdorin për Sky ECC të shtetasit Altin Ndoci, dhe për çdo fakt penal që ia ngarkon për vrasjen e Andi Zylyfit. Na vendosni në dispozicion ato pin-et, specifikisht CD-të, pra çfarë ka marrë prokuroria nga francezët. Me gjithë dëshirën e mirë për të besuar prokurorinë, ne kemi të drejtën që t’i verifikojmë dhe të ndjekim kontradiktoritetin, jo të sillen email-et me një shtet. Ne duam konkretisht provën.

“Ne disa herë kemi ngritur gjatë kësaj gjykate të dhënën që Altin Ndocit i është marrë kampion ADN në burg pikërisht për vrasjen e Zylyfit.

Prokuroria ka pasur një përgjigje mbi këtë akt-ekspertim, nuk e ka depozituar, refuzon ta depozitojë dhe ne e vlerësojmë këtë qëndrim të SPAK si tendencë.

Ia kam kërkuar konkretisht prokurorit Behar Dibra këtë ekspertim ADN të 2023 dhe ku jepet një përgjigje në favor të Altin Ndoci, ku thuhet se mbetjet biologjike nuk janë të Altin Ndoci. Edhe për shtetasin Arjan Spahiu (vrarë), prokurorja përmendi një procesverbal, ne kërkojmë të na vihet në dispozicion edhe ky pin, pavarësisht se Spahiu zyrtarisht nuk ka akuzë. Se nëse ai do të kishte qenë gjallë, do të kishte të njëjtat akuza si Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani”, shtoi avokatja.

Flet edhe avokati tjetër i Ndocit, Aldo Shkëmbi: E kam të paqartë, është arrestuar Nuredin Dumani, i penduari, a kanë përfunduar akt-ekspertimet e telefonëve të tij, pse nuk janë sjellë? Se jeni bërë si telenovelë turke, s’po marrim më vesh çfarë po ndodh. Jam duke folur për veprimet hetimore të kryera, unë kam të drejtë të kërkoj provat.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?