
Pastrimi i parave në ekonominë shqiptare po zhvendoset nga modelet sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe më të sofistikuara.
Në raportin vjetor për Kuvendin e Shqipërisë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) shprehet se, nga analiza e rasteve të hetuara mbi veprimtarinë e grupeve të strukturuara kriminale gjatë viteve të fundit, evidentohet një model i integruar i pastrimit të parave, i lidhur ngushtë me aktivitete kryesore kriminale nga të cilat kanë burimin këto të ardhura kriminale, si trafiku i narkotikëve, trafiku i armëve, emigrimi i paligjshëm, trafikimi i qenieve njerëzore dhe skemat mashtruese financiare.
Sipas SPAK, skemat e pastrimit karakterizohen nga diversifikimi i kanaleve te transferimit dhe maskimit të fondeve, duke përfshirë sisteme informale të transferimit të vlerave (Havala) përdorimin e kriptovalutave, qarkullimin intensiv të parasë në dorë (cash) dhe fragmentimin e transaksioneve për të shmangur raportimin financiar.
Në disa raste konstatohet përdorimi i rrjeteve ndërkombëtare me nyje operacionale në disa shtete, ku ndahen funksionet e gjenerimit të të ardhurave kriminale, transferimit të tyre dhe riintegrimit në ekonomi përmes ndërmjetësve dhe strukturave mbuluese.
Përdorimi i komunikimeve të enkriptuara dhe i ndërmjetësve të specializuar financiarë rrit nivelin e fshehtësisë dhe vështirëson gjurmimin e këtyre transaksioneve monetare.
Tipare të përsëritura në raste të ndryshme përfshijnë përdorimin e subjekteve tregtare formalisht të ligjshme, si mbulesë për qarkullimin dhe riciklimin e fondeve, ku janë përfshirë zyra të këmbimit valutor, shoqëri transfertash parash, agjenci udhëtimi, subjekte ndërtimi dhe tregtare, si dhe struktura financiare jobankare.
Këto aktivitete shërbejnë jo vetëm për depozitimin dhe shpërndarjen e shumave, por edhe për krijimin e dokumentacionit fiktiv.
Një karakteristikë e veçantë ishte shpërndarja e përfitimeve brenda rrjeteve; personat që realizojnë transferimin dhe transportin e parave zakonisht përfitonin nga 3 deri 10% të shumës së dërguar, me normë mesatare të zakonshme rreth 5%-6% të ndara mes koordinatorëve të vendit të origjinës dhe atyre në vendin pritës, ndërsa transportuesit fizikë marrin shpërblim më të ulët, rreth 1%-5% ose pagesë fikse për çdo dërgesë.
Faza përmbyllëse e pastrimit përfshin investime në pasuri të paluajtshme, biznese me qarkullim të lartë cash dhe aktivitete tregtare me kontroll të brendshëm të dobët, duke synuar integrimin e të ardhurave kriminale në ekonominë formale.
Në tërësi, sipas SPAK, rastet tregojnë kalimin nga modele sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe shumëanshme të pastrimit të parave, të mbështetura nga organizim i sofistikuar, bashkëpunim ndërkombëtar dhe instrumente financiare alternative./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
12 Mars12:33
VIDEO/ “Kemi ujë vetëm dy orë në ditë”, banorët: Ujësjellësi i ri nuk funksionon
Banorët e Fshatit të Ri, në Novoselë, pjesë e njësisë administrative Zharrëz, Bashkia Patos vuajnë për munge...
AKTUALITET
12 Mars11:58
Raporti i OKB-së nxjerr në pah keqtrajtimin e grave gjatë lindjes në Ballkanin Perëndimor
Një studim i ri nga UNFPA, agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues, i publikuar të enjten, ka gjetur se ...
AKTUALITET
12 Mars11:25
Shkodër/ Ishte arratisur nga burgu, 31-vjeçari arrestohet dhe rikthehet në qeli
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgo...
AKTUALITET
12 Mars11:18
Vetëm me autobusë, shqiptarët ndër banorët që përdorin më shumë transportin publik në Europë
Ndonëse shqiptarët i kanë shumë të kufizuara mjetet e transportit jo personale, duke pasur në dispozicion vetëm autobus&eum...
AKTUALITET
12 Mars10:56
Florjan Binaj ironizon gazin lotsjellës në protestë: Kam gjetur mjetin më efektiv për sytë dhe hundët!
Florjan Binaj ka ironizuar sot hedhjen e gazit lotsjellës në protestë, duke thënë se ka gjetur mjetin më efektiv për syt&eu...
AKTUALITET
12 Mars10:26
Protesta e opozitës para Parlamentit: Nënat me fëmijët e vegjël mes protestuesve!
Protesta e organizuar nga Partia Demokratike para parlamentit ka mbledhur qindra mbështetës të opozitës, ku mes protestuesve janë par...
AKTUALITET
12 Mars09:38
U arrestua si pjesë e grupit të Visit të Pojës, lirohet nga qelia Rando Aliu
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Rando A...
AKTUALITET
12 Mars09:16
Fuste me autobusë para të paligjshme në Shqipëri, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Rando Aliun
Gjykata e Posaçme ka ndryshuar ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie ndaj Rando Aliut, i cili ishte p...
AKTUALITET
12 Mars09:12
Mjegull e dendur në rrugën nacionale, vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve
Mjegulla e dendur ka përfshirë segmentin e rrugës nacionale Burrel–Skuraj, duke krijuar vështirësi të mëdha për ...