AKTUALITET

SPAK përfundon hetimet për bandën kriminale/ Dërgon për gjykim 11 të pandehur, mes tyre Talo Çela, Suel Çela dhe Ervis Martinaj

r.ll Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 11:36
SPAK përfundon hetimet për bandën kriminale/ Dërgon për
foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme 11 të pandehur, anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Suel Çela (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo Bitri, Festim Qoli, Agron (Kamber) Mehja, Abedin Mama, Aleks Çela, Florenc Çapia, Ervis Martinaj, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika akuzohen se kanë bashkëpunuar për kryerjen e një sërë veprash kriminale, atentate, tentativa vrasjeje, sigurim kushtesh për të kryer ekzekutime dhe vjedhje.

Suel Çela alias Marjus Lulaj akuzohet për kryerjen e veprës e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë ndaj shtetasit Lulzim Masha, më 18 janar 2022. Gjithashtu akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe atë të “Sigurimit të mjeteve dhe kushteve”, për të vrarë Kastriot (Elton) Kilen në Elbasan më 29 mars të 2022. 

Talo Çela akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, më 14 shtator të 2013 në Durrës. Po ashtu akuzohet për “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”, “Vrasje me paramendim”, (e mbetur në tentativë) ndaj Arben Islam Çetës dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Po ashtu akuzohet për vrasjen në rrethana cilësuese të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e Ardit Uruçit, më 13 dhjetor të 2019, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan. Ervis Martinaj akuzohet për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

NJOFTIMI I PROKURORISË: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet lidhur me procedimin penal nr.75/7 të vitit 2022 dhe paraqiti kërkesën për gjykim ndaj të pandehurve;

Suel Çela (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo Bitri, Festim Qoli, Agron (Kamber) Mehja, Abedin Mama, Aleks Çela, Florenc Çapia, Ervis Martinaj, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika – të cilët përmes bashkëveprimit në formën e veçantë të bashkëpunimit në ‘Grup të Strukturuar Kriminal’*, kryen veprat penale të rradhitura më poshtë :

I pandehuri Suel Çela (Marjus Lulaj) – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, e mbetur në tentativë ndaj shtetasit, Lulzim Masha, më datë 18.01.2022, rreth orës 09:40, në rrugën “Hiqmet Buzi”, pranë Liqenit Artificial (Tiranë) dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe atë të “Sigurimit të mjeteve dhe kushteve”, për të vrarë shtetasin, Kastriot (Elton) Kilen, më datë 29.03.2022, në Elbasan.

I pandehuri Talo Çela – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, më datë 14.09.2013, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, në garazhin e një pallati në Durrës dhe veprën penale të “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”, atë të “Vrasjes me paramendim”, (e mbetur në tentativë) të Arben Islam Çetës, më 14.11.2013, rreth orës 22:00, në shesh-parkimin e bar-restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) dhe veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Vrasjen në rrethana cilësuese të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e Ardit Uruçit, më datë 13.12.2019, në orën 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamit Haxhiu, më datë 11 Shkurt 2013, rreth orës 04:45, në lagjen popullore (Shijak);

Vjedhjen me armë të pasurisë së shtetasit, Xhemali Liçi, më datë 19.12.2012, në lagjen ‘Kala’, të qytetit të Elbasanit dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Lirak Bajraktari, më datë 22.02.2011 rreth orës 08:00, në Elbasan;
Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Skënder Rroshi, më datë 28.04.2011 në lagjen nr.4, Kavajë;

Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Astrit Ademi, më datë 31.05.2013, rreth orës 15:10, në fshatin Marikaj (Vorë);

Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamdi Sharka, më datë 04.2017, në fshatin Polizhan (Berat).

I pandehuri Eljo Bitri – I akuzuar për veprën penale “Shkatërrimin me eksploziv të pronës”, (katit të parë të një ndërtesë të banuar) së shtetasit, Mustafa Subashi, më datë 29.01.2020 rreth orës 20:45, në afërsi të disko Colombo (sektori Teuta), Durrës si dhe për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vrasjen në rrethana cilësuese të shtetasve; Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, më datë 02.03.2020, ora 19:00, në lagjen 14, Durrës dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vrasjen me paramendim të shtetasit, Emiljano Ramazani, më datë 20 Korrik 2020, në lagjen 28 Nëntori, Elbasan dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Dhunën e ushtruar ndaj shtetases, Blerta Bengasi, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2020, rreth orës 11:30, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.

Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamdi Sharka, më datë 04.2017 në fshatin Polizhan (Berat) si edhe “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan.

I pandehuri Festim Qoli – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, më datë 14.09.2013, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, në Durrës, në garazhin e një pallati dhe për veprën penale të “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

Vrasjen me paramendim të shtetasit, Elvis Dedaj, më datë 05.06.2012, në orën 17:58, në lagjen nr.13, Durrës, tek hyrja e Restorantit ‘Xhenova’ dhe atë të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,

Dhunën e ushtruar ndaj shtetases, Blerta Bengasi, më datë 30.01.2020 rreth orës 11:30, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.

“Shkatërrimin me eksploziv të pronës” së shtetasit, Mustafa Subashi më datë 29.01.2020, rreth orës 20:45, kati i parë i një ndërtese të banuar në afërsi të disko Colombo (sektori Teuta), Durrës dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

I pandehuri Agron (Kamber) Mehja – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” (e mbetur në tentativë) të shtetasit, Arben Islam Çeta, më 14.11.2013 rreth orës 22:00, në shesh- parkimin e bar restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) si dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

I pandehuri Abedin Mama – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit, Ardit Uruçi, më datë 13.12.2019, rreth orës 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

I pandehuri Aleks Çela – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” (e mbetur në tentativë) të shtetasit, Arben Islam Çeta, më 14.11.2013 rreth orës 22:00, në shesh-parkimin e bar restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

I pandehuri Florenc Çapia – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit, Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan.

I pandehuri Ervis Martinaj – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e shtetasit, Indrit Dokle, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

I pandehuri, Alket Xhixha – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

I pandehuri Elvin Merlika – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi penal vijon kryerja e hetimeve për të dokumentuar aktivitetin bashkëpunues të personave të tjerë të përfshirë në këto ngjarje kriminale dhe të tjerave të identifikuara kohët e fundit.

video

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone

Beteja e premtimeve për 'kapjen' e pensionistëve

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

A po na përgjojnë me 'DPI'

Arsimi sot!

Çështja Mcgonigal dhe lobimet okulte

Kush po e shkatërron Tiranën?

Rama mitingu në Kukës

Afera e 'Tigrave' dhe heshtja e zonjës Balluku

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 12

Paralajmërimi i Piranjave

Gënjeshtrat e kryeministrit për energjinë

Mbeturinat e shijakut 'infektojnë' Fushë-Krujën

Ndërtimet abuzive në velipojë

Gjuha vulgare e një kryeministri

Ti nuk je vetem nje vote!

Dherat dhe inertet 'pushtojnë' Tiranën

Performanca e Zegjinesë së Roskovecit

Homazh per Papa Franceskon nga Dom Mark Pashkja

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

Landfilli i paligjshëm i Shijakut

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania